“Njerëzit janë krijuar të ndryshëm për tu njohur mes tyre dhe jo për të treguar urrejtje ndaj njëri-tjetrit, shoqëria nuk mund të jetojë pa dashurinë dhe paqen.
“Njerëzit janë krijuar të ndryshëm për tu njohur mes tyre dhe jo për të treguar urrejtje ndaj njëri-tjetrit, shoqëria nuk mund të jetojë pa dashurinë dhe paqen. Janë pikërisht dashuria dhe paqja ato që bota ka më shumë nevojë se kurrë”, ishte ky mesazhi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Ali Zaimi, i pranishëm takimin “Paqja është gjithmonë e mundshme”.
Nënkryetari Zaimi shtoi më tej se paqja kërkon përpjekje dhe vullnet. E ndërkohë, modeli i shkëlqyer i harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare në Shqipëri përbën një aspekt shumë pozitiv të vullnetit dhe të kulturës së shoqërisë shqiptare.
Në panelin e diskutimit ishin edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, Ali Kurti, Lucian Avgustini, Andon Merdani, Tritan Sheshu.
Pjesë kryesore e diskutimeve ishte Shqipëria si vend i bashkëjetesës.
Në këtë takim, nga Komuniteti Mysliman, së bashku me nënkryetarin Ali Zaimi ishte edhe Drejtori i Dialogut Ndërfetar dhe Kulturës, Genti Kruja.
Përfaqësues të besimeve fetare, nga vende të ndryshme të botës, prej dy ditësh, janë mbledhur në Tiranë në takimin e dialogut mes besimeve dhe kulturave, i cili organizohet me rastin e 20 vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.

komente