U mbajt konferenca mbarëkombëtare “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Islame dhe Medresenë Isa Beu më datë 31 tetor dhe 01 nëntor 2015 ishin nikoqir të Konferencës mbarëkombëtare “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”.

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Islame dhe Medresenë Isa Beu më datë 31 tetor dhe 01 nëntor 2015 ishin nikoqir të Konferencës mbarëkombëtare “Medhhebi Hanefij, prioritetet dhe sfidat”. Në të tre panel sesionet e mbajtura nga studiuesit eminent të fushës së jurisprudencës Islame nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia u prezentuan tema shkencore nga shkolla juridike Hanefite.

Sesioni i parë i Konferencës u mbajtë më 31 tetor 2015 në amfiteatrin e Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, ku me punime para të pranishmive u paraqitën: Doc. Dr. Faredin Ebibi, Mr. sc Elton Karaj dhe Mr. sc Dorian Demetaj. Sesionin e udhëheqi Doc. Dr. Shaban Sulejmani. Nën udhëheqjen e doktorantit Islam Islami u mbajt sesioni i dytë i Konferencës me datën 01.11.2015 në Medresenë Isa Beu. Në këtë sesion me punimet e tyre u paraqitën Hfz. Shaqir Fetahu, Mr. Ragmi Destani dhe Mr. sc Ajni Sinani. Po ashtu në po të njëjtin objekt u mbajt sesioni i tretë dhe i fundit i Konferencës, të cilën e udhëheqi Mr. sc Salim Sulejmani. Me punimet e tyre u paraqitën Doc. Dr. Abdulxhemil Nesimi, Mr. sc Taxhedin Bislimi dhe Mr. sc Ekrem Maqedonci.

Me që konferencën e ndjekën një numër i konsideruar i teologëve nga trojet shqiptare, gjatë seancave të konferencës u zhvilluan edhe debate shkencore nga të pranishmit.

Gjithashtu këtë konferencë me prezencën e tyre e nderuan krekët më të lartë fetarë nga vendi dhe rajoni, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Reisul-ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, kryetari Komunitetit Musliman Shqiptar, h. Skender ef. Bruçaj dhe në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës morrën pjesë kryetari i Kuvendit prof. Ajni Sinani si dhe kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanovcit Mr. sc Ragmi Destani.

Këshilli organizativ shpërndahu mirënjohje për tre instuticionet – këshillet edukative arsimore të Medreseve: Medresen e Isa Beut – Shkup, Medresen Alaudin – Prishtinë dhe Medresen Haxhi Mahmud Dashi – Tiranë.

Konferencën e përmbylli koordinatori prof. Jusuf ef. Zimeri i cili para të pranishmive lexoi konkluzionet, duke ofruar mesazhe dhe ide për një bashkëveprim dhe unitet më të fuqishëm në të ardhmen mes Bashkësive Islame në trojet shqiptare, si: Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i Zi dhe Luginë.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote