Koci: Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve

Azem Deliu, poet nga Drenica, është sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook. E lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Azem Deliu, poet nga Drenica, është sulmuar fizikisht nga një person, pas një shkrimi që ka bërë në profilin e tij në Facebook. E lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati Arianit Koci.

Ai përmes një postimi në rrjetin social â??Facebookâ??, ka shkruar se të sulmosh dikë për të mbrojtur profetin Muhamed ose për të ngulfatur një debat që u zhvillua ndërmjet poetit dhe hoxhës do të thotë të luftosh pikërisht ato vlera të cilat Kurâ??ani dhe vet profeti Muhamed kanë urdhëruar të mbrohen me çdo kusht.

Sipas Kocit, Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

Ky është postimi i plotë i Kocit:

Loja me ndjenjat fetare!

Të sulmosh dikë për të mbrojtur profetin Muhamed ose për të ngulfatur një debat që u zhvillua ndërmjet poetit dhe hoxhës do të thotë të luftosh pikërisht ato vlera të cilat Kurâ??ani dhe vet profeti Muhamed (a.s.) kanë urdhëruar të mbrohen me çdo kusht.

Kurani për kulturën e debatit thotë: â??Ti thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) në mënyrën më të mirëâ??. Kaptina Bleta, shenja 125

Pra, polemizim i shoqëruar me mirësjellje, e jo dhunë!

Jam kundër sulmeve fizike, me tërë qenien time!

Megjithatë, edhe përkundër faktit që liria e shprehjes është e shenjtë dhe e pacenueshme, kam aq shumë respekt për besimet fetare saqë, nuk kisha komentuar kurrë në atë formë që i kishte lënduar ndjenjat fetare të kujtdo qoftë.

�do qytetar duhet të dijë që edhe liria e shprehjes ka kufi. Askush nuk mund të thirret në lirinë e shprehjes nëse me ushtrimin e kësaj lirie dëmton thellë ndjenjat sensitive të tjetrit.

Profeti Muhamed është figurë e çmuar e historisë andaj ai nuk meriton të jetë objekt i shpifjeve, fyerjeve apo debateve emocionale dhe jokonstruktive.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote