Tre vepra, shpërblimin e të cilave e di vetëm Allahu i Madhërishëm

Në shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ues-selem, flitet rreth veprave të caktuara të cilat i kryen njeriu, shpërblimi i të cilave do të jetë nga dhjetë deri shtatëqind, varësisht nga pastërtia e nijetit dhe përkushtimit gjatë kryerjes së ibadetit. Megjithatë, ekzistojnë disa vepra të cilat i tejkalojnë ato shifra.

Në shumë ajete kur’anore dhe hadithe të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ues-selem, flitet rreth veprave të caktuara të cilat i kryen njeriu, shpërblimi i të cilave do të jetë nga dhjetë deri shtatëqind, varësisht nga pastërtia e nijetit dhe përkushtimit gjatë kryerjes së ibadetit. Megjithatë, ekzistojnë disa vepra të cilat i tejkalojnë ato shifra.

Tre vepra në Ditën e Gjykimit Allahu i Madhëruar do t’i shpërblejë në mënyrë të veçantë, e ato janë:

1. Falja e njerëzve, meqë Allahu i Madhëruar thotë: Kush fal dhe nuk i var veshin gabimeve të tjerëve, shpërblimin e ka te Allahu. Allahu i Madhëruar në Kur’an flet rreth el-afvut, faljes. Një nga emrat e bukur të Allahut është El-Afuvvu, ndërsa imam el-Gazali thotë: El Afuvvu është një nga cilësitë e Allahut, Ai është që fshinë mëkatet dhe lëshimet njerëzore. Ky emër është i afërt me cilësinë tjetër të Allahut el-Gafur, por është më i spikatur dhe më i fuqishëm, ngase Gufran nënkupton mbulimin e mëkateve, ndërsa el-afv fshirjen e tyre.

Ebu Bekri, radiAllahu anhu ka thënë: Ka ardhur lajmi se në Ditën e Gjykimit, Allahu i Madhëruar do ta urdhëroj thirrësin t’i thirr të gjithë ata që kanë diçka tek Allahu, ndaj do të ngrihen njerëzit që i falnin të tjerët, ashtu që Allahu do t’ua kompensojë për të gjitha gjërat që i falnin të tjerët.

Hasan el-Basri thoshte: Vepër më e vlefshme morale tek njeriu është falja e të tjerëve.

Gjeneratat e para thoshin: Nuk është i butë dhe i arsyeshëm ai ndaj të cilit është kryer dhunë, e kur ky të ketë mundësi hakmerret; por ai ndaj të cilit kryhet padrejtësi, ndërsa ky ka mundësi të përgjigjet, por i fal.

2. Durimi, Allahu i Madhëruar thotë: Vetëm të durueshmit do të shpërblehen pa llogari.

Rreth durimit në Kur’an flitet në mbi njëqind ajete.

Ibën el-Kajjimi në veprën e tij el-Favaid përmend se një njeri e ka pyetur imam Shafiun: Ebu Abdullah, çfarë është më e mirë për njeriun, që Allahu t’i jep pushtet dhe sukses dhe ky të jetë falënderues, ose të jetë i durueshëm? Imam Shafiu është përgjigjur: Njeriu nuk mund të fitojë diçka të madhe deri sa nuk sprovohet. Allahu i Madhëruar sprovoi Nuhun, Ibrahimin dhe Muhammedin a.s., mandej u dhuroi pushtet.

Disa dijetarë të hershëm thoshin: Durim është të kërkosh ndihmë vetëm nga Allahu.

Të tjerët thoshin: Shija e Sabrit është e hidhur, por fryti i saj është më i ëmbël se mjalti.

Fudajl Ibën Ijjadi tregon: Durimin e mësova nga një fëmijë. Shikoja si e rreh nëna e tij, dhe ky mandej ik dhe largohet nga shtëpia, ndërsa nëna ia mbyll derën. Pas një kohe fëmija kthehet në shtëpi, por dera është e mbyllur. Ulet aty pranë dhe e kap gjumi. Kur nëna e tij e hap derën, e merr në krahë dhe fillon ta përqafoj dhe puth, duke i thënë: Pse je i padëgjueshëm, gjithmonë të them të veprosh siç të mësoj unë. Atëherë Fudajli filloi të qajë dhe tha: Sikur të ishim të durueshëm në derën e Allahut kështu, Allahu do të na hapte derën.

3. Agjërimi, i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ues-selem thotë, kur Allahu i Madhëruar thotë: Çdo vepër e birit të Ademit është për të përveç agjërimit, atëherë në të vërtetë agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblejë për të.

Shkallët e agjërimit janë tre, thonë dijetarët islamik, ndërsa kjo theksohet në veprën Minhaxhu el-Kasidin. E para është agjërimi i përgjithshëm, ky është agjërimi i trupit nga ushqimi, pijet dhe epshi. E dyta është agjërimi i veçantë, e ky është agjërimi i organeve të njeriut, syve të tij, gjuhës së tij, duarve dhe këmbëve nga mëkatet ndaj Allahut të Madhëruar. Shkalla e tretë është agjërimi i veçantë i njerëzve të veçantë, dhe ky është agjërim i zemrës nga të gjitha brengat, dëshpërimet dhe gjithçka e largon njeriun nga Allahu i Madhëruar.

Imam el-Gazali në veprën e tij El-Ihja thotë: Dije që agjërimi ka një specifikë që nuk e kanë veprat e tjera. Agjërimi është caktuar dhe i lidhur me Allahun e Madhëruar, ashtu siç qëndron në hadithin kudsi: ‘Agjërimi është i Imi dhe Unë shpërblejë për të.’ I mjafton agjërimit që ka këtë vlerë dhe nder.

Ali Ibën el Talibi thoshte: Esenca e agjërimit nuk është privimi nga ushqimi dhe pija, por nga mashtrimet, të pavërtetat dhe biseda e panevojshme.

Burimi: Islambosna

Përshtati: Lutfi Muaremi



komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote