Indeksi -> Islam -->

Sihri, si te ballafaqohemi ne tė ...

Kushtet dhe veprimet për parandalimin e sihrit:

Kushtet dhe veprimet për parandalimin e sihrit:
1. Besimi i shëndoshë që nuk është i njollosur me shirk apo me ndonjë formë të risisë (bidatit). Bindja dhe besimi i fortë janë kështjella mbrojtëse e besimtarit, prandaj besimtari duhet të ruhet nga gjërat, që e dobësojnë imanin e tij, që shkaktojnë dyshime, që i çojnë njerëzit të kërkojnë ndihmë prej magjistarëve.

2. Mbështetja e plotë tek Allahu (tevekuli) dhe bindja se Allahu është i Vetmi që mund të sjelli dobi dhe dëm. Mbështetja tek Allahu është prej shkaqeve më të mëdha për parandalimin dhe largimin e sprovave. I Lartësuari thotë: “Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai.” (Talak, 3)

Atij që i mjafton Allahu, dhe atij që kërkon mbrojtje vetëm prej Allahut, atij nuk do t’i bëjë dëm asgjë përpos gjërave me të cilat Allahu i sprovon të gjithë njerëzit, si i ftohti, nxehtësia, uria dhe etja, na thotë Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë.

Allahu, subhanehu ue teala, për shejtanin dhe pushtetin e tij thotë: “Pushteti i djallit është vetëm mbi ata, që i binden atij dhe adhurojnë zota të tjerë veç Allahut.” (Nahl, 100)

3. Frika e vetme e jonë duhet të jetë frika prej Allahut, Sunduesit të botës së dukshme dhe asaj të padukshme.

4. Shmangia nga të zhyturit thellë në çështjet dhe temat rreth iluzioneve dhe fantazmave.

5. Kërkimi i strehimit tek Allahu në vazhdimësi.

6. Pastrimi i zemrës, synimi fisnik dhe mosmashtrimi i muslimanëve.

7. Kujdesi i veçantë për faljen e namazit në kohën e vet, me xhemat, me përulje dhe përkushtim. Moskujdesi për namazin i hap rrugë forcimit të ndikimit të shejtanit.

8. Përmendja e shpeshtë e Allahut dhe kujdesi ndaj lutjeve të mëngjesit, mbrëmjes, si dhe lutjeve që i ka bërë i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, në situata të ndryshme.

9. Kërkimi i mbrojtjes prej Allahut për fëmijët dhe familjen.

10. Pendimi dhe kërkimi i faljes. Gjërat që i ndodhin njeriut janë pasojë e mëkateve të tij. Me pendim fshihen gjurmët e mëkatit.

11. Pastrimi i shtëpisë prej fotografive, statujave, qenve, mjeteve muzikore dhe të gjitha mjeteve që e drejtojnë vëmendjen e njeriut tek gjërat e dëmshme, ose tek ato të padobishmet.

12. Pastërtia - abdesi, guslli dhe pastrimi i gjërave që konsiderohen papastërti në Islam. Vendet e papastra janë vendtubimi i djajve.

13. Duaja e sinqertë, që të jemi vazhdimisht nën mbrojtjen e Allahut, subhanehu ue teala.

14. Leximi i Kuranit në shtëpi, në veçanti leximi i kaptinës El Bekare.

15. Kur të shohësh diçka të bukur tek vetja, ose tek të tjerët le të thotë: Mashalla, tebarekallah la kuvete il-la bil-lah.

16. Devotshmëria, e cila nënkupton zbatimin e urdhrave të Allahut dhe largimi prej gjërave dhe veprimeve që i ka ndaluar.

17. Durimi, shpresa për shpërblim për çdo sprovë, e cila na ndodh dhe mendimi i mirë për Allahun e Madhëruar.

Nëse një njeri sprovohet më sëmundje si sihri, mësyshi, ankthi, depresioni dhe gjendje të ngjashme nuk është e ndaluar që në situata të këtilla të mjekohet me procedurat terapeutike, të cilat nuk janë të ndaluara fetarisht. Atij i lejohet të konsultohet me mjekë, të profileve të ndryshëm, madje edhe me psikiatër. Sëmundjet psikike janë realitet dhe nuk munden të anashkalohen plotësisht, duke i konsideruar sihr ose prekje (mess), ashtu si nuk mundet të nënvlerësohet mjekësia moderne dhe metodat e saj të mjekimit.

Shërimi me rukje është gjithashtu i lejuar dhe ajo me lejen e Allahut, e ka ndikimin e saj pozitiv.

Përkufizimi i rukjes dhe disa rregulla lidhur me të:

Rukje është leximi, i cili i bëhet të sëmurit në raste të mësyshit, kafshimit të akrepit, sihrit, helmimit, dhimbjes, brengës, mërzisë, çmendurisë, frikës, epilepsisë etj.

Kushtet që duhet t’i plotësojë dikush për rukje janë:

1. Të lexohen ajete të Kuranit, lutje të lejuara fetarisht (në të cilat nuk ka gjëra të ndaluara si shirku, kërkimi i ndërmjetësimit dhe të ngjashme).

2. Të lexohet arabisht përpos në raste kur një gjë e tillë është e pamundshme.

3. Të mos mbështetet (plotësisht dhe vetëm) të rukja, sepse ajo është vetëm sebep, i cili mund të jetë i dobishëm, por mundet edhe mos të ndikojë.

4. Ajo që lexohet duhet të ketë kuptim të qartë (mos të ketë kuptime në ndryshme).

5. Ndalohet lutja e tjetërkujt përpos Allahut.

6. Ndalohen fjalët e ndaluara, fyerjet dhe sharjet.

7. Leximi i rukjes të bëhet në vend të pastër dhe në gjendje të pastërtisë fetare të atij që i bëhet rukje.

Disa cilësi që duhet t’i ketë ai që bën rukje:

Të jetë i njohur për besim të pastër, me devotshmëri, me kujdes ndaj namazit me xhemat, t’i ruaj fshehtësitë e të sëmurëve, të jetë optimist, njeri që inkurajon e jo njeri që është pesimist dhe shpresëhumbur. Duhet të jetë i vendosur, të ndërmarri veprimet e nevojshme për t’u mbrojtur nga ngacmimet dhe sulmet e djajve.

Mjekimi me rukje prej një personi tjetër lejohet, edhe pse rukja që njeriu ia bën vetes është më e preferuar. Kur njeriu i bën rukje vetes del në shesh plotësimi i imanit të tij, askush sikurse ai vetë nuk është i interesuar për shërim, sa më shumë të shprehet nevoja e njeriut për ndihmën e Allahut, aq më afër është zgjidhja dhe shërimi. Njeriu duhet ta ruajë vazhdimësinë në devotshmëri dhe mos të humbi shpresën, duke e përshpejtuar shërimin.

A lejohet shkuarja tek magjistarët dhe fallxhorët për të përfituar prej tyre?

Nuk lejohet, sepse në gjërat e ndaluara nuk gjendet shërimi i sëmundjeve. Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush shkon tek fallxhori, ose falltari dhe i beson atij, e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit.” (Ahmedi).

Në një hadith tjetër ai thotë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë namazi i tij nuk do t’i pranohet dyzet net.” (Muslimi).

Besimtari duhet të jetë i kujdesshëm dhe mos të lejojë të mashtrohet e të shkojë tek këta njerëz, që pretendojnë se e dinë të fshehtën, ose se mund të shërojnë dikë.

Disa shenja me të cilat njihen sihirbazët (magjistarët) dhe falltarët rrenacakë.

1. Pyesin për emrin e babës ose të nënës, që të mësojnë diçka për të sëmurin me anë të shejtanëve.

2. Kërkon diçka që i takon të sëmurit, si fije floku, petka, fotografi dhe të ngjashme.

3. Jep nuska-hajmali (një copë letër e mbledhur zakonisht si trekëndësh, e mbushur me fjalë kufri, vizatime të çuditshme ose vetëm vija...)

4. Atë që e lexon si zakonisht nuk kuptohet.

5. Kërkon prej të sëmurit të therë ndonjë kafshë dhe i thotë të mos e përmendi emrin e Allahut gjatë therjes.

6. I ndalon të sëmurit të pastrohet me ujë për një kohë të caktuar.

7. I jep diçka dhe e urdhëron ta fshehë nën tokë.

8. I jep fletë dhe e urdhëron t’i djegë dhe pastaj të tymoset me tymin e atyre letrave.

9. Ndodh që të sëmurit t’ia tregojë emrin e tij dhe emrat e prindërve, si dhe shkakun e ardhjes së tij.

10. Kërkon prej gruas të zbulohet para tij.

11. Në lutjet e tij përmenden emrat e xhinëve prej të cilëve kërkon ndihmë.

Të ndalohet veprimi i sihirbazëve dhe i falltarëve është detyrim fetar dhe çdokush duhet ta bëjë atë që ai ka mundësi, që të ndalet hovi i këtyre keqbërësve.

Prej veprimeve të dobishme në shpalosjen e gënjeshtrave të tyre po përmendim:

1. Shpjegimi i rrezikut të tyre për besimin e njeriut dhe përhapja e teksteve të Shpalljes, që flasin për dëmin e tyre.

2. Demaskimi i sihirbazëve dhe fallxhorëve, dhe angazhimi për nxjerrjen në pah të gënjeshtrave dhe shpifjeve të tyre.

3. Angazhimi në përhapjen e dijes fetare me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion.

4. Përhapja e publikimeve dhe e fetvave, që flasin për dëmin e sihrit dhe sihirbazëve (magjisë dhe magjistarëve).

5. Angazhimi i veçantë në vetëdijesimin e grave, që shumë shpesh bien viktima të këtyre keqbërësve.

6. Trajtimi në detaje të çështjeve të besimit në të padukshmen (gajb), besimit se Allahu është i vetmi që sundon, drejton dhe ndikon në të gjithë atë që ka krijuar përreth nesh.

7. Dërgimi i letrave me qëllim këshillimin dhe kontaktet e drejtpërdrejta me pronarët e kanaleve televizive, revistave dhe mediumeve, që u japin hapësirë këtyre zullumqarëve, që shfrytëzojnë injorancën e njerëzve.

8. Organizimi i ndonjë fushatë mediatike, që do të përfshinte edhe njerëz me peshë dhe ndikim në shoqëritë tona islame.

Përktheu: T. KURTISHI

Paraqet: Sabri Selmani, Gjermani

1 komente

  • ju pershendes - kerkoj msn adresen e SABRI SELMANIT me duet per sherim ju flm selame .

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Ligjërata e Xhumasë e mbajtur me 04.04.2014 ne Xhaminë e Sebahut në Cyrih, ligjërues Bashkim Bajraktari, tema: Largimi nga vjedhja

    Bashkim Bajraktari - Largimi nga vjedhja

    Largimi nga vjedhja