Myftiu Tërnava: Osmanët i kanë çliruar shqiptarët nga sllavët!

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar që shteti të financojë funksionimin e religjioneve në Kosovë.
Ai ka thënë se në këtë varfëri që ekziston në Kosovë, është e vështirë që të mblidhen fondet nga komuniteti.
“Porosis të gjithë besimtarët që ta shfrytëzojnë muajin e shenjtë të Ramazanit, për të mira dhe adhurim me njëri tjetrin”, ka thënë Tërnava për RTK.

Myftiu foli edhe për deklaratën e tij për Sulltan Muratin, dhënë ditë më parë në një ceremoni përkujtimore. Ai tha se deklaratat e tij për bashkëjetesë dhe bashkëqeverisje me osmanët janë keqinterpretuar, por megjithatë shprehu bindjen se ata (osmanët) i kanë çliruar shqiptarët nga pushtuesit sllavë.

“Është e vërtetë që kemi bashkëjetuar dhe bashkëqeverisur, sepse gjatë asaj periudhe kemi pasur rreth 40 kryeministra në Perandorinë Osmane”, ka thënë Tërnava.

Ai megjithatë e ka pranuar se Gjergj Kastrioti është hero kombëtar i shqiptarëve. /mesazhi.com/

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote