Aktivitetet e Departamentit të Gruas pesëmbëdhjetë ditëshin e parë të Ramazanit

Më 18. 06. 2015 u mbajt ligjërata e parë për këtë muaj, në xhaminë e Omer Ibën Hatabit, në Obiliq, nga teologia Afijete Krasniqi.

Më 18. 06. 2015 u mbajt ligjërata e parë për këtë muaj, në xhaminë e Omer Ibën Hatabit, në Obiliq, nga teologia Afijete Krasniqi.

Më 19. 06. 2015 u mbajt iftari në Vushtrri, i organizuar nga KBI - Vushtrri dhe DG i BIK-së. Ligjëruese ishte Agime Sogojeva, ndërsa tema qe “Dobitë e agjërimit”. Një falënderim të veçantë për donatoren e këtij ifatri e bëri Vaxhide Bunjaku.

Këtë program e drejtoi Hanife Kastrati, ndërsa u pasura edhe me disa ilahi dhe këndim të Kuranit, të interpretuara në mënyrë të shkëlqyer nga Muhamedie Seta.

Mandej, po me këtë datë në Viti u mbajt ligjërata nga teologia Symejra Jellderem, me titull “Ramazani”.

Ndërsa, në xhaminë e Suhodollit, më 19. 06. 2015 u mbajt ligjërata e organizuar enkas për muajin e shenjtë Ramazan, me temë "Mirësitë e muajit Ramazan", të cilën e shtjelloi teologia Agime Sogojeva.

Më 20. 06. 2015, nga teologia Afijete Krasniqi u mbajt ligjeratë në xhaminë e fshatit Kozaric.

Po me këtë date, në “Xhaminë e Llapit” u mbajt ligjërata me temën “Ndodhitë e Ramazanit”, nga teologia Sala Mehmeti.

Gjithashtu, po me këtë date, në xhamia e Bajrit u majt ligjërata me temën “Muaji Ramazan dhe mirësitë e tij”, temë kjo e shtjelluar nga teologia Agime Sogojeva.

Mandej, më 21. 06. 2015, në xhaminë e Hajvalisë u bajt program edhe ligjëratë për "Mbulesën", nga teologia Fatbardha Borovci, ndërsa fjalimin në kuadër të Departamentit të Gruas, dega në Prishtinë, e mbajti mualimja Kadrije Dragusha.

Më 21. 06. 2015 u mbajt ligjërata në xhaminë e Mazgitit, me temën “Agjërimi dhe rëndësia e tij”, nga teologe Mihane Goga- Bekteshi.

Më datë 22. 06. 2015 u organizua iftari i radhës, këtë herë në Malishevë, organizuar po nga Departamenti i Gruas, dhe mbështetur nga Diyanet i Turqisë. Progami u hap me disa ajete kuranore, e pastaj fjala përshëndetëse nga Departamenti i Gruas e tha Hanife Kastrati. Ligjëratën e mbajti teologia Elmunavere Paqarizi, e cila foli për rëndësinë e agjërimit.

Pastaj të pranishmet i përshëndeti edhe deputetja Shukrije Bytyqi, si dhe drejtoresha e Kulturës, Blerta Krasniqi.

Po më 22. 06. 2015 u mbajtur ligjëratë në xhaminë e Topliqanit, me temën “Objektivat e myslimanes gjatë muajit Ramazan”, nga teologia Lumnije Shala.

Më 23. 06. 2015, në xhamin e Emshirit u bajt ligjërata me temën “Edukimi i fëmijëve”, nga teologia Sala Mehmeti.

Po këtë ditë u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Nikaj të Kaçanikut, nga teologia Ajnure Topojani. Pastaj, edhe Rejhane Hashani mbajti ligjëratën e radhës, tani në xhaminë “4 llullat”, me temën “Edukimi i fëmijëve”.

Ndërsa Gjilan, në xhaminë “DerMahalla”, po më 23. 06. 2015 u mbajt një ligjëratë nga teologia Merita Borovci, me temë “Përjetimi i agjërimit”.

Më 24. 06. 2015 u mbajt ligjërata në xhaminë e Dardhishtes, me temën “Veçoritë e Ramazanit”, nga teologia Mihane Goga- Bekteshi.

Po më 24. 06. 2015 u mbajt program në xhaminë e fshatit Bakshi, me temën “T’i shtojmë veprat e mira gjatë Ramazanit”, nga teologia Ibadete Abazi.

Po këtë ditë u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Dubravë në Kaçanik, nga teologia Ajnure Topojani.

Më 25. 06. 2015, në Mitrovicë, në “Xhaminë e Haxhi Veselit” u mbajt ligjërata me temën “Ramazani, muaji i kthesës”, nga ligjëruesja Agime Sogojeva.

Po më 25. 06. 2015 është mbajtur ligjërata e radhës në xhaminë “4 llullat”, nga teologia Rejhane Hashani, me temën “Islami, planprogram i jetës”.

Po këtë ditë u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Milloshevë, me temën “Pendimi gjatë Ramazanit”, nga teologia Ibadete Abazi, Për t’i lënë radhën ligjëratës tjetër, e cila u mbajt në xhaminë e Omer Ibën Hatabit në Obiliq, nga teologia Arife Menxhiqi.

Më 25. 06. 2015, në xhaminë te Fusha e Pajtimit, ligjëruesja Sala Mehemti mbajti ligjëratën me temën “Islami program jete”.

Një ditë më pas, më 26. 06. 2015, në Mitrovicë, në xhaminë e Suhodollit, u mbajt ligjërata me temën "Istigfari, ilaç për zemrat”, nga teologia Agime Sogojeva.

Po më 26. 06. 2015 u mbajt ligjëratë në Xhaminë e Dëshmorëve në Kaçanik, nga teologia Ajnure Topojani.

Gjithashtu, 26. 06. 2015, në Xhaminë e Madhe në Gjilan u mbajt tribunë për femra,

organizuar nga Këshilli i Bashkësisë Islame - Gjilan dhe Departamenti i Gruas i BIK-ut.

Fjala përshëndetëse u tha nga udhëheqësja e DG-së, Vaxhide Bunjaku, ndërsa ligjëratën e mbajti teologia Merita Borovci, e cila e shtjelloi temën me titullin “Femra”.

Më 26. 06. 2015 po ashtu u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Breznicë, nga teologia Afijete Krasniqi.

Më 27. 06. 2015 u mbajt iftari në Fushë Kosovë, organizuar nga KBI e Fushë Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Gruas. Ligjëratën e mbajti teologia Vaxhide Bunjaku.

Më 27. 06. 2015, në xhaminë te Fusha e Pajtimit u mbajt ligjërata me temën “Islami paraprijës i dijes”, nga ligjëruesja Sala Mehemti, ndërsa ligjërata u shoqërua me një program artistik të përgatitur nga nxënësit e kësaj xhamie.

Më 27. 06. 2015, në xhamin e Hajvalisë u mbajt ligjërata me temën “Falja e myslimanit nga Allahu xh.sh.”, të cilën e shtjelloi Kadrije Dragusha.

Më 27. 06. 2015 u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Kozaric, nga teologia Afijete Krasniqi.

Po më 27. 06. 2015 u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Doganaj të Kaçanikut, nga teologia Ajnure Topojani.

Më 28. 06. 2015, në xhaminë Ramadanije u bajt ligjërata me temën “Islami paraprijës i dijes” nga teologia Rejhane Hashani.

Më 28. 06. 2015 u mbajt ligjërata në xhaminë e Mazgitit, me titull “Pendimi”, të cilën e dha teologia Mihane Goga- Bekteshi.

Më 29. 06. 2015 u mbajt iftari i radhës, këtë herë në Istog, organizuar nga KBI e Istogut dhe Departamenti i Gruas. Në këtë takim Kuran këndoi Besa Shatri, ndërsa hapja e takimit u bë nga Arta Gorqaj, për t’i lënë radhën fjalës përshëndetëse, të mbajtur nga DG-ja, Hanife Kastrati. Ligjërata u mbajt nga teologia Afijete Krasniqi, e cila e shtjelloi temën “Ramazani, muaji i të gjitha mirësive, mëshirës dhe faljes”.

Në Mitrovicë, më 29. 06. 2015, në xhaminë e Bajrit u mbajt ligjërata me temën "Vlera dhe fuqia e duasë”, nga teologia Agime Sogojeva.

Më 30. 06. 2015 u mbajt tribunë në Lipjan, organizuar nga KBI e Lipjanit, në bashkëpunim me DG-në. Hapjen e programit e bëri Lumnije Shala, pastaj ligjëratën e mbajti teologia Vaxhide Bunjaku, e cila shtjelloi temën “Ramazani muaji i ndryshimit”. Në fund për të pranishmet u shfaq një program i larmishëm nga nxënëset e xhamisë.

Po më 30. 06. 2015 u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Begracë të Kaçanikut, nga teologia Ajnure Topojani.

Më 01. 07. 2015 u shtrua iftari në Drenas, organizuar nga KBI e Drenasit dhe Departamenti i Gruas. Fjala përshëndetëse për të pranishmet u dha nga Vaxhide Bunjaku, e pastaj pasoi ligjërata nga Nura Kukaj, e cila foli për “Vlerën dhe rëndësinë që ka muaji Ramazan”.

Po më 01. 07. 2015 u mbajt ligjëratë në xhaminë e fshatit Shtrazë të Kaçanikut, nga teologia Ajnure Topojani./Bashkësia Islame e Maqedonisë



komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote