Publikohen pamjet e tmerrshme/ Politikani indian ekzekutohet në mënyrën më barbare të mundshme

Ish-drejtuesi i Kongresit në komunën e Bhiëandi-Nizmapur në Mumbai, Indi, Manoj Mhatre, është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në parkingun e shtëpisë së tij.

Ish-drejtuesi i Kongresit në komunën e Bhiëandi-Nizmapur në Mumbai, Indi, Manoj Mhatre, është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në parkingun e shtëpisë së tij.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur disa perona të paidentifikuar i afrohen tinëzisht pas shpine politikanit indian derisa po futej në veturë, dhe e qëllojnë disa herë me armë zjarri.

Por sikur kjo të mos u mjaftonte, ata më pas fillojnë ta godasin me shkopinj të drurit dhe me shpata të mprehta duke e masakruar në parkingun e shtëpisë.

Ndërkaq policia ka bërë të ditur se persona që e kishin sulmuar kishin vënë maska në kokë dhe kjo paksa po u vështirëson atyre punën në kapjen e autorëve të kësaj vepre makabre.

Vdekja e Mhatres është konfirmuar në spital, pasi ishte dërguar me urgjencë nga familjarët./syri.net/



komente

Scroll To Top


Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit



Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit

Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit