Media e Steve Banon, intervistë shokuese: Ekstremistët e ‘ushtrisë së Soros’ uzurpojnë Maqedoninë

Media amerikane ‘Breitbart Daily News’ që zotërohet nga biznesmeni dhe këshilltari i Presidentit Trump, Steve Banon, ka bërë një intervistë me një aktivist maqedonas, i cili akuzon fondacionet e George Soros se po ndikojnë në politikën e Maqedonisë.
Ja çfarë shkruan Breitbart Daily News:

Media amerikane ‘Breitbart Daily News’ që zotërohet nga biznesmeni dhe këshilltari i Presidentit Trump, Steve Banon, ka bërë një intervistë me një aktivist maqedonas, i cili akuzon fondacionet e George Soros se po ndikojnë në politikën e Maqedonisë.

Ja çfarë shkruan Breitbart Daily News:

Cvetin Chilimanov, zv/Presidenti i “Ndal Operacionit të Soros”, ka dhënë një intervistë sot nga Maqedonia për Breitbart Daily News për të diskutuar për ndikimin në politikat e Maqedonisë të miliarderit amerikan George Soros.

“Për fat të keq, ajo që na priste pasi u shkëputëm nga Jugosllavia, ishte fakti që e majta u ribashkua me ndihmën e Soros. Baza e tij kryesore është në Hungari. Ai është aktiv në Ukrainë tani, në Poloni. Soros ka organizuar protesta në të gjithë Ballkanin, nga Sllovenia, Kroacia, Serbia”, thotë Chilimanov.

Cvetin Chilimanov shprehet se maqedonasit janë një shtet konservator. “Ne kemi miratuar disa politika amerikane të stilit konservator në ekonomi, të tilla si një normë e ulët e taksës së sheshtë prej 10%, lehtësimin e ligjeve të punës.

Votuesit zakonisht votojnë për partinë konservatore dhe i japin mandatin për të qeverisur vendin. Por ky është vendi ku Soros përpiqet të ndihmojë ish-partinë komuniste, tani Partinë Social-Demokrate që të marrë pushtetin”, thotë ai.

Sa i përket disa aktivistëve të rinj që dolën në rrugët e Maqedonisë të veshur me bluza të miliarderit George Soros,

Chilimanov thotë: “Këta janë aktivistë të ish-partisë komuniste që janë lidhur me fondacionin Soros. Është partia e vjetër komuniste dhe dhjetra OJQ të financuara nga George Soros me rreth 5 milionë Dollarë në vit. Kjo shumë shkon në mbi 5 milionë po t’i shtojmë edhe disa fondeve që vijnë nga SHBA përmes USAID”. /syri.net/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote