Si të bëni gotat e bardha që të shkëlqejnë, vetëm me 4 përbërës

Shenjat e gishtërinjve, njollat e pluhurit apo shtresat opake të papastërtisë janë një skenar i njohur për shumë amvisa. Larja me dorë është metoda më efektive për pastrimin e gotave të qelqit.

Shenjat e gishtërinjve, njollat e pluhurit apo shtresat opake të papastërtisë janë një skenar i njohur për shumë amvisa. Larja me dorë është metoda më efektive për pastrimin e gotave të qelqit. Për këtë arsye keni me poshte dy truke të thjeshta për të pastruar gotat dhe t’i bëni të shndritshme si ditën e parë të blerjes.

Ujë, sheqer dhe uthull e bardhë: Mbushini gotat përgjysmë me ujë dhe shtoni nga një lugë gjelle me sheqer. Lëreni sheqerin të tretet dhe fërkojini me një sfungjer të butë të njomur me uthull. Pasi t’i keni larë mirë e mirë, shpëlajini me ujë të rrjedhshëm dhe fshijini me një peshqir të pastër. Njollat do të zhduken menjëherë.

Uthull molle dhe sodë buke: Fillimisht ngrohni uthullën në një tenxhere. Pasi të ketë krijuar bulëzat e para të vlimit, hiqeni nga zjarri dhe shtoni sodë buke. Vendosni gotat në tenxhere dhe lërini për disa minuta. Lajini me sfungjer ose copë najloni dhe në fund thajini me peshqir ose copë pambuku./tesheshi.com/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote