Indeksi -> Hutbe -->

Dėmėt e drogės

Ligjërata jonë “Dëmet e Drogës” synon që xhematit tonë shqiptar kudo që gjenden, t’u ofrojmë njohuri kur’anore mbi vlerën që Allahu xh.sh. i ka kush­tuar qenies njerëzore, duke e këshilluar atë që të qëndrojë sa më larg dukurive shkatërruese. Prej tyre llogaritet droga dhe dëmet e saj.

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu, s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka Zot tjetër përveç Allahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

Allahu i Madhërishëm në Kur’an citon:

“...mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”[1]

Synimet e Ligjëratës

I nderuar xhemat


Ligjërata jonë “Dëmet e Drogës” synon që xhematit tonë shqiptar kudo që gjenden, t’u ofrojmë njohuri kur’anore mbi vlerën që Allahu xh.sh. i ka kush­tuar qenies njerëzore, duke e këshilluar atë që të qëndrojë sa më larg dukurive shkatërruese. Prej tyre llogaritet droga dhe dëmet e saj.

T’u mësojmë vëllezërve tanë se shejtani i mallkuar punon pandërprerë në këtë drejtim duke i zbukuruar atij mëkatin dhe më pas e bënë atë të zhgë­nje­het, por që kjo nuk do t’i bëjë fare dobi.

Gjithashtu si synim tjetër është edhe urtësia e ndalimit të drogës dhe e llojeve të tjera narkotike, duke u munduar që gjatë shtjellimit dhe studimit të këtij fenomeni vdekjeprurës të përmendim ca pika.

Ligjërata në fjalë ka si synim që në pika të shkurtra të përmbledhë dëmet që shkakton konsumimi i drogës.

Gjetja e formave efikase për parandalimin e rinisë nga kjo dukuri e shëm­tuar dhe largimi nga kjo humnerë që ka kapluar rininë islame përgjithësisht dhe atë shqiptare veçanërisht.

I nderuar xhemat, feja islame i ka kushtuar një rëndësi të madhe pastërtisë së jashtme dhe asaj të brendshme të njeriut. Nga të gjitha këto pastërti bënë pjesë edhe largimi nga rrugët e ndyra, siç janë droga, alkooli, prostitucioni. Në këtë ditë të madhe xhumaje, kemi rastin t’u prezantojmë një temë e cila hynë në grupin e temave aktuale, që është dëmet që sjellë droga. Gjatë kësaj ligjërate do të orvatemi që në mënyrë koncize të shpalosim disa nga dëmet që kjo du­kuri vdekjeprurëse po i merr të rinjtë tanë me vete. Ky është një fenomen i pa­ndashëm i cili ka tronditur mbarë vendet më me perspektivë. Me nocionin “drogë”, nënkuptojmë të gjitha substancat që veprojnë në sistemin nervor të qe­lizave të njeriut, të cilat tjetërsojnë sjelljen e tij, hapin fenomenin e intole­ran­cës dhe më pas shkaktojnë varësi fizike dhe psikike. Sot në botë, qoftë në bo­tën islame apo atë joislame, punohet pandërprerë në këtë drejtim, në më­nyrë që t’u jepet fund të gjitha llojeve të drogave.

Vëllezër besimtarë

Droga është një dukuri jashtëzakonisht e rrezikshme, e cila shkatërron shën­detin e njeriut pa mëshirë fare. Prandaj nga ne kërkohet që kësaj dukurie të shëmtuar t’i themi stop dhe njëherë e përgjithmonë ta mbajmë shoqërinë larg dhe të distancuar nga të gjitha rrugët që shpien deri te porta e saj e pa­kthyesh­me. Shumë vende të botës i japin rëndësi të madhe informimit adekuat e me kohë popullatës së tyre duke raportuar për veprimin e rrezikshëm të konsu­mues­ve të drogës. Gjithashtu, rëndësi të veçantë i kushtojnë edhe gjetjes së ila­çeve shëruese apo metodave për shërimin dhe mjekimin e narkomanëve në mënyrë që t’i shmangen dhe të mos bëhen të varur nga llojet e ndryshme të drogës.

Është me rëndësi që t’u tregojmë, i nderuar xhemat se, droga apo dëmet që sjell kjo sëmundje, në të shumtën e rasteve janë dukuri të vështira për t’u kup­tuar dhe si e tillë nëse nuk marrim masa në fillim të infektimit të pacientit, është e vështirë që të zgjidhet ky problem dhe njëherazi është e rrezikshme me karakter epidemiologjik e cila e shkatërron shumë shëndetin e të rinjve tanë ko­sovarë në kohën më të mirë të jetës së tyre.

Të nderuar vëllezër muslimanë

Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse një gjë e tillë do të lu­lë­zonte në rrethin ku ju jetoni? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit kur një i afërmi juaj, djali, vëllai, motra apo shoku juaj të ishte konsumues i drogës? Keni menduar ndonjëherë se si do të reagonit nëse juve personalisht do t’u vinte dëshira për ta provuar një gjë të tillë? Të gjitha këto dhe pyetje të tjera të cilat tashmë sillen në mendjet e njerëzve, duhet ta dinë se nëse sot nuk është prekur dikush nga të afërmit e tij, atëherë le të presë se nesër do të vijë dhe radha e atij. Po, kështu ndodh nëse të gjithë ne heshtim dhe nuk marrim ndo­një masë parandaluese ndaj këtij fenomeni vdekjeprurës. Nuk ka dyshim se konsumuesit e drogës, në fillim ndjejnë një kënaqësi shpirtërore. Në fakt duke mos gjetur shprehje tjetër për ta definuar, të rinjtë këtë ndjenjë e quajnë si një lloj kënaqësie. Por e vërteta qëndron krejt ndryshe, për arsye se rrugët e këqija nuk posedojnë norma, ato janë të këqija dhe çfarëdo norme që të për­dorësh prapë se prapë janë norma për aplikimin e rrugës së keqe. Në vazhdim do të cekim disa simptoma të cilat duken tek fëmija apo i riu që konsumon droge:

1. Konsumuesi ndryshon sjelljet e tij

Vërejmë se fëmija fillon të përdorë fjalor të ndyrë apo në shtëpi kthehet në orët e vona të natës. Morali i tij dita-ditës vjen duke u prishur. Nata për të bë­het ditë, e dita natë. Shoqërohet me njerëz të shkujdesur. Nuk interesohet për pamjen e tij dhe kërkon para të shumta. Shfaqja e këtyre dukurive tek fëmija, dëshmon se ata janë infektuar me virusin e drogës.

2. Konsumuesi i drogës nuk i respekton prindërit

Studime të shumta kanë vërtetuar se si rezultat i mosrespektimit të prindërve është konsumimi i drogës. Fëmija nuk ka mundësi që gjatë kësaj periudhe të vërejë dallimet në veten e tij, por familjarët këtë ndryshim mund ta hetojnë që në ditët e para dhe nga ta kërkohet që menjëherë të ndërhyjnë në spital dhe më pas të punojnë me fëmijën.

3. Guximi i tyre i tepruar

Konsumuesi i drogës si synim të parë dhe të fundit ka kënaqësinë e tij shpir­të­rore, respektivisht blerjen e dozës e cila dëmton rëndë shëndetin e tij dhe e çon atë buzë një gremine. Kjo pikë, është nga më të rrezikshmet, dhe po qe se nuk jemi të vetëdijshëm, atëherë përdoruesit do të mbarojnë me vdekje, për arsye se shumica prej tyre marrin doza të tepërta dhe si rrjedhojë gjejnë vdekjen.

Cilat janë dëmet e drogës?

Nuk duhet harruar se gjetja në mëkate sjell shumë të këqija si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Kur them mëkate, kam qëllim mëkatet e mëdha, nga­se përdorimi dhe konsumimi i drogës bënë pjesë në grupin e mëkateve të mëdha.

Droga si fenomen shkatërrues, sjell me vete dëme të mëdha dhe fatale. Fi­lli­misht ajo e largon njeriun nga dini (feja) e tij, pra personi i cili gjendet në këtë rrugë, nuk mundet që në të njëjtën kohë të bëjë mirë edhe keq, ngase e keqja dhe e mira nuk mund të bashkohen, veçanërisht kur kemi të bëjmë me një du­kuri të shëmtuar siç është droga.

E nxit atë edhe në mëkate të tjera, siç është vjedhja, amoraliteti, mbytja e nje­rëzve pa faj.

Çrregullime të ritmit të zemrës, dhimbje kardiake, rritje e shtypjes së gja­kut, pamjaftueshmëri frymëmarrje, dhimbje koke, dhimbje barku, ndjenja e të vje­llit, ulja e imunitetit të organizmit, impotencë tek meshkujt, sterilitet tek femrat.

Vetëvrasje.Sot në botë nga vetëvrasja vdesin më shumë njerëz se sa nga luftërat, rreth një milion për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të Shën­de­të­si­së, në çdo 40 sekonda, diku në botë dikush bën vetëvrasje. Në çdo njëzet mi­nu­ta ndodhë nga një vetëvrasje në SHBA, në çdo tre minuta ndodhë nga një ve­tëvrasje në mesin e femrave në Kinë. Në Shqipëri raportohen 1500 ve­tëvrasje në vit. Të dhënat statistikore nga Shërbimi Policor për vetëvrasjet në Kosovë tregojnë se në vitin 2000 kanë ndodhur 33 vetëvrasje, 59 në vitin 2001, 48 në vitin 2002, 67 në vitin 2003, 63 në vitin 2004, 53 në vitin 2005, 33 në vi­tin 2006, ndërsa për tetë muajt e parë të vitit 2007 kanë ndodhur gjithsej 33 vetëvrasje.

Narkomanët janë persona të pasigurt dhe posedojnë humor jostabil, ata ndihen mirë vetëm gjatë konsumimit të drogës. Ndërsa kur mbeten pa drogë, do të shohim se ata shkaktojnë probleme dhe tollovi duke thyer dhe shkatë­rru­ar gjëra në shtëpi. Në të shumtën e rasteve ata rrahin edhe anëtarët e famil­jes duke mos qenë të vetëdijshëm për veprimet e tyre.

Droga shkakton dëme të mëdha edhe në aspekte të tjera të jetës së tyre, veç­mas kur kjo merr përmasa. Pra përdoruesit dhe konsumuesit e drogës janë nje­rëz me pasoja psikike dhe si rrjedhojë ata i gjejmë edhe në vjedhje, pros­ti­tu­cion, kriminalitet. Me një fjalë, dëmet që sjell ky fenomen shkatërrues bënë që konsumuesin ta shkatërrojë në të gjitha format.

Varfëria.Konsumuesit e drogës zakonisht mbarojnë në rrugë. Pasi të humbin të gjitha shpresat se familja nuk është në gjendje që t’i ndihmojë për të blerë dozës, ata fillojnë të shesin çdo gjë me vlerë vetëm për të fituar ca të holla për të blerë dozën e tyre, pra, duke vepruar në këtë mënyrë ata shkatërrojnë ekonominë familjare.

Si t’i parandalojmë të rinjtë nga ky fenomen shkatërrues dhe vdekjeprurës?

I nderuar xhemat!

Allahu i Plotfuqishëm në shumë ajete kur’anore jo vetëm që porosit të lar­go­hemi nga droga apo llojet e saj, por na porosit që të qëndrojmë larg çdo rru­gë të tillë. Të droguarit janë jetëshkurtër dhe pikëllohesh kur sheh se të rinjtë nuk ikthehen rrugës së Allahut, në të cilën do të gjejnë mbështetjen dhe shpre­sat për të jetuar. Allahu xh.sh. thotë:

“...mos e hidhni veten në rrezik dhe bëni mirë, se me të vërtetë Allahu i do bamirësit.”[2]

Padyshim se droga është nga më të rrezikshmet, prandaj, gjendja e tyre mund të ndryshojë nga rrënjët vetëm atëherë kur të jemi të qartë dhe të bin­dur për detyrat tona ndaj fëmijëve dhe duke zbatuar metodat vijuese, të cilat pa mëdyshje i ndihmojnë të rinjtë që të largohen nga kjo rrugë e shtrembëruar:

1.T’i vëzhgojmë fëmijët dhe të rinjtë se me kë shoqërohen, me një fjalë, t’i ndalojmë nga shoqëria e keqe.

2.T’i ofrojmë atyre edukatë fetare islame; t’u shpjegojmë rreth moralit dhe ndikimit të tij në shoqëri. T’i mësojmë rreth vlerave dhe dhuntive që Allahu i Gjithmëshirshëm na ka dhuruar, e në veçanti mendjes dhe intelektit.

3.Të punojmë me të rinjtë vazhdimisht derisa të arrijnë moshën e pjeku­ri­së, pasi kjo konsiderohet si faza dhe periudha më e nxehtë ku i riu mund të mashtrohet shumë lehtë.

4.Parandalimi i tërësishëm dhe mënyra e vetme për t’u larguar nga du­ku­ritë e shëmtuara, është mbështetja tek Allahu xh.sh., dhe respektimi i urdh­rave dhe obligimeve fetare në veçanti. Këtu duhet cekur, se masa më efikase në këtë drejtim është pikërisht edukata fetare, sepse i riu i cili edu­kohet në këtë frymë assesi nuk do të mund të bie në gracka të tilla të rrezikshme të cilat kanosin jetën e tij.

5.Edukata familjare. Familja e zgjeruar do të ndihmonte në ruajtjen e ri­ni­së në binarë të drejtë. Shkolla, një vatër e dijes ku duhet të shfrytëzohen të gjitha mundësitë për mbrojtjen e rinisë nga dukuritë negative. Pra, të gjithë duhet të jemi kontribuues të ruajtjes së rinisë, pasi ata janë drej­tues të së nesërmes.

6.Ndërtimi i programeve arsimore për këtë qëllim dhe prindërit duhet të informohen thellësisht, të kuptojnë problemin dhe t’ia komunikojnë fë­mi­jëve. Në vendin tonë ende nuk është thyer akulli që raportet prind-fë­mijë të jenë ashtu siç porosit Allahu dhe i dërguari i Tij, Muhammedi [alejhis­selam. Me një fjalë, fëmijët nuk ndihen të lirë që problemet e tyre t’i ndajnë me prindërit si rezultat i frikës dhe mentalitetit naiv dominues të kosovarëve.

7.Prej çdo prindi, mësuesi, edukatori, polici kërkohet që t’i kurojë përdo­rue­sit e drogës, duke e shikuar problemin në një dritë realiste bashkë­kohore.

Në fund e lusim Allahun e Madhërishëm që të na ruajë nga çdo rrugë e ke­qe dhe të na bëjë prej grupit të mirë të njerëzve të cilët do të shpërblehen me xhenetet e Tij të larta. Amin!

Mr.Fehim Dragusha

--------------------------------------------------------------------------------

[1]Kur’ani, El-Bekare; 195.

[2]Kur’an, El-Bekare; 195

2 komente

  • All-llahu ju shpërbleft, rinia ka shum nevoj për këto kshilla në kto kohë të vështira e sidomos për fmit që po rriten në perendim, kukshilla e prindit nuk dikon fare sidomos ata fëmij të cilët rriten pa babë, sepse All-llahu ka dasht kshtu, All-llahu na i rujt kta fmij. Eselam Alejkum

  • All-llahu e shperbleft hoxhen e nderuar

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top
    Hyrje



    Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “Gafere”, e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “Gifara”, ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë se Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i Xhehenemit në botën tjetër.



    Kështu, shohim se fjala “Es-stagfirull-llah!” nënkupton: ”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj, të lutem m’i mbulo dhe më ruaj nga skandali.”



    Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame



    Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:



    Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit të Madhërishëm t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është edhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve të tua. Ai është edhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.



    Për këtë, fjalët “Es-stagfirull-llah!” janë fjalë që profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe profetët e mëparshëm, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu [alejhis-selam] thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuh: 10)



    Vetë Ibrahimi [alejhis-selam], teksa lutej, thoshte: “Është Ai që më krijoi dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Esh-Shuara: 78-82)



    Ibrahimi [alejhis-selam] i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe të ujit.



    Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo ditë thoshte 70 herë “Es-stagfirull-llah!”.



    Tregojnë shokët e tij: ”Në një kuvend të vetëm, i numëronim Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Es-stagfirull-llah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty, o Zot!”



    Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru, pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.



    Sureja El-Bekare përfundon me fjalët: ”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.” (El-Bekare: 286)



    El-Gafuru të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i Xhehenemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të mbulojë edhe në botën tjetër. Nëse All-llahu i Madhërishëm do të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do t’i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?



    Falja dhe mbulimi i gjynaheve është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (En-Nisa: 48); “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (El-Enbija: 23)



    Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kur’an: “Ai tha: “Zoti im më fal mua.” Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe Mëshirëplotë.” (El-Kassas: 16) Kurse emri El-Gaffar është përmendur pesë herë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është Falës (Gaffar).” (Nuh: 10); “Unë jam Falës (Gaffar) për atë që beson e udhëzohet...” (Ta Ha: 82) Kurse emri El-Gafir përmendet vetëm një herë. “Falës (El-Gafir) i gjynahut dhe Pranues i pendimit.” (El-Gafir: 3)



    Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin El-Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit El-Gaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.



    Me këtë, sikur All-llahu i Madhërishëm kërkon të na qetësojë se, sado të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.



    Që t’i mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.



    Tregon Ebu Dherri [radijall-llahu anhu]: ”Dola një natë me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha: ”Më prit këtu, derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak, ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Më pas heshti dhe përsëri tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool?!” Pasi u kthye i thashë: ”U vonove, o i Dërguar i Zotit dhe, teksa ktheheshe, të dëgjova të pyesje: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më tha: ”Përgozoje umetin tënd se Zoti do t’ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Xhibrili [alejhis-selam] më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë edhe ai më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”



    Në një hadith Kudsij, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje, Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri bëri një gjynah dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë.” Zoti i thotë: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti i thotë përsëri: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti përseri tha: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im, përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”



    Ne kemi nevojë që All-llahu i Madhërishëm të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë mëkatet. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.



    Falja dhe mëshira e Zotit është edhe për jobesimtarët. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara.” (El-Enfal: 38) Kur e dëgjuan shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti i Madhërishëm këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e All-llahut të Madhërishëm.



    Madje, jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t’u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do t’u falë.” (El-Enfal: 70)



    Po të shohësh me vëmendje në Kur’an, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit të Madhërishëm, përmenden edhe gjynahet e mëdha. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja.” (Ibrahim: 10)



    Ajeti: ”Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (El-Gafir: 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e All-llahut të Madhërishëm. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur, ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse All-llahu i Madhërishëm në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha banorëve të Mekes, të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...: ”Shkoni se jeni të lirë!” - dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.



    Nëse ti, o vëlla dhe o motër, i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i Xhehenemit, por edhe të shpërblen dhe të nderon.



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: ”Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e preokupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret.”



    Shkoi një njeri tek Hasan el Basriu dhe i tha: ”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha: ”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha: ”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë, çfarë duhet të bëjmë?” Hasani edhe atij iu përgjigj: ”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha: ”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha edhe këtij: ”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha: ”O imam i nderuar! A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu: ”Jo, për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin: ”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “Es-stagfirull-llah!”) , se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh: 10)



    Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin e Madhërishëm do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe, të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka dashur vetë All-llahu i Madhërishëm që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin, nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.



    Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, All-llahu i Madhërishëm i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij: ”Filani ka vepruar këtë gjynah.”



    A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahu ke vepruar një natë më parë?! Vallë, sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhërishëm t’i ka mbuluar?



    El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por edhe për të mirat. Ai e ka fshehur Natën e Kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranohen lutjet në ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutesh t’i pranon lutjet. Kjo, me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as edhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.



    Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do t’i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët e tu, komshinjtë dhe vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ne e kopjonim atë që vepronit.” (El-Xhathije: 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz që do t’u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.



    Por nëse emrin El-Gaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. All-llahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos të dëgjojnë njerëzit e tjerë). Më pas i thotë: “A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin?” Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “O Robi im, Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë t’i fal ato tani. Shko, o robi Im, pasi nuk do të poshtëroj para krijesave.”



