“Jam razi me Resulull-llahun tim!”…

“Thotë Ibn Hishami…, nga Ebu Said El-Khudriu: Kur Resulull-llahu (a.s) u shpërndau Kurejshëve dhe fiseve arabe, aq sa u shpërndau nga plaçkat e betejës së Hunejnit, ndërkohë që ensarëve nuk u dha asgjë prej tyre, disa nga banorët e lagjeve ensarite u ngushtuan disi në vetvete.

“Thotë Ibn Hishami…, nga Ebu Said El-Khudriu: Kur Resulull-llahu (a.s) u shpërndau Kurejshëve dhe fiseve arabe, aq sa u shpërndau nga plaçkat e betejës së Hunejnit, ndërkohë që ensarëve nuk u dha asgjë prej tyre, disa nga banorët e lagjeve ensarite u ngushtuan disi në vetvete. Disa prej tyre e shprehën këtë me fjalë jo të mira, derisa, dikush prej tyre tha: Resulull-llahu (a.s) i dha popullit të vet!

Pas kësaj, sahabiu Sa’d ibni Ubade (r.a) shkoi tek Resulull-llahu (a.s) dhe i tha: Ja Resulall-llah, kjo lagje ensarite janë ngushtur disi prej teje, për shkak të veprimit tënd me plaçkën e betejës. I dhe popullit tënd dhe fiseve arabe dhe nuk u dhe atyre asgjë!

Ia ktheu (a.s): Po ti, o Sa’d, ku qëndron në tërë këtë mes?

Sa’di tha: Ja Resulall-llah, unë jam pjesë e popullit tim!

Tha (a.s): M’i mblidh popullin tënd në këtë stan!

Aty erdhën edhe disa muhaxhirë, që i lejoi, ndërsa disa të tjerë i ktheu pas.

Ndërkohë, kur u tubuan banorët e lagjes ensarite, Sa’di (r.a) e lajmëroi të Dërguarin (a.s)…

Resulull-llahu (a.s) doli në mes tyre, e falënderoi All-llahun dhe e lartësoi me emrat e Tij të merituar, pastaj tha: O ensarë, çfarë janë disa fjalë jo të mira prej jush dhe një kritikë që e patë të përshtatshme për mua në vetet tuaja?A nuk ju gjeta të devijuar, All-llahu ju udhëzoi me mua! Ju gjeta të varfër, All-llahu ju pasuroi me mua! Ju gjeta të armiqësuar, All-llahu jua ngrohu zemrat me mua!

Thanë: Pa dyshim, All-llahu dhe i Dërguari i Tij janë bekim e mirësi për ne!

Tha (a.s): A nuk më përgjigjeni, o ensarë?

Thanë: Çfarë të përgjigjemi, ja Resulall-llah? All-llahu dhe i Dërguari i Tij janë bekim e mirësi për ne!

Tha (a.s): Pasha All-llahun, po të doni, mund ta thoni, të vërtetën do ta thoni dhe do të miratoheni për të: Na erdhe i përgënjeshtruar, ne të vërtetuam (në thirrjen tënde)! I poshtëruar, ne të përkrahëm! I dëbuar, ne të strehuam! I varfër, ne të dhamë e të bëmë njërin prej nesh!

A u mërzitët, o ensarë, për pak begati të kësaj bote, me të cilën ngroha zemrat e një populli që të bëhen muslimanë, ndërsa juve ju lashë në begatinë e Islamit tuaj!

A nuk jeni razi, o ensarë, që njerëzit të shkojnë me dhentë dhe bagëtitë e tyre, ndërsa ju të ktheheni me Resulull-llahun në shtëpitë tuaja?

Pasha Atë, që e ka shpirtin e Muhammedit në dorën e Tij, sikur të mos ishte Hixhreti, do të isha një njeri nga mesi i ensarëve! Dhe, nëse njerëzit do të ndiqnin një shteg, unë do të ndiqja shtegun e ensarëve! All-llahumme mëshiroji ensarët, edhe bijtë e ensarëve, edhe bijtë e bijve të ensarëve!

Njerëzit nisën të qanin, aq sa u lagën mjekrat e tyre dhe thanë: Jemi razi me Resulull-llahun tonë!

Pastaj Resulull-llahu u largua dhe njerëzit u shpërndanë!”

Ka shumë nevojë njeriu, që në momente vendimtare të jetës së tij të thërrasë me të madhe; aq sa të dëgjojë zemra dhe mendja, ndërgjegjja dhe vetëdija, njeriu dhe kafsha, guri dhe druri, të afërmit dhe të largëtit, dashamirët dhe jo: “Jam razi me Resulull-llahun tim!”

Pas kësaj, nuk vlen më asgjë, sikurse nuk hyn më në sy asgjë!

Imam Muhamed B. Sytari

Medina e Ndriçuar, më 6 mars 2017.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote