Përfaqësuese të Zyrës së Gruas, aktivitet për Profetin në Shkodër

“Profeti Muhamed a.s. – Shembulli më i bukur”



“Profeti Muhamed a.s. – Shembulli më i bukur”



Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, zhvilluan një takim me gratë besimtare të Shkodrës, ku u fol mbi jetën dhe shembullin e Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të.



Përgjegjësja e Zyrës së Gruas në KMSH, zj. Fatma Karaj theksoi se: “Ajetet kur’anore e përshkruajnë atë si mëshirë për botët. Kjo sigurisht që është një dhunti, një mirësi dhe urtësi, por në të njëjtën kohë është dhe një përgjegjësi të cilën Profeti Muhamed (a.s.) e përfaqësoi në mënyrën më të bukur, duke u bërë shembulli më i shkëlqyer, ku njerëzimi të frymëzohet, të motivohet, si dhe të referohet për të mirën, të drejtën dhe virtytet. Për shumë pak kohë, Ai shkuli nga bota e tyre traditat e këqija, karakteret e egra, i pajisi ato me gjithçka në emër të moralit të pastër e te virtytit dhe i bëri mësues e mjeshtra për kombet e qytetëruara e për gjithë botën. Nuk është thjeshtë një entuziazëm i përkoshëm e ndikim sipërfaqësor!

Ai ndikon, pushton dhe triumfon mendjet, zemrat e egot e tyre. Ai u bë i dashuri i zemrave, mësuesi i mendjeve, mbreti i shpirtrave dhe udhëzuesi i arsyeve.” tha ajo.



Ndërsa përfaqësuesja tjetër e kësaj Zyre, Nadia Lika, nënvizoi faktin se në tërë jetën e Profetit Muhamed a.s., ai zgjodhi dhe jetoi rrugën e mesme. “Në gjithçka ai ishte në rrugën e mesme, ai kurrë nuk ishte dhe nuk bëri pjesë në as një ekstrem, por zgjodhi, jetoi dhe këshilloi rrugën e mesme. Padyshim që në çdo punë e mesmja është zgjidhja më e mirë. Ne si myslimane më shumë se kushdo tjetër duhet të jemi në këtë rrugë, duke ndjekur shembullin e më të përkryerit të njërëzimit, Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të", tha znjsh. Lika



Takimi i cili u zhvillua në ambientet e xhamisë së Parrucës, u hap me leximin e disa ajeteve nga Kur'anit Famëlartë nga përfaqësuesja e kësaj zyre, Ana Haxhiu. Gjatë kësaj vizite përfaqësueset e Zyrës së Gruas kanë zhvilluar edhe një takim në Medresenë e Shkodrës si dhe Xhaminë e Ebu Bekrit.

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote