Jepet alarmi, kurrë mos iu përgjigjni këtyre numra telefoni

Kini kujdes! Ka telefonata të cilat është më mirë t’i refuzosh, pasi rrezikon të të vjedhin të dhënat bankare.
Mjafton të thuash “Alo” dhe dikush në anën tjetër të botës mund të rrëmbejë lehtësisht t&euml

Kini kujdes! Ka telefonata të cilat është më mirë t’i refuzosh, pasi rrezikon të të vjedhin të dhënat bankare.

Mjafton të thuash “Alo” dhe dikush në anën tjetër të botës mund të rrëmbejë lehtësisht të dhënat personale të ruajtura në smartphone-in tuaj, madje duke rrezikuar kështu edhe aksesin në llogaritë e bankës, për të cilat mjaftojnë vetëm pak sekonda.

Si mund të ruhemi nga kjo gjë?

Fillimisht mos iu përgjigjni çdo numri që shihni në telefon. Kjo është thirrja që bën Giovanni D’Agata nga Zyra e të Drejtave, i cili na vjen në ndihmë duke dhënë disa numra të cilëve nuk u duhet përgjigjur asnjëherë, si në rastin e telefonatave, ashtu edhe të mesazheve.

+375602605281; +37127913091; +37178565072; +56322553736; +37052529259; +255901130460; janë numrat e rrezikshëm, si dhe çdo numër tjetër që nis me +375, +371, +381, +255.

“Në rast se përgjigjeni duhet ta mbyllni telefonin menjëherë dhe nuk duhet që të ritelefononi”, – shprehet Giovanni D’Agata.

Zakonisht, shtetet nga të cilat vijnë këto telefonata janë Bjellorusia, Letonia, Serbia, Lituania, Tanzania etj.

Shënim i rëndësishëm: Mos shkruani në tastierën e telefonit ‘#90’ ose ‘#09’ nëse ju kërkohet nga ndonjë telefonues. Edhe ky është një rast mashtrimi për të aksesuar në kartën SIM. /Blitz.al/



komente

Scroll To Top

Muhamed Asllani - Sëmundjet që i pengojnë besimit



Muhamed Asllani - Sëmundjet që i pengojnë besimit

Muhamed Asllani - Sëmundjet që i pengojnë besimit