Shqipëri, #Ndakafshatën shpërndan veshmbathje për 200 fëmijë dhe gra

Në qytetin e Kavajës, në Shqipëri, Nisma e njohur e bamirësisë #Ndakafshatën ka arritur ditën e sotme të shpërndajë xhupa, pantallona dhe këpucë të reja për plot 200 fëmijë.

Në qytetin e Kavajës, në Shqipëri, Nisma e njohur e bamirësisë #Ndakafshatën ka arritur ditën e sotme të shpërndajë xhupa, pantallona dhe këpucë të reja për plot 200 fëmijë.

Të arrdhur nga kategoritë në nevojë fëmijët përfitues ishin jetimë, të varfër dhe fëmijë të tjerë të cilët në ditën e sotme gëzuan veshjet e tyre të reja.

Stafi i #Ndakafshatës përgjatë gjithë këtyre ditëve të ftohta është angazuar në mbledhjen e kontributeve dhe shpërndarjen e tyre tek fëmijët dhe familjet në nevojë.

Shpërndarjen e ndihmave për femijët e varfër e ka bërë të njohur Iniciatori dhe themeluesi i #Ndakafshatën, anëtari i Këshillit të Bashkisë Kavajë z. Sulejman Rustemi.

Me anë të një statusi në facebook, Rustemi, njofton se për fëmijët jetimë dhe të varfër, nisma e bamirësisë falë këmbënguljes së saj por edhe kontributeve të mbledhura, ka bërë të mundur ndihmesën e 200 fëmijëve në këtë qytet. Gjithashtu Nisma #Ndakafshatën ka shpërndarë edhe 30 pallto për gratë në nevojë në këtë qytet.

Ai shkruan se thirrjes së disa ditëve më parë për të boshatisur dollapet tanë nga veshjet që nuk i përdorim më dhe t’i ndihmojmë të varfërit i janë përgjigjur shumë dashamirës dhe njerëz bujarë .

Z. Sulejman Rustemi e përmbyll statusin e tij me lutjen “Zoti i shpërbleftë donatorët që dhanë nga pasuria e tyre që sot të gëzohen 200 fëmijë dhe 30 femra nga Kavaja”, ndërsa fton të tjerë donatorë ti bashkohen kësaj nisme humane për të gëzuar të tjerë nevojtarë.

Statusi i plotë i z. Sulejman Rustemi

“200 FËMIJË NGA KAVAJA PAJISEN ME XHUPA, PANTALLONA DHE KËPUCË

Sot pasdite 200 fëmijë prej jetimëve, atyre në nevojë dhe të tjerë iu dhurua xhupa, pantallona dhe këpucë të reja si rrjedhojë e thirrjes së bërë nga ana e nismës #NdaKafshaten. Po ashtu pjesë e kësaj shpërndarjeje ishin edhe 30 pallto dimërore të përzgjedhura nga stafi ynë.

Në ditët e shkuara kemi bërë thirrje publike për të seliksionuar veshmbathjet e tepërta në dollapët tanë por falë Zotir janë mbledhur dhe shpërndarë veshmbathje të përdorura që vijnë në adresë të nismës sonë #NdaKafshaten.

Miq të nderuar!

Zoti i shpërbleftë donatorët që dhanë nga pasuria e tyre që sot të gëzohen 200 fëmijë dhe 30 femra nga Kavaja. Amin!

Ju mirëpresim”

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote