Shqipëri, Ramazan 2015, KMSH shtron iftarin e parë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shtruar mbrëmë iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë Presidenti i Republikës, SHTZ. Bujar Nishani, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, kryeprokurori Adriatik Llallaj, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, përfaqësues të komuniteteve fetare në vend, ambasadorë të akredituar në Tiranë, si dhe shumë figura të jetës fetare, politike e shoqërore.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, i uroi të pranishmëve mirëseardhjen duke u lutur që Ramazani i këtij viti të sjellë më shumë begati, paqe e mirësi në mesin e shqiptarëve.

“Ramazani është një ftesë hyjnore për të gjithë ne, për të trokitur në portën e të Gjithëmëshirshmit. Prandaj, le të shërbejë ky muaj për faljen e mëkateve, për pranimin e lutjeve dhe adhurimeve, për maturimin e zemrave, për fisnikërimin e ndjenjave dhe përkushtimin ndaj fitimit të kënaqësisë së Krijuesit të gjithësisë”, tha z. Bruçaj.

Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë shtrimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj tryeze, institucioni i myslimanëve shqiptarë bashkon figura të rëndësishme të jetës publike, të cilët vijnë për të nderuar e respektuar sakrificën e myslimanëve në muajin më të rëndësishëm të kalendarit islam./Komuniteti Mysliman i Shqipërisë

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote