Sėmundjet kardiovaskulare

Njerëzit që pësojnë infarkt, shpesh duhet të bëjnë ndryshime në jetën e tyre për të jetuar më gjatë; ata duhet të mbajnë peshën nën kontroll dhe të bëjnë rregullisht ushtrime fizike. Por pak pacientë janë në gjendje ta bëjnë këtë, prandaj shumë prej tyre shtrohen shpesh në spital apo vdesin më shpejt. Studiuesit në Çikago mendojnë se një edukim më i mirë i pacientëve mund të rezultojë në një kontroll më të mirë të shëndetit.

Njerëzit që pësojnë infarkt, shpesh duhet të bëjnë ndryshime në jetën e tyre për të jetuar më gjatë; ata duhet të mbajnë peshën nën kontroll dhe të bëjnë rregullisht ushtrime fizike. Por pak pacientë janë në gjendje ta bëjnë këtë, prandaj shumë prej tyre shtrohen shpesh në spital apo vdesin më shpejt. Studiuesit në Çikago mendojnë se një edukim më i mirë i pacientëve mund të rezultojë në një kontroll më të mirë të shëndetit.

Në Shtetet e Bashkuara, infarkti është shkaku më në rritje i shtrimit në spital. Edhe në vende të tjera shumë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje. Statistikat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tregojnë se të paktën 17 milionë njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit nga sëmundje kardiovaskulare duke përfshirë infarktin. Mjekët thonë se edukimi i pacientëve me infarkt për t’u kujdesur për veten është çelësi në suksesin e trajtimit të sëmundjes. Kujdesi për veten përfshin marrjen e barnave në kohë, kufizimin e kripës në ushqim, pakësimin e pijeve alkoolike, aktivitetin e rregullt fizik, kontrollin e peshës dhe lënien e duhanit.

Semundjet Kardiovaskulare apo sic quhen ndryshe klasa e semundjeve qe kane lidhje te drejtepersedrejte me zemren ose enet e gjakut, ku perfshihen arteriet dhe venat perbejne nje kompleksitet te gjere semundjesh.

Tani persa i perket pyetjes tende dua te theksoj qe faktoret me te cilet lidhen direkt keto lloj semundjesh jane te shumellojte, duke perfshire edhe trashegimine gjenetike, sic e permende edhe ti ne pyetjen tende. Kjo dukuri luan nje rol tejet te rendesishem, jo vetem ne semundjen e sistemin kardiovaskular por te te gjitha patologjive ne pergjithesi. Si te thuash trashegimia eshte nje faktor deciziv ne percaktimin diagnostik te shume semundjeve.
Nder faktoret e tjere qe ndikojne ne shfaqjen e ketyre patologjive mund te permend si psh:

a) Mosha
b) Gjinia. Ketu ja vlen te permendet se meshkujt pasi kane arritur moshen mbi 60 vjec kane nje prirje me te rritur te shfaqjes se semundjeve koronare sesa femrat.
c) Faktoret gjenetike dhe historia familjare e semundjeve kardiovaskulare luajne nje rol shume te rendesishem, por kjo s'do te thote qe 100 % te trashegimtareve te zhvillojne patologji koronare (te zemres.). Kjo dukuri eshte gjithashtu percaktuese edhe ne shume patologji te tjera si ne crregullimet autoimune, nervore, diabetit, apo edhe kancereve te ndryshem. Sic e thashe edhe me siper, jo te gjithe pasardhesit mund te zhvillojne/trashegojne keto semundje, edhe pse presente tek parardhesit e tyre.
Faktoret e mesiperm hyjne ne nje kategori qe ne gjuhen mjekesore quhen faktore qe nuk mund te modifikohen, dmth qe jane naturale.

Ka edhe faktore te tjere qe luajne nje rol te rendesishem ne shfaqjen e semundjeva kardiovaskulare, dhe keta jane te kategorise parandaluese, sepse ne nje fare menyre jane te varur paralelisht me personin ne fjale.

1- Konsumimi i duhanit. Konsumimi i duhanit rrit jashtezakonisht tendencen per zhvillim te semundjeve kardiovaskulare
2- Nivelet e larta te kolesterolit dhe nentipeve te tjera te yndyrnave ne organizem
3- Obesiteti (pesha e madhe)
4- Personat me diabet. Kjo kategori njerezish ka nje incidence te rritur te shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare.
5- Presioni i larte i gjakut
6- Gjumi i pamjaftueshem
7- Takikardi (rrahje te shpeshta te zemres)
Kequshqimi, si mungesa e disa elementeve ushqyes ne dieten e perditshme.
8- Ekspozimi i vazhdueshem ndaj zhurmave konstante ne shkalle te larte
9- Niveli i larte i stresit dhe Depresioni jane gjithashtu faktore te rritjes se incidences se shfaqjes te nje semundjeje kardiovaskulare

Megjithese permenda me siper qe shfaqja e ketyre patologjive eshte me teper e prirur drejt meshkujve, kjo s'do te thote qe femrat ngelen te paprekura nga keto semundje. Kjo ndodh sidomos ne vendet e industrializuara, qe ne disa raste, shkalla e rrezikshmerise se shfaqjes se semundjeve kardiovaskulare tek femrat eshte e barabarte me ate te meshkujve. Ketu flitet gjithmone ne periudhen e pas menopauzes (ndalimit te ciklit menstrual.)

Nuk e di se sa isha ne gjendje t'i pergjigjesha pyetjes qe parashtrove. Te lutem me thuaj nese mund te te pergjigjem serish per ndonje paqartesi.
Ne rastin e pyetjes tende mendoj se behet fjale per nje patologji qe quhet "ateroskleroza." Deri ne pergjigjen tende, nuk po shkruaj me teper per kete ceshtje. Te lutem me thuaj nese eshte kjo apo jo dhe pastaj do te shkoj ne me teper detaje mbi kete semundje.

Studimet tregojnë se 50 deri në 80 për qind e pacientëve me infarkt nuk e ndryshojnë mënyrën e të jetuarit, ndërsa 30 deri në 60 për qind nuk i marrin rregullisht ilaçet. Mjekët thonë se arsyeja për këtë nivel kaq të lartë të të prekurve me infarkt është se pacientët ndjehen të mposhtur nga vështirësia për të ndjekur këshillat e mjekut. Gjatë një studimi, mjeku James Calvin dhe studiues të tjerë donin të shihnin mundësitë për të ndihmuar këta pacientë: "Donim të shihnim në se mund të ndryshonim sjelljen e pacientëve përmes edukimin si dhe përmes ndihmës për të mësuar teknikat e menaxhimit të vetvetes".

Disa pacientë me infarkt morën materiale për të lexuar nga Shoqata Amerikane e Zemrës, ndërsa disa të tjerë, përveç tyre morën edhe konsultime. "47 për qind e pacientëve ishin femra, 40 për qind ishin pakica, kështu që menduam se kishim një grup pacientësh që përfaqësonin popullatën e pacientëve me infarkt në Shtetet e Bashkuara", - thonë autorët e hulumtimit. Gjatë studimit, mjekët nuk panë ndryshim të madh mes dy grupeve. Në të dyja grupet, rreth 40 për qind e pacientëve u shtruan në spital ose gjetën vdekjen.

Edhe pse rezultatet ishin dekurajuese, studiuesit panë se disa pacientë dolën të përfituar. Profesoresha Lynda Powell është njëra nga studiueset. Ajo drejton departamentin për Mjekësinë Parandaluese në Qendrën Mjekësore të Universitetit Rush. "Këshillat për shëndetin ishin inkurajuese për pacientët me të ardhura të ulëta, ndërsa edukimi solli përfitime për pacientët me të ardhura të larta", - thotë ajo. Powell thotë se studimi tregoi se kujdesi më i madh ndaj nevojave specifike të grupeve të ndryshme të pacientëve mund të ketë ndikime. Mjekët synojnë të studiojnë tani efektet e një kurimi të hartuar në bazë të të ardhurave të pacientëve.

Ekspertët thonë se amerikanët konsumojnë kripë gati 50 për qind më shumë sesa kanë nevojë dhe se konsumimi i ushqimeve që përmbajnë sasi të tepruara sodium a natrium ndikon në presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet kardiovaskulare. Kripa i bën ushqimet të shijëshme, dhe sipas ekspertëve do të duhej një kohë e gjatë që njerëzit të mësoheshim me një shije të re, atë të ushqimeve me pak kripë. Prandaj edhe Administrata e Ushqimeve dhe Barnave në SHBA ka filluar një program të ri për pakësimin gradual të kripës në ushqimet e restoranteve dhe në ato të paketuara, ka raportuar Radio Zëri i Amerikës .

Sanduiçet me mish dhe djathë me pak yndyrë mendohet se janë ushqime të shëndetëshme. Prandaj edhe Uest Morgan as që e lexon etiketën ku tregohet sasia e sodiumit në këtë ushqim të paketuar. Kripa i bën ushqimet më të shijëshme dhe më të durueshme ndaj kohës.

Por ushqimi i kripur nxit edhe presionin e gjakut. Dhe presioni i lartë të gjakut mund të çojë në goditje në zemër dhe probleme të tjera të rënda shëndetësore.

Administrata e Ushqimeve dhe Barnave njoftoi kohët e fundit një plan dhjetë vjeçar për të pakësuar sodiumet ose natriumet në ushqimet e paketuara dhe në restorante, pas propozimeve nga një komision shkencor. Por masat për kufizimin e kripës në ushqime nuk kanë ndonjë fuqi ligjore.

Dr. Bob Rubin, anëtar i komisionit shkencor, parapëlqen paksimin gradual të sasise së sodiumit e kripës që përdoret në ushqimet në restorane. Ai mendon se çështje të tilla nuk mund të zgjidhen me pakësime të menjëherëshme sepse konsumatorët do ta ndjejnë menjëherë ndryshimin e shijes me të cilën janë mësuar dhe ushqimi i ri me pak kripë nuk do t'u pëlqente.

Amerikanët konsumojnë mesatarisht 3500 milligramë natrium në ditë. Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo sasi është rreth 50 për qind më shumë sesa trupi ka nevojë.

Mjekët thonë se njerëzit 40 vjeç e sipër ose ata që kanë tension të lartë nuk duhet të konsumojnë më shumë se 1500 milligramë sodium në ditë. Ndërsa të rriturit e tjerë nuk duhet të konsumojnë më shumë se rreth 2300 miligram në ditë.

Shumë amerikanë pranojnë se problemi i kripës duhet të trajtohen dhe njerëzit duhet të ndërgjegjësohen rreth dëmeve që sjell konsumimi i ushqimeve me shumë kripë, edhe pse ushqimet me pak kripë nuk janë të shijëshme. Skeptikët thonë se pakësimi i kripës në ushqime do të jetë një detyrë e vështirë. Industrisë ushqimore do t'i duhet të ndryshojë shumë prej proceseve të përpunimit të ushqimeve, që edhe me pak kripë të mbeten të shijëshme, të shëndetëshme dhe freskëta.

Për Radio Islame pergatiti: Sabri Selmani, Gjermani

1 komente

  • ju falenderoj shum e alahu ju shperbleft per te gjitha, se elexova dhe me pelqej, shum ishte e qart. po une jam nji nder ata qe kam pas nji infrakt para 1 viti perdori barna kam stenda ne damar, te zemres po mue me kan than qe nga lindja i paskna damart e zemeres 40% ma te ngusht se qe duhet me pas , perdori inusulin kam diabetin e tipit 2 kam yndyren perdori hapa jetoj tu ne suedi, prandaj ju lus shum nuk di se kujt ti shkruj apo ti drejtohem , po elzova ket koment te Z.. sabri selmani dhe me pelqej shum me shpres qe ka ndonji ndihm per mue, jam 55 vjeqar , pranoni pershendetjet e tona , Zoti ju shperbleft e falenderit ,,

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)

    Mulla Idriz Gjilani - Halil Avdulli

    Ligjëratë nga hoxhë Halil Avdulli (27.09.2014 - Vushtrri)