Pas reshjeve të borës ulet numri i të prekurve nga gripi në Maqedoni

Pas reshjeve të fundit të borës duket se kanë nisur të ulet numri i të prekurve nga gripi. Kështu të paktën thonë mjekët e përgjithshëm sipas të cilëve gjatë ditës së sotme vërehet numër dukshëm më i vogël i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore. Madje, sipas mjekut Fikret Vishniq, gjatë ditës së sotme janë paraqitur kryesisht pacientë të cilët duhet vazhduar terapinë e nisur.

“Veç më ka nisur të ndjehet lëvizje më e vogël e njerëzve. Pasojat janë akoma të ndjeshme nga infeksionet virusale por po vërehet numë më i vogël i pacientëve, shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të qetësohet kjo epidemi e ashtuquajtur. Shpresojmë që reshjet e borës të qëndrojnë më gjatë dhe të pastrohen të gjitha, të pastrohet edhe ajri për shkak se është faktori kryesor që bën pastrimin dhe qetësimin e gjendjes së krijuar. Pothuajse nga 100 kontrolle kishim në ditë, por gjatë ditës së sotme po e shohim se situata është më e qetë, deri në këto momente kemi vetëm 15 -20 kontrolle”, deklaroi për Alsat-M Fikret Vishniq, mjek i përgjithshëm.

Ndërkohë, një ditë më parë Instituti i Shëndetit Publik prezentoi raportin e fundit ku vërehej numër alarmant i të prekurve nga gripi në Maqedoni. Në raport thuhej se vetëm për 7 ditë janë paraqitur mbi 9.400 persona të prekur gripi apo dy herë më shumë nga java e kaluar. Numri më i madh i të prekurve nga gripi janë regjistruar në Shkup, Strumicë dhe Veles./Telegrafi/

komente

Scroll To Top

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut