Index -> Të Ndryshme ->

Fuqitė e mėdha kundėr rezolutės serbe

Shumica e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë kundërshtuar rezolutën që Serbia e dorëzoi dje...

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Shumica e anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e kanë kundërshtuar rezolutën që Serbia e dorëzoi dje për ta proceduar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shkruan gazeta “Blic”, bazuar në burimet e saja diplomatike.

Fuqitë e Mëdha, sidomos shtetet si Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë vlerësuar se teksti i rezolutës serbe është i papranueshëm pasi në të thuhet se Serbia dhe Kosova duhet të vendosin “dialog për të gjitha çështjet e hapura”. Sipas këtyre vendeve, siç shkruan “Blic”, të cilat e kanë njohur ndër të parat pavarësinë e Kosovës, është dashur të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime për çështje teknike” e jo për të “gjitha çështjet e hapura”.

“Është dashur të specifikohet qartë, pasi për Serbinë çështje e hapur është edhe ajo për statusin, ndërkohë që ne vlerësojmë se:
Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, dhe se nuk mund të ketë bisedime për statusin e saj”, citon e përditshmja serbe “Blic” një diplomat të huaj të mirinformuar.

Serbia ia ka dorëzuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tekstin e rezolutës së re për Kosovën, me të cilën sipas medieve serbe, nuk përmenden negociatat për statusin, por theksohet se “secesioni është mënyrë e papranueshme për të fituar Kosova sovranitetin territorial”.
“Me rezolutë, Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i propozohet konkluzioni rreth mendimit këshillëdhënës të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë.

Shtetet e Bashkuara dhe shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, sipas medieve serbe, kanë insistuar që në tekst të rezolutës serbe të precizohet se bëhet fjalë për “bisedime teknike mes Beogradit dhe Prishtinës”, gjë që edhe ato vet e përkrahin./zëri/

Për Radion Islame : Sabri Selmani, Gjermani
E enjte 29 Korrik 2010
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising