Maqedoni, SHKH ”Drita”-FRI: Aksion për të ndihmuar refugjatët

Shoqata Kulturore Humanitare Drita në Kumanovë të Maqedonisë ka nisur prej tri ditësh një aksion për shpërndarjen e ndihmave humanitare për refugjatët.

Shoqata Kulturore Humanitare Drita në Kumanovë të Maqedonisë ka nisur prej tri ditësh një aksion për shpërndarjen e ndihmave humanitare për refugjatët.

Në këtë aksion të Shoqatës Drita që do të vazhdojë për disa ditë me radhë u shpërndanë veshmbathje, ushqime dhe ilaçe.

Refugjatët që janë përfshirë në ndihmën e ofruar nga Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër dhe shpërndarë Shoqata Kulturore Humanitare Drita në Kumanovë, vijnë nga vendet e krizës në lindjen e Mesme,kryesisht nga Siria, Iraku dhe vende te tjera në gjendje lufte, që po shfrytëzojnë Republikën e Maqedonisë si vend tranzit për të kaluar në shtetet Europiane.

Fondacioni i Rinisë Islame në Zvicër në bashkpunim me Shoqatën Kulturore Humanitare Drita kanë ndërmarrë një sërë aksionesh humanitare për tu ardhur në ndihmë vendeve dhe njerzve në nevojë.

Aksioni i fundit humanitar është pikërisht ky i dhënies së ndihmës për refugjatët në maqedoni.

Vetë shoqata Drita, duke falenderuar FRI-në për ndihmën e ofruar, ka shprehur indinjatën e saj të thellë për Institucinet Maqedonase, që nuk po marrin asnjë masë për zbutjen e nevojave të refugjatëve.

Shoqata Kulturore Humanitare Drita thotë se: “Falenderojmë fondacionin e Rinisë Islame në Zvicër që ndihmoi këta refugjatë”.

Gjatë javëve të fundit në Maqedoni kanë mbrritur shumë refugjatë nga vendet e Lindjes së Mesme, kryesisht nga Siriam Iraku dhe vendet në gjendje lufte të cilët pop përdorin territorin Maqedonas për të kaluar në vende të tjera të Europës.

Aksioni i mundësuar nga FRI dhe mbështetur nga SHKH “ Drita” nisi në datën 10.06.2015 dhe do të vazhdojë deri në daten 26.06.2015.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote