Zbulimet e Muslimanëve të cilat formësuan botën moderne

Universiteti i parë, kafeja, madje edhe brusha për pastrimin e dhëmbëve, në befasi të shumicës janë vetëm disa nga zbulimet e muslimanëve të cilat i dhanë formë botës aktuale.

Universiteti i parë, kafeja, madje edhe brusha për pastrimin e dhëmbëve, në befasi të shumicës janë vetëm disa nga zbulimet e muslimanëve të cilat i dhanë formë botës aktuale.

Rrënjët e atyre ideve dhe objekteve themelore, duke filluar nga biçikleta deri te notat muzikore mund të gjenden në librin “1001 Zbulime” i cili flet rreth historisë së famshme 1000 vjeçare të trashëgimisë së harruar muslimane.

“Ekziston një boshllëk në shkencën tonë. Ne bëjmë kërcime sikur ato të bretkosës nga periudha e renesansës deri në periudhën Greke.” – thotë prof. Selim El-Hassani, kryetari i Fondacionit për shkencë, teknologji dhe civilizim në librin “1001 zbulime”.

El Hassani zgjodhi 10 nga zbulimet më të mëdha të muslimanëve.

1. Kirurgji

Rreth vitit 1000, mjeku i famshëm dhe i mirënjohur El-Zehravi, shpalli një enciklopedi me rreth 1500 faqe nga lëmi i kirurgjisë e cila ka qenë prezent edhe në Evropë. Ai është kirurgu i parë i cili ka kryer operimin e mirënjohur “seksion caesarean”, dhe i pari i cili zbuloi pincat kirurgjike. Gjithashtu ka merita në përparimin e teknologjisë e cila në atë kohë përdorej në shërimin e plagëve të shkaktuara nga goditje me thikë.

2. Kafeja

Deri sa në botën moderne, perëndimorët kënaqen duke pirë “du jour”, Jemenasit kanë përdorur kafenë qysh në shekullin e IX. Fillimisht atë e përdornin tarikatet sufite, me qëllim që të mbeteshin më gjatë zgjuar për kryerjen e ritualeve fetare, Disa student më vonë atë e përcollën në Kairo, e mandej u përhap në gjithë shtetin Islam. Në shek. XIII, kafenë e përdorin Osmanlinjtë, deri sa në Evropën perëndimore mbërriti përmes tregtarëve venecian në Itali.

3. Makina fluturuese

“Abbas b. Firnasi është personi i parë i cili është munduar të konstruojë maqinë fluturuese.” – thotë El-Hassani. Në shek. e IX projektoi një kostum me formë zogu, dhe në Kordobë disa herë tentoi të fluturoi. Mirëpo, përpos disa metre fluturim nuk pati ndonjë rezultat të posaçëm, përveç se që gjatë një rasti lëndoi shpinën. Më vonë, skicat e tij inspiruan Leonardo da Vinçin, zbulimet e të cilit konsiderohen si paraprirje drejtë fluturakeve moderne.

4. Universi

Në vitin 859, princesha me emrin Fatime el-Firhi, themeloi universitetin e parë në qytetin Maroken Fez. Motra e saj Merjeme ndërtoi disa xhami në afërsi të atij universiteti dhe i tërë kompleksi fitoi emrin “El-Qarawijjin” xhami dhe universitet. El Hassani shpreson se thëniet rreth këtyre dy motrave princesha inspiruan muslimanet e sotme në lëminë e shkencës.

5. Algjebra

Termi algjebër rrjedh nga libri i matematicientit persian El-Khawarizmit i cili quhej “Kitab el-Xhebr we-l-Mugabale”, që në përkthim d.m.th. “Libri i arsyes dhe balancës”. Algjebra është ndërtuar në rrënjët e zbulimeve matematikore indiane dhe greke.

6. Optika

“Shumë nga përparimet me rëndësi në shkencën e optikës vijnë nga bota Islame”, - thotë El-Hassani. Rreth vitit 1000, Ibën el-Hejthemi arriti të provojë se njerëzit shohin objektet ashtu që drita reflektohet nga objektet dhe mandej depërton në sy. Ky fizicient i madhë musliman zbuloi fenomenin “Camera Obsqura”, e cila sqaron se si syri shiqon fotografinë të kthyer për 180 shkallë duke pasur parasysh lidhjen ndërmjet nervit dhe trurit.

7. Muzika

Muzicientët muslimanë kishin ndikim të madh në Evropë. “Qysh në kohën e Karlit të Madh muzicientët evropian u munduan të garojnë me ato të Bagdadit dhe Kordobës.” – thekson El-Hassani. Në Evropë përmes Lindjes së Afërme erdhën edhe instrumentët Lutnja dhe Rahaba, të cilat i paraprinë violinës së sotme. El-Hassani thotë se notat muzikore kanë prejardhjen nga alfabeti arab.

8. Brusha për dhëmbë

“I Dërguarii i Allahut, Muhammedi alejhi-selam që në shek. VI futi në praksë që muslimanët t’i pastrojnë dhëmbët rregullisht me rrënjën e drurit Misvak” – thekson El-Hassani. Madje edhe sot substanca të këtij druri shfrytëzohen në prodhimin e pastave për dhëmbë.

9. Sistemi i levave

Mjaftë gjëra bazë të automatikës dhe mekanikës moderne së pari janë shftrytëzuar në botën islame. El Xhezari që në shek. XII hartoi teknologjinë e cila, konvertimit të lëvizjes në lëvizje lineare qarkulluese, e cila mundësohet me ndihmën e një leve ngriten pesha të mëdha dhe të rënda me lehtësi të madhe. Këto zbulime revolucionare së shpejti u përhap anembanë botës islame, ndërsa sot shfrytëzohet në ndërtimin e biçikletave dhe të motoçikletave me djegie të brendshme.

10. Spitalet

Spitalet e llojit të cilat ne i njohim sot, me departamente, rrjedhin nga Egjipti që nga shek. IX. Qendër e parë e tillë medicinale ishte “Spitali i Ahmed Ibën Tulunit”, e themeluar në vitin 872 në Kairo. Ky spital i ofronte shërbime çdokujt që ishte i sëmurë, duke përfshirë edhe të varfërit, ndërsa kjo politikë bazohej në traditën Islame të kujdesit të të gjithë të sëmurëve. Ky sistem nga Kairoja u përhap në gjithë botën Islame, e më vonë në gjithë botën.

Autor: Olivia Sterns (për TV “CNN”)

Shqipëroi: Lutfi Muaremi



komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote