Profili i Myftiut të sapozgjedhur të Serbisë: nga një “hippie” ngelës në shkollë, në një profesor universitar në Australi

Ish-pjesëtarët e lëvizjes ‘hippie’ në Serbi do ta shohin tani e tutje shokun e tyre Ivan Trifunoviç, të njohur në atë kohë me nofkën “Hipi”, në një rol krejtësisht tjetër.

Ish-pjesëtarët e lëvizjes ‘hippie’ në Serbi do ta shohin tani e tutje shokun e tyre Ivan Trifunoviç, të njohur në atë kohë me nofkën “Hipi”, në një rol krejtësisht tjetër.

Rebeli i dikurshëm nga koha e “fëmijëve të luleve”, i cili sot quhet Abdullah Numan, tashmë është emëruar në funksionin e myftiut të Serbisë.

Me 66 vjet jetë sa ka, Ivani ka kaluar etapa të jetës së tij nga një ngelës në shkollë të mesme në një profesor universitar në Melburn të Australisë.

Vetë ai pranon se, sa ka qenë në shkollën e mesme ka marrë pjesë në organizimin e protestave në Sheshin e Republikës në Beograd, kundër luftës në Vietnam.

“Këndonim dhe bartnim në duar pankarta. Shtetit normalisht kjo nuk i pëlqente, andaj policia na mblodhi dhe na mbylli’’, evokon kujtime nga rinia myftiu.

“Këtu nuk ishte fundi i problemeve” thotë Numan. “Ndëshkimi pason edhe në shkollë. Profesori kërkoi që unë t’i kërkoj falje sistemit dhe shtetit. Dhe pasi refuzoj, më detyrojnë ta përsëris vitin e dytë të gjimnazit”.

Në këtë udhëkryq të jetës së tij, ai vendos të braktisë shtëpinë dhe vendin e tij, për të ikur në Indi.

Këtu jeta e tij merr kahje komplet tjetër, ngase atje ai pranon fenë islame, dhe pas 6 muaj vendos të kthehet në Beograd.

Në xhaminë Bajrakli në Beograd, ai takon Hamdi Jusufspahiç, imamin e xhamisë, të cilit Numan i tregon për konvertimin e tij në Islam.

Numan përshkruan mikpritjen e Hamdiut dhe familjes së tij, dhe thotë: “më kanë pranuar kur familja dhe rrethi im më kanë refuzuar”.

“Nëna dhe gjyshja ime ishin besimtare të devotshme ortodokse dhe nuk mund të pajtoheshin me jetën time si mysliman, ndërkaq babait kjo nuk i pengonte, madje thoshte se kisha ndryshuar për të mirë”.

Vendimin për të ikur për në Australi, Numan e merr pasi familja nuk pranon që ai të martohet me bashkëshorten e tij të ardhshme.

“Ndërkaq, imami i xhamisë më jep leje të zhvendosem në Australi, vetëm me një kusht: nëse vazhdoj shkollimin atje”.

Në fakt, familja e Hamdiut kishin ndërmjetësuar për martesën e Numanit. Ajo ishte një vajzë nga Australia e cila vinte kohë pas kohe në Beograd.

Numan kujton edhe një person tjetër të rëndësishëm në jetën e tij, hallën Ružica Sokiç, aktoren e njohur të ish-trevave të Jugosllavisë, e cila e kishte përkrahur pa rezervë në kohën kur gjithë tjerët po e refuzonin.

“Shpesh vinte në xhami, bisedonte me mua dhe më jepte përkrahje”, tregon Numan.

Në Australi, Numan kryen katër fakultete: atë të Studimeve Islame, Filozofinë, Sociologjinë dhe Menaxhmentin Ekonomik.

Ai sot është doktor shkence dhe profesor në universitetin prestigjioz Victory në Melbourne të Australisë.

Ai edhe sot e kësaj ditë ligjëron në universitet dhe thotë se vazhdimisht mëson diçka.

“Unë shpesh u them nxënësve të mi se ndoshta është dënim për mua që tërë jetën të mësoj, për shkak se lashë shkollën”, thotë duke qeshur profesor Numani, i cili shpesh vjen në Beograd, sepse siç thotë “aty është shpirti i tij”, ndërsa në Melbourne ka bashkëshorten, djalin Kerimin dhe vajzën Muna.

Përgatiti: Jeton Zenuni – /tesheshi.com/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote