Agjentja sekrete: Më mirë burg sesa të ‘ha një plumb’ për Donald Trump

Një agjente e lartë e Shërbimeve Sekrete amerikane ka deklaruar se nuk do “hante” kurrë një plumb për Donald Trump.

Një agjente e lartë e Shërbimeve Sekrete amerikane ka deklaruar se nuk do “hante” kurrë një plumb për Donald Trump.

Kerry O'Grady, e cila shërben si agjente kryesore në Denver dhe ndihmon në koordinimin e udhëtimeve presidenciale në zonë, ka bërë një postim në "Facebook" ku e ka përshkruar zotin Trump si një "fatkeqësia e këtij vendi".

Ajo tha se do preferonte të "burgosej" sesa të qëllohej me plumb për të mbrojtur Donald Trump, shkruan "The Independent"

"Si agjente për gati 23 vjet, unë luftoj për të mos shkelur ligjin dhe të mbroj figurat publike që vizitojë zonën. Nëse do bëja ndryshe do të quhej vepër penale për ata që janë në pozicionin tim - tha ajo – Edhe pse unë jam e përgatitur për të marrë një plumb për të dyja palët, kjo botë ka ndryshuar dhe unë kam ndryshuar. Unë preferoj të kaloj disa kohë në burg sesa të “ha” një plumb për atë që unë besoj se është fatkeqësi për këtë vend dhe gratë e forta apo minoritetet që banojnë këtu. /SYRI.net/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote