Index -> ->

Njė ekonomist amerikan e pranon Islamin

Tė Shtunėn nė mbrėmje, me 12 Shtator, nė dhjetė ditėt e fundit tė muajit tė Ramazanit, nė Qendrėn Islame Shqiptaro-Amerikane tė Wisconsinit, para njė numri xhemati, njė amerikan e deklaroi kalimin e tij nė Islam.

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Ricardo Pena, i lindur nė 1971 nė Pensilvania dhe i diplomuar nė fakultetin e ekonomisė tė Universitetit tė Wisconsinit-Parkside, i frymėzuar nga mėsimet e pastra dhe tė drejta, tė fesė Islame, si qė u shpreh ai vetė, vendosi tė kalojė nė Islam.

Paraprakisht zhvilloi njė bisedė me Mr. Bashkim Aliu i cili i sqaroi gjėra themelore qė kishin tė bėjnė me Islamin. Po ashtu, nė bisedėn e tij u ndal edhe nė ēėshtjen e ndalimit tė dhunės nė fe duke e komentuar gjėrėsisht ajetin e 256 tė sures El-Bekare. Sa herė qė e pėrmendte Muhamedin s.a.v.s. vendlindjen e tij Meken dhe vendin nė tė cilin emigroi Medinen, nga sytė e muslimanit tė rij rridhnin lotė.

Nė faltore, Ricardo Pena e shqiptoi shehadetin dhe bashkė me Mr. Bashkim Aliun e nėnshkruajtėn deklaratėn e kalimit tė tij nė Islam me vullnet, bindje tė plotė dhe pa dhunė.

Mė pas, tė gjithė besimtarėt prezent e uruan muslimanin e ri dhe ai sė bashku me ata e fali edhe namazin e parė tė tij, namazin e jacisė dhe tė teravisė nė faltoren e Qendrės Islame Shqiptaro-Amerikane tė Wisconsinit.



Foto nga qastet e pranimit tė Islamit







 
 

RadioIslame LIVE

Advertising