Si ta kuptoni sa të vjetra i keni gomat e makinës dhe sa mund të lëvizni me to

Me kalimin e kohës, gomat e makinës vjetërsohen varësisht nga kushtet e rrugës dhe lëvizjes. Gomat mund të qëndrojnë deri në 10 vite, por rekomandohet nga prodhuesit qe ato të ndërrohen çdo 5 vite, ose ne bazë të kilometrave që ecim.

Me kalimin e kohës, gomat e makinës vjetërsohen varësisht nga kushtet e rrugës dhe lëvizjes. Gomat mund të qëndrojnë deri në 10 vite, por rekomandohet nga prodhuesit qe ato të ndërrohen çdo 5 vite, ose ne bazë të kilometrave që ecim.

Por a e dini datën e prodhimit të gomave? Pasi në vendin tonë është një dukuri mjaftë e përhapur blerja e gomave te vjetra, është mirë ta dimë se kur janë prodhuar ato goma.

Në fotot më poshtë mund t’i shihni disa shembuj, ku shihet një kod 4 shifror që na tregon bazën javore dhe vitin e prodhimit të asaj gome.

Po e marrim një shembull me kodin 1707, ku numri 17 tregon që është prodhuar në javën e 17 të vitit dhe 07 nënkupton vitin 2007, e kështu me radhë.

Por gomat kane edhe një karakteristikë tjetër, ku në bazë të një shifre/kodi, na tregojnë shpejtësinë e lejuar me ato goma. Nëse ajo shpejtësi tejkalohet, atëherë fillon dridhja e timonit, prishja e gomës dhe shumë gjëra të tjera. Më poshtë janë disa nga kodet që duhet ti dini:

J – 100 km/h, K – 110 km/h, L – 120 km/h, M – 130 km/h, N-140 km/h, P- 150 km/h, Q-160 km/h, R – 170 km/h, S – 180 km/h, T – 190 km/h, U – 200 km/h, H- 210 km/h, V/Z – deri 240 km/h, W – 270 km/h

Një shembull se ku mund ta lexoni kodin për shpejtësinë e lejuar, në këtë rast shkronja V ( lokacioni i këtij kodi varet nga prodhuesi i gomës, që do të thotë se kodi nuk është në të njëjtin vend për të gjitha, duhet ta gjeni me kujdes)./tesheshi.com/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote