220,000 muslimanë falin namazin e xhumasë së parë të Ramazanit në Al-Aksa

Besimtarët nga Jerusalemi dhe Bregu Perëndimor filluan të grumbullohen në Al-Aksa që në agim.

Rreth 220,000 muslimanë falën namazin e xhumasë së parë të muajit të Ramazanit në xhaminë Al-Aksa.



Besimtarët nga Jerusalemi dhe Bregu Perëndimor filluan të grumbullohen në Al-Aksa që në agim.



Atyre iu bashkuan qindra palestinezë nga Rripi i Gazës. Ushtria izraelite kishte lejuar rreth 500 besimtarë të udhëtojnë nga Gaza për në xhaminë Al-Aksa.



Qindra oficerë të policisë izraelite u shpërndanë në të gjitha hyrjet dhe daljet, për të kontrolluar besimitarët muslimanën të cilët synonin të kryenin këtë rit fetar.



Për muslimanët, Al-Aksa paraqet xhaminë e tretë të shenjtë në botë. Po për shkak të problemeve Izrael-Palestinë, ajo shumicën e kohës qëndron e mbyllur. Kjo është njëherë edhe xhumaja e parë që falet pas kaq shumë kohe në xhaminë Al-Aksa./Kohaislame/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote