Dobitë që ka adhurimi në jetën e besimtarit

Në Kuran përmenden ajete të shumta që flasin rreth dobive dhe gjurmëve që lë adhurimi në jetën e njeriut, dhe se devotshmëria dhe punët e mira janë shkak për kënaqësinë e tij në të dy botët.

Në Kuran përmenden ajete të shumta që flasin rreth dobive dhe gjurmëve që lë adhurimi në jetën e njeriut, dhe se devotshmëria dhe punët e mira janë shkak për kënaqësinë e tij në të dy botët.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Sikur banorët e këtyre qyteteve të besonin dhe të ruheshin nga gjynahet, Ne do t’u jepnim atyre begati dhe bereqete nga qielli e Toka…”

Ky ajet, flet për dobitë që përfiton besimtari në jetën e kësaj bote, ku Allahu i premton begati të madhe, ndërsa adhurimi që duhet të kryejë njeriu për të fituar këto shpërblime, është të besojë në Allahun dhe të largohet nga gjynahet.

Ndërsa, përsa i përket shpërblimit në botën tjetër, për besimtarët dhe të devotshmit, Allahu do t’ua falë gjynahet. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kijeni frikë Allahun dhe thoni fjalë të drejta. Nëse e bëni këtë, (Ai) jua përmirëson punët tuaja dhe jua fal gjynahet. Kush e respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka fituar me një fitore të madhe.”

Pra, nëse njeriu e adhuron Allahun, duke pasur frikë dhe nëse thotë gjithmonë të vërtetën dhe tregohet I drejtë, Allahu I Madhëruar do ta shpërblejë këtë njeri, duke ia përmirësuar punët në këtë botë dhe duke ia falur gjynahet.

Prej dobive të adhurimit është se Allahu u gjen besimtarëve rrugëzgjidhje në momente të vështira dhe i furnizon ata andej nga nuk e presin. Thotë Zoti i Lartësuar: “Kush i frikësohet Allahut, Ai do t’i japë rrugëdalje dhe do ta furnizojë andej nga nuk e pret.”

Ky ajet na tregon se besimi, devotshmëria dhe frika ndaj Allahut (pra kryerja e këtyre adhurimeve), duke i praktikuar urdhërat e Tij dhe duke u larguar besimtari nga ndalesat e Tij, kanë si rezultat zgjidhjen e vështirësive në momente të vështira dhe furnizimin që i bën Allahu robit të Tij, andej nga ai nuk e pret.

Po ashtu, prej dobive të adhurimit është edhe ajo që përmend Allahu në Kuran, duke përmendur fjalën e Profetit Nuh drejtuar popullit të tij: “Dhe u kam thënë atyre, kërkoni falje nga Zoti juaj, se vërtetë Ai është që fal shumë. Nëse e bëni këtë, Ai do t’ua lëshojë për ju shiun me bollëk, do t’ju furnizojë me pasuri e fëmijë dhe do t’ju japë juve kopshte dhe lumenj.”

Këto gjëra që janë përmendur në këtë ajet, furnizimi me pasuri e fëmijë dhe kopshte e lumenj janë si rezultat i adhurimit që është përmendur në këtë ajet dhe ai është istigfari, kërkimi i faljes nga Allahu.

Besimi dhe punët e mira, pra, adhurimet, janë shkak që njeriut të kalojë jetë të këndshme dhe të lumtur në këtë botë, kurse në botën tjetër të arrijë shpërblim të madh.

Thotë Allahu i Madhëruar: “Kush punon një punë të mirë, qoftë burrë apo grua, duke qenë besimtarë, atij do t’i mundësojmë të kalojë jetë të këndshme në këtë botë, kurse në botën tjetër do të shpërblehen sipas punëve më të mira që kanë punuar.”

Shejkhu i nderuar: Abdulmuhsin El-Abad El-Bedr (Allahu e ruajttë!)

komente

Scroll To Top


Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit



Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit

Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit