Tiranë, fillon konferenca për sinkronizimin e stërvitjes së NATO-s për vitin 2016

Ka nisur në Tiranë Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, e cila ka për qëllim diskutimin mbi zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të Aleancës.

Ka nisur në Tiranë Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s për vitin 2016, e cila ka për qëllim diskutimin mbi zhvillimet e fundit përgjatë gjithë spektrit të trajnimit të Aleancës. Në këtë kontekst, sipas burimeve zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, këtë vit ka një rritje të konsiderueshme të rëndësisë së edukimit, trajnimit dhe stërvitjes, me qëllim avancimin në implementimin e Planit të Gatishmërisë së NATO-s, nisur nga situata e ndryshuar e sigurisë globale.

Në nisje të punimeve të kësaj konferencë, ministrja e Mbrojtjes të Shqipërisë, Mimi Kodheli priti në një takim shefin e Shtabit të ACT (Komanda e Aleancës për Transformim), Graham Stacey.

Ministria e Mbrojtjes të Shqipërisë ka bërë të ditur se duke inkurajuar ACT për rolin në vijimin e transformimit ushtarak, Kodheli theksoi rëndësinë e edukimit dhe stërvitjes për personelin ushtarak. “Edukimi, trajnimi dhe stërvitjet janë fusha me interes të madhe për të ruajtur ndërveprimin. ‘Trident Juncture 2015’ ishte një performancë e shkëlqyer e vendosmërisë së aleatëve dhe unë pata një përshtypje mjaft të mirë nga trupat tanë pjesëmarrës në këtë stërvitje. Ajo stërvitje ishte shembulli më i mirë i vendosmërisë së Shqipërisë për të kontribuar në sigurinë e Aleatëve, dhe në këtë kuptim ne jemi krenarë që kemi deklaruar një kompani në Task Forcën e përbashkët të NATO-s për periudhën 2016-2018”- tha ministrja Kodheli gjatë këtij takimi.

Kodheli dhe Stacey gjithahstu u ndalën tek sfidat e sigurisë me të cilat po përballet sot Aleanca në kufijtë jugorë dhe lindore të saj, sidomos me fenomenin e luftëtarëve të huaj. Me këtë rast ministrja Kodheli e njohu gjeneralin Graham Stacey edhe me propozimin e Shqipërisë për ngritjen në vend të një qendre ekselente të NATO për luftëtarët e huaj.

Konferenca e Sinkronizimit të Stërvitjes së NATO-s i nisi punimet sot dhe i mbyll në datën 3 mars. Në konferencë marrin pjesë rreth 350 përfaqësues të vendeve të NATO-s dhe atyre partnere, ku 25 janë gjeneralë të komandave dhe strukturave të ndryshme të NATO-s. /Rtv islam/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote