Cameron: Vlerat islame na kujtojnë vlerat e Britanisë së Madhe

Kryeministri britanik, David Cameron në mesazhin e tij për muajin e Ramazanit është shprehur se muaji i agjërimit kujton, sipas tij, vlerat e Britanisë së Madhe, na kujton ato vlera muslimane, vlera britanike, të unitetit, familjes dhe dhënies”, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri britanik, David Cameron në mesazhin e tij për muajin e Ramazanit është shprehur se muaji i agjërimit kujton, sipas tij, vlerat e Britanisë së Madhe, na kujton ato vlera muslimane, vlera britanike, të unitetit, familjes dhe dhënies”, raporton Anadolu Agency (AA). Cameron vuri në dukje se këto vlera kanë jetuar me shekuj që kur luftëtarët muslimanë së bashku me britanikët luftuan me trimëri në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe ato që ende ekzistojnë në shoqërinë britanike, kur muslimanët japin më shumë sadaka se çdo komunitet tjetër fetar në Britani të Madhe. “Duke kryer detyrën e tyre të shenjtë zekatin, muslimanët bëjnë një ndryshim të madh në jetën e atyre që janë të rrezikuar në konflikt dhe fatkeqësitë”, tha Cameron. Duke vënë në dukje se muslimanët në Britani të Madhe kanë një rol të rëndësishëm në të gjitha segmentet e shoqërisë, nga ekonomia, shëndetësia, parlamenti, deri në kabinetin e kryeministrit, Cameron tha se Britania është një vend ku kushdo mund të punojë pa marrë parasysh se nga vjen dhe se muslimanët e materializojnë atë shpirt britanik. “Muslimanët janë provë se ky mund të jetë një vend ku suksesi nuk varet nga ngjyra, komuniteti nga vjen apo nga feja, dhe se ky është një vend ku mund të shkoni aq larg sa talentet tuaja të mund të ju dërgojnë“, tha Cameron. Mesazhin për festën e Ramazanin kryeministrit britanik e përfundoi duke thënë se simbolika e unitetit në iftar që tubon njerëzit së bashku çdo mbrëmje është pasqyrim i vlerave universale që muaji i shenjtë prezanton dhe ka shtuar se shpreson se kjo do të reflektohet në kontributin e komunitetit musliman në vend, si dhe kontributin e të gjithë njerëzve të tjerë. Britania e Madhe vlen për një vend evropian me përqindjen më të lartë të njerëzve të cilët kanë pranuar Islamin. Në regjistrimin e njëjtë është konfirmuar se rreth 100.000 njerëz kanë kaluar në fenë islame.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote