Përse karriera fillon pas moshës 50-vjeçare?

“Jeta fillon te të 66-at” këndonte për daljen në pension Udo Jürgens në këngën e tij të njohur të viteve 1970. Ndërsa atij do t’i duhej ta rriste moshën edhe me disa vite tashmë, titulli i këngës duket ende i rëndësishëm.

“Jeta fillon te të 66-at” këndonte për daljen në pension Udo Jürgens në këngën e tij të njohur të viteve 1970. Ndërsa atij do t’i duhej ta rriste moshën edhe me disa vite tashmë, titulli i këngës duket ende i rëndësishëm.

Shumë ekonomi të zhvilluara po përballen me një piramidë të përmbysur moshe: njerëzit po jetojnë më gjatë dhe numri i të moshuarve po rritet duke i tejkaluar brezat e rinj. Si rezultat, moshat e pensionit po rriten. Mosha 50-vjeçare dikur ishte një pikë e ëndësishme që shënonte perëndimin e jetës së punës. Tani, ajo është më shumë si një gjysmë-udhe.

Një pjesë gjithnjë e në rritje e shoqërisë po vazhdon të punojë për shumë vite pas kalimit të gjysmë shekulli jetë. Në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, rritjet më të mëdha në punësimin e përgjithshëm janë mes njerëzve të moshës 65 vjeç dhe lart.

Duke luftuar me talentin

Sipas zyrës britanike të shkencës, më shumë se 12 milionë njerëz do të lënë vendet e punës për të dalë në pension nga viti 2012 deri në 2022, por vetëm 7 milionë do të fillojnë punë. Me normat e lindjeve që po mbeten të ulëta, talenti po tkurret kudo në glob.

Sipas një studimi nga ManpoëerGroup, 40% e punëdhënësve në shkallë globale po përballen me mungesë të talentit dhe më shumë se gjysma po kërkojnë të trajnojnë dhe zhvillojnë kandidatët si një zgjidhje për të mbushur vendet bosh.

Punëdhënësit në rajonin Paqësor-Aziatik kanë probleme më të mëdha me rekrutimin. Në Japoni, 86% e kompanive po hasin vështirësi të mbushin pozicionet e punës. Mund të jetë rastësore, por Japonia është gjithashtu vendi me jetëgjatësinë më të lartë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Shtrirja e rezervave të talentit

Një qasje është të merren në punë njerëz me shumë eksperiencë, siç kanë kuptuar disa kompani në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po zhvillojnë vazhdimisht stafin më të vjetër për të mbuluar hendeqet në aftësi, siç raporton The Guardian. Si rezultat, punëtorët priren të vazhdojnë të punojnë edhe shumë kohë pas datës zyrtare të daljes në pension.

Për disa, është një mundësi për të kaluar në role me më shumë përgjegjësi. Siç raporton Ëall Street Journal, më pak njerëz në moshë po bëjnë punë me të ardhura të ulëta si shofer autobusi apo pastrimi.

Me një standard të ngjashëm të arsimit si brezat e rinj, këta të lindur pas luftës së dytë botërore kanë avantazhin e eksperiencës dhe kjo po i sjell atyre vende pune pavarësisht moshës, sipas kërkimeve të kryera në SHBA.

Për më tepër, njerëzit mbi moshën 50-vjeçare tani i gëzohen pagesave më të mira, përfitime të punës dhe kushte pune më të mira sesa brezat e mëparshëm të punëtorëve të moshuar. Ata nuk shihen më si krah i lirë pune.

Ndërsa mund të ketë paragjykim profesional përkundrejt njerëzve më të moshuar, studimet akademike tregojnë se nuk ka lidhje mes moshës dhe performancës në punë. Në vend që të shihen si harraqë, të ngadaltë dhe jo të kapshëm, cilësime që qarkullojnë edhe vetë mes personave në moshë, njerëzit e moshës së madhe po krijojnë reputacion si të besueshëm dhe produktivë.

Nisma të argjendta

Fakti që 50 është ende fillimi i karrierës personale të dikujt gjithashtu reflektohet në një rritje të sipërmarrësve më të vjetër. Hapja e një biznesi të ri është bërë virtualisht sinonim i të rinjve të zgjuar që fillojnë biznes menjëherë pas universitetit. Megjithatë, në vitin 2015, rreth një e katërta e sipërmarrësve që hapën një biznes të ri në SHBA ishin të moshës nga 55 deri në 64 vjeç; rreth 10% më shumë se në 1996.

Këta janë njerëz si Ëilliam Agush. Në vitin 2012, pasi punoi në sektorin e teknologjisë për mbi 30 vjet, atij iu tha se sipërmarrja ku ai punonte nuk kishte më nevojë për shërbimin e tij. Kështu, në fund të moshës 50-vjeçare, ai vendosi të hapë biznesin e tij, duke mbledhur më shumë se 2 milionë dollarë financim kapitali.

Për shkak të ndryshimit demografik të përbërjes së ekonomive të zhvilluara, ne mund të fillojmë të shohin shfaqjen e një forme të re të daljes në pension: një pension që fillon më vonë, që ka më pak jetë në amulli dhe që nuk paralajmëron fundin e jetës. Megjithatë, bizneset dhe politikëbërësit do të duhet të përshtatin kornizat e punësimit në mënyrë më proaktive që të marrin përfitimet e këtij trendi.

komente

Scroll To Top

Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit



Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit

Bashkim Bajraktari - Ti shtojmë punët e mira në peshoren e ditës së gjykimit