Interesim i madh për mesazhin e Ronaldos në rrjetet sociale

Mesazhi mbështetës i yllit portugez të Realit të Madridit Cristiano Ronaldo për fëmijët sirianë ka ngjallur interesim të madh në rrjetet sociale.

Mesazhi mbështetës i yllit portugez të Realit të Madridit Cristiano Ronaldo për fëmijët sirianë ka ngjallur interesim të madh në rrjetet sociale.

Videoja të cilën Ronaldo e shpërndau në median sociale në shenjë mbështetjeje për fëmijët e prekur nga tragjedia njerëzore në Siri, ka marrë afër 15 milionë shikime dhe mbi dy milionë pëlqime.

Në Facebook videoja në fjalë është shikuar 10,5 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 750 mijë pëlqime, ndërsa është shpërndarë 150 mijë herë dhe është komentuar 30 mijë herë.

Ndërkaq, në llogarinë e futbollistit në Instagram, videoja është shikuar 4,1 milionë herë dhe ka marrë afërsisht 1,4 milion pëlqime, kurse në të janë bërë 50 mijë komente.

Në Twitter, nga ana tjetër, videoja e Ronaldos ka marrë 60 mijë pëlqime dhe 50 mijë retweet.

Në videon të cilën e shpërndau përmes organizatës civile “Save the Children” në llogaritë e tij në rrjetet sociale, Ronaldo thotë: “Përshëndetje. Ky mesazh i mi është për fëmijët në Siri. E di se jeni duke vuajtur shumë. Unë jam një futbollist me famë, por ju jeni heronjtë e vërtetë. Mos e humbni shpresën! E gjithë bota është me ju. Ne brengosemi për ju. Unë jam në anën tuaj.”

Ronaldo po ashtu kishte theksuar se do të bëjë donacion me ushqime, veshmbathje dhe pajisje mjekësore për familjet në Siri. /Rtv islam

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote