Rini, ju nuk keni kohë të lirë!

Rini, ju nuk keni diçka që quhet “kohë e lirë”. Nuk keni… Ju jeni pjesë e ummetit. Çdo pjesëtarë i ummetit, në veçanti ju të rinjtë, punoni pa ndalë në përmirësimin e shoqërisë. Bëni diçka të dobishme për njerëzit.

Rini, ju nuk keni diçka që quhet “kohë e lirë”. Nuk keni… Ju jeni pjesë e ummetit. Çdo pjesëtarë i ummetit, në veçanti ju të rinjtë, punoni pa ndalë në përmirësimin e shoqërisë. Bëni diçka të dobishme për njerëzit.

Nuk keni kohë të lirë. Nuk keni kohë që tërë ditën ta kaloni duke lozur me video-loja. Nuk keni kohë të lozni GTA apo Modern Warfare. Nuk keni kohë ta shikoni filmin e ri që ka filluar të transmetohet…

Ju keni kohë vetëm për gjëra shumë më madhore. Ju jeni rini e ummetit islam – përmbahuni standardeve të larta, jo nga shkaku se ju këshillojnë më të vjetrit, shejhët, apo dikush tjetër – por nga shkaku se atë duhet t’ua thotë ndërgjegjja juaj! Dëshmia e juaj La ilahe il-lall-llah ua thotë atë.

Shehadeti të thotë që duhet qenë aktiv.

Do të shohësh gjëra të këqija në shoqëri. Do të vëresh rini e cila largohet nga Allahu.

Çfarë mendon – kush i thërret? Unë? Jo! Ato nuk vijnë në xhami. Ato nuk vijnë në ligjërata Islame, ashtu që unë nuk kam qasje dhe kontakte me ta, por ju keni! Ato janë shokët TUAJ! Shoqërohen me ju, jo me mua. Shkoni me ta. Bëhuni da’i (thirrësit) në rrugë të drejtë. Bëhuni inspirim i tyre.

Bëhu personi i cili kujdeset për njerëzit rreth vetes, i cili kujdeset për shokët. Mos u ankoni, apo të thoni: “Këta nuk bëjnë asgjë të mençur, vetëm filma shikojnë…”

A i ke këshilluar ndonjëherë? A i ke thirrur të bëjnë diçka pozitive? A ke ndikim tek ata?

Sjellja e mirë është daveti (thirrja) më i mirë!

Kjo është gjëja që çdokush nga ju duhet ta bëjë. Vetëm ashtu Allahu rininë tuaj do ta bëjë lider të këtij ummeti, shembuj pozitiv të cilët dëshirojnë të kthehen nga devijimi në Rrugë të drejtë dhe t’i rikthehen Allahut.

Dëshirojmë që, kur t’ju shohën të tjerët, të mendojnë: “Dëshiroj të jemi sikur filani!” Të tillë duhet të jeni. Sipas këtij karakteri duhet të jetoni – sinqeriteti juaj, mënyra e sjelljes ndaj të tjerëve, respekti që e tregon ndaj të tjerëve… Ashtu që kur t’ju takojnë të tjerët, të thonë: “Në të vërtetë, këta muslimanët janë diçka të veçantë. Dëshiroj të jem sikur ata!”

Filloni nga vetja – bëhu shëmbëlltyrë!

Thirrje e vërtetë në Islam është sjellja jote! Ahlaku (edukata) është karakteri i muslimanit. Ti je da’i (thirrës) madje edhe kur nuk e hap gojën. Ngase gjithçka shohin tek ty – ju duket si qëndrim Islam. Prandaj keni kujdes sjelljen tuaj, ju jeni ambasadorë të Islamit.

Në Ditën e Gjykimit do të pyetemi: “A kështu ua përfaqësonit Islamit të tjerëve? A keni qenë shkak që të tjerët ti afrohen apo largohen Islamit?” SubhanAllah… Përgjegjësi e madhe gjendet mbi supet tona.

Lusim Allahun që të na dhurojë fuqi ta mbajmë emanetin dhe bëhemi anëtarë të përgjegjshëm të këtij ummeti të shkëlqyer. Amin!

Përshtati: Lutfi Muaremi



komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote