Sulltan apo Tiran Tayyip Recep Erdogan – Poezi nga Driton Morina

Sulltan apo Tiran Tayyip Recep Erdogan?

Të duan e të shohin Sulltan

Të urrejnë e të thonë Tiran

Disa të quajnë Diktator e Autokrat

Ta kanë zili që s’ju merr pat.

Në fakt je një President

Le të quajnë edhe Mbret

Në dorë ta besuan Amanet

Popullin me gjithë Shtet

Tek ti qëndron një sekret

Një Komb, Një Flamur

Një Atdhe, dhe veç Një Shtet

(Tek Milet, Tek Bayrak)

(Tek Vatan, tek Devlet)

Mbajte fjalën dhe premtimin

Në zemra mbolle dashuri

Qëndro drejtë, mos u përkul

Të mbron populli nga çdo pabesi

Një IPhone në dorë të mjafton

Në këmbë t’i ngritësh 80 milion

Bëjnë sehir e të kanë Zili

Se s’mund matën dot me Ty

Nga zemra drejt qiellit duart i çova

Atij që sjell vendimet sinqerisht iu drejtova

Zot i Gjithëpushtetshëm na jep mëshirë e rahmet

Më këtë burrë të madh na tako në Xhenet

I dashur Abej President,

në Dynja dhe n’Ahiret,

Allahu të dhashtë SELAMET

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote