Arsyeja e gëzimit ditën e Bajramit

Dita e Bajramit është një moment gëzimi për gjithë besimtarët. Ajo pason kryerjen e ritualeve të rëndësishme që janë prej shtyllave të fesë, si agjërimi dhe haxhi. Shpresa e pranimit të këtyre përpjekjeve prej Zotit dhe vetëdija e shpirtit të pastruar prej adhurimeve sjellin gëzim dhe hare në zemër.

Dita e Bajramit është një moment gëzimi për gjithë besimtarët. Ajo pason kryerjen e ritualeve të rëndësishme që janë prej shtyllave të fesë, si agjërimi dhe haxhi. Shpresa e pranimit të këtyre përpjekjeve prej Zotit dhe vetëdija e shpirtit të pastruar prej adhurimeve sjellin gëzim dhe hare në zemër. Ky lloj gëzimi mund të zvetënohet nëse besimtarët e kthejnë ditën e bajramit në një ditë festimi, të mbushur me gosti dhe aktivitete festive të ngjashme me një festë çfarëdo. Festimet e pashoqëruara me vetëdijen e arsyes për t’u gëzuar në bajram i shndërrojnë ato në veprimtari të zbrazura nga fryma e vërtetë e bajramit, e cila qëndon në përkujtimin e Zotit dhe mirësive me të cilat ai ka veçuar posaçërisht besimtarët.

Allahu u ka dhënë besimtarëve në Kuran arsyen më të mirë për t’u gëzuar. Ajo buron nga vetëdija për mirësitë dhe bamirësinë e Zotit me besimtarët: “Thuaj: Me bujarinë e Allahut dhe bamirësinë e Tij, me këtë le të gëzohen! Kjo është më e mirë se sa gjërat që ata (mohuesit) grumbullojnë” (Junus 10, 58). Tabariu, Kurtubiju dhe Sujuti janë të mendimit që bujaria në këtë ajet nënkupton Islamin, ndërsa bamirësia nënkupton Kuranin, me anë të të cilit Allahu ju mësoi besimtarëve fenë. Islami dhe Kurani janë më të vlefshme se pasuritë dhe thesaret e kësaj bote, si dhe arsyet e vërteta për t’u gëzuar.

Arsyeja e gëzimit në ditët e Fitër dhe Kurban Bajramit është e pjesë e arsyes së gëzimit për Islamin dhe Kuranin. Fryma që duhet të shoqërojë këto ditë është ajo e përkujtimit të Allahut dhe gëzimit të të qenurit i përzgjedhur me udhëzim prej Tij.

Allahu u kërkon besimtarëve që në ditën e Bajramit në përfundim të muajit të Ramazanit ta madhërojnë dhe të shfaqin mirënjohje për Të: “… që të madhëroni Allahun sepse Ai ju udhëzoi, në mënyrë që të bëheni falenderues” (El-Bekarah 2, 185). “Ibën Abbasi ka thënë: “Muslimanëve ju takon që kur të shohin hënën e muajit Sheval të madhërojnë Allahun (me tekbir-e duke thënë Allahu Ekber) derisa të mbarojnë namazin e bajramit.” Madhërimi me përmendje i Allahut i dedikohet udhëzimit me të cilin Ai i nderoi besimtarët, udhëzim që e refuzuan popujt e mëparshëm të cilëve u ishte bërë gjithashtu detyrim agjërimi. Allahu falenderohet këtë ditë për mirësinë e udhëzimit dhe lehtësimin e gjërave, të cilat po të donte do t’i kishte vështirësuar” (Et-Tabari).

Edhe ditët e bajramit që pasojnë përfundimin e riteve të haxhit duhet t’i mbizotërojë përmendja e shumtë e Allahut: “Pasi t’i keni kryer ritet tuaja, përmendeni Allahun ashtu siç i përmendnin baballarët tuaj, ose me përmendje më të zjarrtë” (El-Bekarah 2, 200). Në komentimin e ajetit 203 të sures Bekare “Përmendeni Allahun në ditë të caktuara”, Tabariu thotë se këto janë ditët e teshrik-ut që vijnë pas ditës së bajramit. Ai përmend disa hadithe të Profetit me këtë rast, të cilat përshkruajnë atmosferën që duhet të sundojë tek ato: “Ditët e teshrik-ut janë ditë ushqimi dhe përmendjeje”, “Mos i agjëroni këto ditë, sepse ato janë ditë ushqimi, pirjeje dhe përmendjeje të Allahut të Lartësuar.”

Ajeti 185 i sures Bekare fillon me frazën “Muaji i Ramazanit është ai në të cilin ka zbritur Kurani si udhëzim për njerëzit, me shenja të qarta që udhëzojnë dhe bëjnë dallimin midis të drejtës dhe së gabuarës” dhe mbyllet me frazën “… që të madhëroni Allahun sepse Ai ju udhëzoi, në mënyrë që të bëheni falenderues”. Qëllimi i Ramazanit është afrimi me Kuranin, nëpërmjet rritjes së kuptimit dhe dijes rreth tij. Besimtari që ia ka arritur këtij qëllimi në Ramazan ka arsyen më të vlefshme për t’u gëzuar ditën e Bajramit.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote