Mustafa merr pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës së tij në SHBA sot mori pjesë në samitin “Partneriteti për Prosperitet Global”, të Iniciativës Globale Clinton, që u hap nga Presidenti i 42-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Në një njoftim nga zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Mustafa ka marrë pjesë në pritjen zyrtare si dhe në hapjen e punimeve të takimit të sivjetshëm, ku të pranishëm ishin liderë të shteteve, përfaqësues të ekonomisë, si dhe drejtues të organizatave jo qeveritare nga mbarë bota.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë samit, kryeministri Mustafa i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, u takua me ish-Presidentin Clinton, ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright, me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, Presidentin e Sri Lankës, Presidentin e Malavit dhe shumë personalitete të tjera të botës.

Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa ka zhvilluar një takim të ndarë me kryeministrin e Samoas, Tuilaepa Malielegaoi, të cilin e ka njohur për progresin e arritur në Kosovë.

Mustafa gjithashtu ka kërkuar mbështetjen e Samoas për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si në përmbylljen e procesit të njohjeve dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork do të takojë edhe drejtuesit e Bashkimit Evropian, kongresmenë amerikanë dhe përfaqësues të USAID-it. /Rtv islam/

komente

Scroll To Top

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut

Muhamed Asllani - Qëllimi i krijimit të njeriut