Promovimi i librit me poezi “Shushurimë Zemre” të autores Elma Bojaxhiu

Në ambientet e AKEA-S u promovua libri “Shushurimë Zemre” Në një mbrëmje impozante, në Qendren Kulturore te AKEA-s, në Prishtinë u promovua libri “Shushurimë Zemre” të poetes kosovare, Elma Bo

Në ambientet e AKEA-S u promovua libri “Shushurimë Zemre” Në një mbrëmje impozante, në Qendren Kulturore te AKEA-s, në Prishtinë u promovua libri “Shushurimë Zemre” të poetes kosovare, Elma Bojaxhiu.

Në këtë manifestim ishin të pranishëm dashamirë të librit ,artit, letërsisë, poezise, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, qytetarë të shumtë si dhe mysafire nga Shqiperia dhe Maqedonia. Para të pranishmëveu u recituan vargje poetike nga libri i autores, monologje, etj. Në hapje të këtij përurimi ne emer te AKEA-s te pranishmit i pershendeti z.Bashkim Mehani, i cili shprehu falënderimin e tij në emër të Asociacionit per Kulture Edukim dhe Arsim - AKEA për poetët e rinj kosovarë si dhe gatishmërinë që ky Asociacion ka për krijuesit e rinj të vendit tonë.

Për librin Shushurimë Zemre folën kritikët e studiuesit e letërsisë, Shqipe Palloshi dhe Fitim Veliu. Studiuesi Veliu në fjalen e tij për librin theksoi se “ky libër do të jetë një përvojë e re shkrimi dhe mendimi në letrat shqipe, poetja me mjeshtëri ka përdorur figurat letrare, si: pyetjet retorike, antitezën, metaforën”. Libri ka një strukturë të ndërliqshme poetike e ndarë në katër cikle: Dritë, Dëshirë, Errësirë dhe Ngnjëherë . Kurse Shqipe Palloshi, në fjalen e saj foli për vlerën estetike dhe etike të tekstit, relacionin e autores me Krijuesin si kërkim shpirtëror.

Te pranishmeve me nje falenderim ju drejtua edhe Autorja e librit Elma Bojaxhiu si dhe falendedoi edhe botuesin, Sh.b.Furkan dhe gjithashtu falenderoi dy diskutuesit Veliu dhe Pallosh. Ndersa ne fund te programit fjalen e moren edhe disa personalitete nga te pranishmit. Prej tyre Deputetja e Kuvendit te Republikes se Kosoves Labinotë Demi-Murtezi e cila falenderoj Asociacionin per Kulture Edukim dhe Arsim per kontributin e dhëne ne fushen e artit dhe të kultures.

Ndersa z.Husamedin Abazi mori fjalen dhe theksoi rëndësinë e kontrubutit në rrafshin kulturore, edukativ dhe ate kombëtar dhe mundësinë që ky asociacion të ndihmoj edhe më tutje ashtu sic ka bere qe nga themelimi .Është e rëndësshme të vlerësohen e cmohen vlerat tona kombëtare e fetare, ti çmojmë e promovojmë ato në mënyrën më të mirë duke i kthy ligjerimit dhe aktivizimit tone estetiken, dashurine, te bukuren dhe respektimin mes nesh.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote