Index -> Poezi islame ->

Jetimėt !

Poezi islame për jetimët

Share:  Del.icio.us  Digg  Facebook  Newsvine  Reddit  Technorati

Ti je unë ...
Dhe unë jam ti
Një fat na përcolli në jetë
Dhe për njëri-tjetrin kemi dashuri

Të kam dashur ende pa të ditur
u duket absurde njerëzve kjo
Por unë një njeri krejt si ti
E kam ndjerë dhe e kam kërkuar kudo

Na ka fshehur Allahu
Të mos njihemi kohë të gjatë
Gjersa i shkruari fat po na afrohej
Iu shfaqëm njëri-tjetrit nga i Lumi dhuratë

Përshëndetje selami
Këmbyem të parat fjalë
Dhe veç fjalë lumturie do të kemi
Gjersa shpirti të na ketë dalë

Synojmë me fe të jemi bashkë përherë
Edhe kur pas ta lëmë dynjanë
Atje ku qysh në vegjëli tonë
Shkuan prindërit tanë

Edhe ata i gëzohen lidhjes sonë
Prej andej e bekojnë
Dhe bëjnë lumë për ne
Kur fenë e lumturinë na e diktojnë

Unë e dija prej kohe për babanë
Dhe ia vuajta mungesën ngapak për çdo ditë
Ty të erdhi lajmi për nënën pas shumë kohe
Ndaj e përjeton më rënd dhe edhe mua më mërzit

Por unë të premtoj që si tash,
E dashur Alejna , gjithë jetën sa të jem gjallë
Do të përpiqem me krejt qenien
Të të jem zëvendësim për çdo gjë që ti ke mall

Ferid Sulejmani
 
 

RadioIslame LIVE

Advertising