Përfaqësuesit e Jugohromit do të takohen me kryeministrin Emil Dimitriev

Të hënën përfaqësues së Sindikatës së Jugohromit pritet të takohen me kryeministrin, pas kërkesës së parashtruar dy javë më parë.

Të hënën përfaqësues së Sindikatës së Jugohromit pritet të takohen me kryeministrin, pas kërkesës së parashtruar dy javë më parë. Ndërkohë edhe përkundër faktit se ndalesa që iu dha Jugohromit nga Inspektorati i Ministrisë së Ekologjisë, parasheh mbylljen e tij deri në vënien e filtrave, Sindikata këmbëngul që Kombinati të fillojë me punë, ndërsa paralajmërojnë se brenda një viti do ndërtohet edhe filtri. Sindikalistët thonë se kërkesat i bazojnë në analizën që kanë realizuar për ndikimin e fabrikës ndaj ndotjes së ajrit, njofton Alsat-M.

“Kërkojmë që të lirohet Jugohromi që të fillojë me punë sepse edhe për janarin deri kah 15-ti kemi zgjidhje por tash nesër do sjellim një vendim të prerë se çka do bëhet me punëtorët më tutje, pra kërkojmë zgjidhje afatgjate me punëtorët. Bëj apel edhe menaxhmentit edhe drejtorisë që me përmirësimin e kohës tani të nisin një punë më aktive dhe më të shpejtë që të punohet rreth asaj që të instalohen filtrat dhe të zgjidhet ky problem një herë e për gjithmonë”, deklaroi për Alsat-M Bajram Amiti, kryetar i Sindikatës së Jugohromit.

Vendimi për mbylljen e Jugohromit i marrë në tetor të vitit të kaluar parasheh ndërprerjen e punës së kombinatit në afat kohor prej 90 ditësh, ndërsa rihapja do të bëhej vetëm nëse vendosen filtrat brenda këtij afati./Telegrafi/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote