Islami folklorik, nuk është feja ime!

Lexova sot, shënimet e një biznesmeni kinez, që thoshte, se disa tregtarë muslimanë më kërkojnë të vendos emrat e firmave të njohura ndërkombëtare, si etiketë mbi mallrat që blejnë prej meje. Të njëjtët, refuzojnë ushqimin që u vendos përpara, sepse “nuk është hallall”!

Lexova sot, shënimet e një biznesmeni kinez, që thoshte, se disa tregtarë muslimanë më kërkojnë të vendos emrat e firmave të njohura ndërkombëtare, si etiketë mbi mallrat që blejnë prej meje. Të njëjtët, refuzojnë ushqimin që u vendos përpara, sepse “nuk është hallall”!

Natyrshëm, nuk i lexoj këto rreshta me emocione, as me eufori, por, këto fjalë më kujtojnë atë që më pat treguar një miku im, rreth një ndodhie diku në vendin tonë.

Një i njohur i tij kishte shkuar mik tek ca të afërm. Krejt muslimanë, për nga emrat dhe trashëgimia fetare. Bota, Ramazan. Zotëria, agjërueshëm. Miqtë e kishin pyetur për të ngrënë. U kishte thënë, jam agjërueshëm. Ia kishin kthyer: Të paktën pije një gotë..!

Ngjan me një një batutë province, në fakt është realiteti i shumë rretheve shoqërore, ku Islami ka ngelur si etiketë folklorike a trashëgimi emocionale, jo vërtetësi praktike, moral e bosht identitar!

Për këtë, duhet të bëjmë dallim në mesin e muslimanëve praktikantë dhe muslimanëve folklorikë. Të parët, përpiqen, sakrifikojnë e mundohen në rrugën e tyre, në fenë e tyre, në rehatinë e shpirtit dhe vullnetin e mirë për të ndërtuar në jetë me pastërtinë e natyrshme të zemrës e nijetit.

Të parët jetojnë me All-llah e për All-llah! Të parët, kur gabojnë, vrapojnë të kërkojnë falje, kur prishin pa vullnet, vrapojnë të ndreqin, kur harrojnë, vrapojnë të korrigjojnë! E dijnë se nuk janë të përkryer, nuk janë të përsosur, por përherë shpresojnë në mëshirën e Zotit për ta dhe të dashurit e tyre, në këtë botë dhe në të përtejmen!

Të dytët, janë pragmatistë, larg boshtit të fesë e larg kulturës mbi fenë. Ajo që dijnë prej saj, (nëse vërtetë dijnë diçka), është:

“Kështu i gjetëm baballarët tanë të shkuar”, por jo vetëm…

Të dytët, fenë e kanë element dytësor në jetën e tyre. Shpesh s’e kanë fare pikë referimi në jetë. Për ta, rëndësi ka mirëqenia personale, qoftë edhe në kurriz të harameve e zullumeve ndaj tjetrit! Po gabuan, s’pendohen, po devijuan, s’u bëhet vonë, po shkelën në harame, e kanë përherë një justifikim!

Këta, All-llahu i udhëzoftë dhe ua ndriçoftë jetën me Dritën e besimit!

Islami folklorik, nuk është feja ime!

(Në fakt, ka kohë që qarqe të ndryshme botërore, punojnë ditë-natë, që Islami ynë të kthehet në folklor)…

Imam Muhamed B. Sytari

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote