| Index -> Islami -> | ||||||||||||||||||
Ramazani nė derė po troket...a je gati...?! |
||||||||||||||||||
|
||||||||||||||||||
|
Ky muaj është një shans i madh për besimtarin që ta rifreskoj dhe ta riparoj anën e tij trupor dhe atë shpirtërore...
Kjo mundësi i jepet çdo besimtari për çdo vit por a e mendojmë se kjo mund të jetë mundësia e fundit që na është ofruar?!! A e mendojmë se kjo është premiera për ta fituar biletën e hyrjes në xhenet nga dera er-Rejan(dera e posaçme vetëm për agjëruesit)?!! Por edhe për ty o vëlla që jetën tënde e kalove në harame e ndyrësira po tu afrohet mundësia që ti përmirësosh lidhjet e tua me Allahun Krijuesin tënd dhe të gjithësisë... Thotë Muhamedi a.s.: "Kush e agjëron Ramazanin me besim të plot në Allahun dhe në shpërblimin e tij i falen gjynahet e kaluara "(Transmeton Buhariu dhe te tjerët) Është koha ta prishësh kontratën që e ke lidhur me shejtanin e mallkuar tash e disa vite, a nuk e sheh që familjen ta ka shkatërruar,shoqërinë ta ka shfrenuar e ty të ka rraskapitur e të ka lodhur... a nuk po e heton që të ka futur në humnerë e të ka bërë që ta urresh çdo kënd derisa ke filluar ta urresh edhe veten tënde... e Allahu të ka lajmëruar për këtë : "O ju të cilët besuat, mos shkoni gjurmëve të djallit, pse kush ndjek gjurmët e djallit ai urdhëron për të shëmtuara e të irrituara" (en-nur 21) Fillo kontratën e re me Allahun në këtë muaj të bekuar, liroje veten tënde nga kjo errësirë që po të ngulfat çdo natë e po të rëndon çdo ditë... Sa bukur do të ishte sikur çdo njeri nga ne,ta marr një laps dhe një flet dhe ti shkruaj në fillim të këtij muaji mangësitë e tij, dhe në fund të ramazanit ta hapë këtë flet dhe ta shikoj se a e kemi lejuar që freskia e ramazanit të ndikoj në zemrat tona... Dhe nëse rezultati është pozitiv atëherë të uroj për shpërblimin e fituar sepse Allahu të ka garantuar për këtë shpërblim : " çdo vepër e birit të Ademit është për të përveç agjërimit,ai është për Mua dhe Unë shpërblej për të" (transmeton Buhariu dhe Muslimi ) Por nëse rezultati është negativ atëherë dije se ke dështuar dhe ndoshta kjo mundësi nuk të përsëritet më... Na mungojnë fjalët ta përshkruajmë begatin e këtij muaji,na mungojnë shprehjet për ta treguar ëmbëlsinë e tij por ai që e shijon do ta ndjej këtë ëmbëlsi thellë në shpirtin e tij... Sa bujar ishte Profeti i Allahut në jetën e tij por bujarësia i shtohej në këtë muaj... Sa shume falej dhe bënte sexhde Muhamedi a.s në jetën e tij, por ibadeti i tij i shtohej në këtë muaj... Sa ëmbël e recitonte Kuranin i Dërguari i Allahut por në këtë muaj ai e shtonte recitimin e tij... Andaj edhe ti o vëlla gjallëroje këtë muaj si asnjëherë më parë, se Ramazani është miku i yt i dashur por nuk do ta kuptosh këtë miqësi derisa të vij dita kur do të kesh tepër nevojë të madhe për të... Rijad Imeri |
||||||||||||||||||
Nga: Sabri Selmani (E Mėrkurė, 28 Korrik 2010 15:49) Pos tjerash muaji i madhërishëm i ramazanit eshte muaj këshillimi për të vepruar mirë.
Ata këshillojnë njëri-tjetrin për falje natën, pasi të kenë fjetur një pjesë të saj, për ruajtjen e lidhjeve farefisnore, për përhapjen e selamit (përshëndetjes), të ushqyerit e të varfërit, mëshirimin e fukarenjve e jetimëve, preokupimin për çështjet e muslimanëve, për mbajtjen e të mesmes në të ngrënë e të pirë, në martesë e në veshmbathje, për bamirësi, për urdhërim për të mira dhe ndalim nga e keqja, për shpejtimin në çdo lloj pune të mirë dhe ruajtjen prej përfundimit të keq të lakmisë.Allahu i Lartësuar thotë:
Dhe po të mos kishte qenë Mirësia e Allahut dhe Mëshira e Tij mbi ju, asnjë prej jush nuk do të kishte qenë kurrë ndonjëherë i pastër prej gjynaheve, por Allahu pastron (udhëzon në Islam) atë që Ai do dhe Allahu është Gjithëdëgjues, i Gjithëditur. [En Nur: 21]. |
||||||||||||||||||



Del.icio.us
Digg
Facebook
Newsvine
Reddit
Technorati









