RËNDËSIA E KOHËS NË JETËN E MUSLIMANËVE

Për shkak të vlerës dhe rëndësisë së madhe, Allahu i Madhëruar betohet për kohën apo pjesët e saj në shumë ajete kur’anore: “Pasha kohën!” (El Asr: 1); “Pasha natën kur shtrinë errësirën!” (Ed-Duha: 2); “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!.” (El Fexhr: 1-2); “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkreptin!” (El-Lejl: 1-2).

Për shkak të vlerës dhe rëndësisë së madhe, Allahu i Madhëruar betohet për kohën apo pjesët e saj në shumë ajete kur’anore: “Pasha kohën!” (El Asr: 1); “Pasha natën kur shtrinë errësirën!” (Ed-Duha: 2); “Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!.” (El Fexhr: 1-2); “Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë! Pasha ditën kur ajo shkreptin!” (El-Lejl: 1-2).

Koha është jeta dhe ato që nuk e njohin vlerën e saj dhe nuk e shfrytëzojnë në mënyrën më të mirë në nënshtrim Allahut të Madhëruar, duke vepruar punë të cilat do ta afrojnë te Ai, jetojnë si të vdekur midis të gjallëve apo sikur kafshët.

Për këtë Allahu i Madhëruar do t’i pyes jobesimtarët në Ditën e Gjykimit:

“Ai thotë: "E sa vjet keni kaluar në tokë? Ata thonë: "Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!" (El Mu’min: 112-113)

Domethënë, edhe krahas faktit se disa jetuan gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë vjet, nëse kohën e tyre nuk e plotësuan me adhurimin e Allahut i cili i krijoi, duke harruar botën e përtejme dhe duke u dhënë pas kënaqësive të kësaj bote, do ta ndjejnë afatin e shkurtë të kohës së kaluar bosh dhe prandaj do ta meritojnë dënimin e Allahut. I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ues-selem në shumë hadithe sqaron vlerën e kohës në jetën tonë dhe detyrimin e shfrytëzimit para se të bëhet vonë, ndaj thotë: “Nuk do të lëviz shputa e birit të Ademit në Ditën e Gjykimit deri sa të pyetet për pesë gjëra: rreth viteve (jetës) në çfarë e harxhoi, dhe a veproi sipas asaj që ka mësuar...” (Tirmidhi) Këtu i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ues-selem në veçanti potencon rininë, edhe krahas faktit që ajo hynë në suaza të jetës së njeriut, me qëllim që të na tregon rëndësinë dhe rrezikun e asaj periudhe. Rinia është periudha e shëndetit dhe forcës, koha e aktivitetit dhe elanit më të madh, ngaqë periudha para saj paraqet dobësi dhe fëmijëri, e pas rinisë vjen dobësia dhe vitet e pleqërisë. I dashuri ynë, Muhammedi salAllahu alejhi ues-selem thotë: “Shfrytëzoji pesë gjëra para pesë tjerave: rininë para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para mospasjes, kohën e lirë para angazhimit dhe jetën para vdekjes.” (El Hakim).

Gjithashtu thotë: “Dy dhuntive njerëzit nuk u japin rëndësi: shëndeti dhe koha e lirë.” (Buhariu) Ata që me sukses shfrytëzojnë këto dy mirësi janë pakicë, derisa shumica nuk janë të vetëdijshëm për harxhimin e kotë të shëndetit dhe kohës së lirë.

Imam Ibën-el Xheuzi thotë: “Kush do ta shfrytëzojë kohën e lirë dhe shëndetin në nënshtrim Allahut të Madhëruar. Ai gjendet në një pozitë të pashme (të kënaqur), e kush e shfrytëzon në mëkate dhe mosnënshtrim Allahut të Madhëruar, është mashtruar, ngase pas kohës së lirë vjen angazhimi, dhe pas shëndetit vjen sëmundja.”

Besimtari gjithmonë është mendjemprehtë dhe i mençur dhe kohën e vlefshme të tij nuk e kalon në atë që nuk i sjell asnjë dobi të kësaj apo botës tjetër. El-Faruku, Omeri radiAllahu anhu ka thënë: “Shumë e urrej kur ndonjërin që kalon kohën pa angazhime, për punë dynjaje apo për ahiretin.”

Besimtari gjithmonë mundohet dhe angazhohet që gjithë fuqinë dhe kohën e rinisë dhe shëndetit ta plotësoi me vepra të mira, para se të jetë i ngarkuar me probleme dhe punë, para se ta sulmojnë sëmundjet e në veçanti pleqëria e cila do ta pengoj të kryejë shumë ibadete. Në këtë mënyrë besimtari fiton kapital të madh të bamirësive, dhe përfiton nga ata edhe nëse nuk është në gjendje t’i kryejë për shkak të pleqërisë apo rrugëtimit, ashtu siç potencon Muhammedi salAllahu alejhi ues-selem: “Kur të sëmuret apo niset në rrugë besimtari, Allahu i Madhëruar i shkruan sevape sikur të jetë i shëndoshë dhe në shtëpi.” Ashtu që besimtari është i qetë dhe i lumtur edhe në jetën e kësaj bote dhe nuk do të brengoset në botën tjetër, apo në kohën e pleqërisë kur nuk ka dobi nga pendimi dhe keqardhja për atë që i ka ikur.

Është mjaftë e çuditshme që disa muslimanë mundohen “ta vrasin” kohën që t’u kalojë sa më shpejtë. Ndaj shpesh mund t’i shohësh duke shikuar televizor, rinë nëpër kafene apo vende ku zbaviten dhe dëfrehen me loja të ndaluara, apo akoma më keq pinë alkool, luajnë bixhoz, konsumojnë drogë etj.. I lutemi Allahut të Madhërishëm të na ruajë nga mëkatet.

Sikur orët të maten me para, humbjet e ummetit tonë për çdo vjet do të ishin qindra miliarda. Sikur ata që “e vrasin” kohën, në të vërtetë të besojnë në Allahun dhe Ditën e Gjykimit, do të garonin në bamirësi para se të kryejnë vepra të pahijshme dhe të këqija; sikur ta dinë që ata që kanë kryer lëshime në ibadet do të dëshirojnë të kthehen në dynja, së pakti për një çast, të bëjnë ndonjë bamirësi dhe do të mundoheshin që ta shfrytëzojnë çdo minutë të kohës së tyre. Allahu i Madhërishëm thotë: “Që të mos thotë njeriu: “Mjerë për mua që nuk i kam kryer detyrimet ndaj Allahut, madje, edhe jam tallur!” Ose të thotë: “Sikur Allahu të më kishte udhëzuar, do të isha bërë njeri i devotshëm”. Ose të thotë, kur ta shohë dënimin: “Ah, sikur të ishte e mundur për t’u kthyer edhe një herë e të bëhesha njeri i mirë”! (Allahu do t’u thotë): “Me të vërtetë, juve ju erdhi shpallja Ime (Kurani), por nuk besuat dhe u bëtë mendjemëdhenj e jobesimtarë”. [Ez Zumer, 56-59]

Akoma më e çuditshme është që kjo sëmundje (humbje kohe) filloi ngadalë të hyjë në radhët e vëllezërve dhe motrave tona, të cilët fortë mbaheshin për fenë tonë; la havle ue la kuvete il-la bil-lah. Disa nga këto sëmundje që mund të vërehen janë:

1.Ndeje ku bëhen muhabete bosh, shaka, thashetheme, gibeti, shpifja… i lutemi Allahut të na ruaj nga këto vese.

2.Lënia pas dore e leximit (kërkimit të diturisë) edhe krahas numrit të madh të librave, kasetave, kurseve të sheriatit, ligjëratave.

3.Nuk ndjejmë rrezikun e humbjes së kohës në gjëra të kota.

4.Ndjenja e mërzisë dhe zbrazëtisë gjatë kryerjes së bamirësive.

5.Dembelia në pikëpamjen të leximit, mbajtjes mend dhe kuptimit të Kur’anit.

6.Dobësia dhe lëshimi i shumë ibadeteve dhe virdeve (leximit të Kur’anit dhe dhikreve) dhe pamundësia e përqendrimit në kryerjen e tyre.

7.Dëshira për rehati, fjetje dhe ushqim të tepërt.

Vëllezër fisnik dhe motra të respektuara!

Në të vërtetë koha është emanet në qafën tënde dhe mirësi e madhe për të cilën do të japësh llogari në Ditën e Gjykimit, ditën e nënçmimit dhe pendimit, kur të të pyes i Madhërishmi për jetën tënde, ku e kalove?

Koha është jeta jote. Ti nuk je tjetër përveç se një grumbull ditësh. Kur të kalon një ditë, ka kaluar një pjesë e jotja, siç thonë disa dijetarë: “Kini kujdes të mos jeni të pakujdesshëm ndaj vdekjes dhe ndaj Engjëllit të vdekjes, i cili së shpejti do të kërkojë t’ju marrë shpirtin.”

Koha është sikur shpata, nëse nuk e merr siç duhet që të të shërbej si armë që pret, të bëhet armik i egër dhe do të copëtoj. E lusim Allahun e Madhëruar të na shpëtoj, të na ruaj dhe të na dhurojë përfundim të mirë në këtë botë. Gjithashtu e lusim, me emrat dhe cilësitë e Tij të na tregoj gabimet tona dhe ta na i përmirësoj zemrat tona dhe të na udhëzoj dhe frymëzoj, ashtu që ta zhdukim këtë sëmundje, vërtetë Allahu dëgjon gjithçka dhe i përgjigjet lutjeve.

Shqipëroi: Lutfi Muaremi

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote