Adhuroje Allahun, jo njerëzit!

Është pjesë e natyrës sonë si qenie njerëzore të lidhemi për ato që i duam. Nga udhëheqësit, familjarët apo shokët; dhe është e vështirë të imagjinojmë një botë pa ata që i duam.

Është pjesë e natyrës sonë si qenie njerëzore të lidhemi për ato që i duam. Nga udhëheqësit, familjarët apo shokët; dhe është e vështirë të imagjinojmë një botë pa ata që i duam. Forma më e fortë dhe më e fuqishme e dashurisë është dashuria që duhet ta ndjejmë ndaj të Dërguarit të Allahut, Muhammedit (paqja qoftë mbi të) i cili ka thënë: "Asnjë nga ju nuk do të ketë besimin e plotësuar deri sa të më do mua më shumë se prindët e tij, bijtë e tij dhe gjithë njerëzimin." (Buhari). Kjo domethënë, se themeli për këtë dashuri buron nga dashuria jonë për Allahun e Madhëruar dhe nënshtrimi jonë ndaj Atij.

I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të), gjithashtu ka thënë: “Kush dashuron për hir të Allahut dhe urren për hir të Allahut, e ka plotësuar fenë e tij.” Dashuria jonë duhet karakterizuar si dashuri për hir të Allahut të Madhëruar dhe kënaqësisë së Tij, i Cili kurrë nuk vdes dhe kurrë nuk zhgënjen.

Thjeshtë padashur, dhe pa e ditur, admirimi nganjëherë bëhet i tepruar dhe kufizohet me "adhurim". Kjo është një provë shumë serioze dhe një luftë e rëndësishme me të cilën përballen shumica prej nesh, nëse ne lidhin besimin tonë për njerëzit.

Ilustrimi më i mirë asaj që pasoi me vdekjen e të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të). Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) thoshte që i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) nuk ka vdekur ngaqë ishte krejtësisht i tronditur. hutuar dhe prekur nga histeria e humbjes të Dërguarin, ai ishte mezi në gjendje të kontrollojë veten, duke iu kërcënuar të gjithë atyre që e pranonin lajmin e vdekjes së tij. Në çastet e tërbimit të Umerit, vdejn Ebu bekri i cili u drejtohet njerëzve, duke u thënë: "O Njerëz! Kushdo prej jush që adhuronte Muhammedin, dine se Muhammedi është i vdekur, dhe kushdo prej jush që adhuronte Allahu, dine se Allahu është i gjallë dhe nuk do të vdesë kurrë." Pastaj lexoi ajetin:

“Muhamedi është vetëm i Dërguar, para të cilit ka pasur edhe të dërguar të tjerë. Nëse ai vdes ose vritet, a mos do të ktheheni ju prapa? Kushdo që kthehet prapa, nuk i bën kurrfarë dëmi Allahut. Dhe Allahu do t’i shpërblejë falënderuesit.” [Kur’an 3:144]

Kur as’habët e dëgjuan këtë, thanë se iu dukë kinse për herë të parë e dëgjuan këtë ajet.

Ky ishte një mësim i madh për besimtarët në atë kohë, dhe vazhdon të jetë një mësim i rëndësishëm për ne sot në çfarëdo vështirësi që mund të hasim në lidhje me ata që i duam. Ne gjithmonë duhet ta dimë se ne nuk guxojmë të adhurojmë njerëz apo pozicione, por ne e adhurojmë Allahun e Madhëruar. Të Parin, të Fundit dhe të Përhershmin.

virtualmosque.com

Përktheu: Lutfi Muaremi



komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote