EEA: Ndryshimet klimatike godasin ekosistemin dhe shëndetin e njeriut

Ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim të madh për ekosistemin, shëndetin e njeriut dhe ekonominë në Evropë, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Agjencia Evropiane për Ambient (EEA).

Ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim të madh për ekosistemin, shëndetin e njeriut dhe ekonominë në Evropë, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga Agjencia Evropiane për Ambient (EEA).

Në bazë të raportit për ndikimet dhe cenimet nga ndryshimet klimatike gjatë vitit 2016 në Evropë, tërë rajoni i Evropës është i prekur nga ndryshimet klimatike, por disa rajone të veçanta pësojnë më shumë.

Zonat e mbrojtura dhe ekosistemet e Evropës u janë nënshtruar presioneve nga ndryshimet klimatike, ndërkohë që të njëjtat kërcënojnë të rrezikojnë biodiversitetin si në tokë ashtu edhe atë në ujë.

“Pasojat kryesore mbi shëndetin e njeriut lidhen me motin ekstrem dhe shpërndarjen e sëmundjeve që rezultojnë nga ndryshimet klimatike si dhe nga ndryshimet e kushteve ambientale dhe sociale”, thuhet në raport.

komente

Scroll To Top


Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit



Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit

Medreseja Alaudin shtëpi e Zotit dhe e Kombit