    El-Gaffari i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu]. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri [radijall-llahu anhu] iu përgjigj: ”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi e hetuan, panë se ishte hera e tetë që ai vidhte.







    Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Të gjithë umetit tim do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë haptazi.” Shokët e tij e pyetën: ”Si është kjo, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: ”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregojnë të tjerëve se ç’kanë vepruar një natë më parë.”



    Për shkak se Zoti i Madhërishëm e pëlqen t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej haptazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë haptazi në publik, saqë e shohin katër veta.



    Një herë tjetër, vajtën katër dëshmitarë dhe, pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që m’u duk si burri i saj. Atëherë Umeri [radijall-llahu anhu] i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje me kamxhik.



    Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandale dhe jetën private të personave të ndryshëm:



    “Ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti di dhe ju nuk dini.” (En-Nur: 19)



    Kurse një herë tjetër, vetë Umeri [radijall-llahu anhu] i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha: ”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] e pyeti: ”O Prijësi i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha: ”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri: ”O Prijësi i besimtarëve, nëse do t’ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje me kamxhik.”



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në Xhennet dhe nuk do e shijojnë aromën e tij, megjithëse ajo ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën: ”Kush janë këta, o i Dërguari i Zotit?” Ai u përgjigj: ”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë edhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”



    Kjo, pasi këto bëhen haptazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh, o motër, se kështu e zemëron All-llahun e Madhërishëm !







    Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?



    Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë e në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i Xhehenemit, shkoji All-llahut të Madhërishëm me shumë vepra të mira dhe të mëdha.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vendosi ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë Kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].



    Hatib ibnu Ebi Beltea u dërgoi një letër Kurejshëve, ku u tregonte se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante: “Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të Kurejshëve. I Dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”



    Letrën ia jep një gruaje, të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë Ebu Sufjanit.



    Në këto çaste zbret Xhibrili [alejhis-selam] dhe i tregon Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili [alejhis-selam] nuk zbriste vetëm kur Mesazhi Hyjnor ose Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin në rrezik. Në këtë rast, nëse Kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.



    Menjëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dërgon Aliun dhe Zubejrin të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aliu [radijall-llahu anhu] e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori letrën në dorë dhe iu drejtua Hatibit: ”Çfarë është kjo, o Hatib?”



    Umeri [radijall-llahu anhu] nxori shpatën dhe i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!” Por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”Lëre, o Umer, pasi All-llahu i Madhërishëm u ka thënë atyre që morën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea [radijall-llahu anhu] kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kuptoi se një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.



    Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vdekje. Por profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se një nga cilësitë e All-llahut të Madhërishëm është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.



    Nëse ke gjynahe dhe shumë të meta, o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për Islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kifont-size: 12pt; font-family: (El-Bekare: 286)quot;serif lang=/pjametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: “Këtë e kam bërë për fenë Tënde, o Zot.”



    Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.



    Veprat e mira ndërmjetësojnë tek All-llahu i Madhërishëm për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kur’ani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit... shtoje llogarinë e punëve të mira.



    Ibnu Tejmije thotë se Musai [alejhis-selam] gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar All-llahu i Madhërishëm dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë All-llahu i Madhërishëm e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo, pasi ai kishte qëndruar para Faraonit dhe i kishte folur për Zotin e Madhërishëm. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta [alejhis-selam] e zermëroi All-llahun e Madhërishëm një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi [alejhis-selam] nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai [alejhis-selam]. Dhe ajo që e nxori Junusin [alejhis-selam] nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.



    Kur Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu] mori përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani [radijall-llahu anhu], do t’i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.



    Nëse kërkon të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit të Madhërishëm. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty, o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.







    Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?



    Si fillim duhet të bësh disa gjëra: 1- Vepro vepra të mëdha dhe të mira. 2- Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”Es-stagfirull-llah!” 3- Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që All-llahu i Madhërishëm të mbulojë ato të tuat. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti i Madhërishëm do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”; “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”



    Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj se nuk ishte fati yt.



    Shohim sot se mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Mos i lëndoni robërit e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllait të tij musliman, Zoti i Madhërishëm do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë edhe në mesin e shtëpisë.”



    Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: ”O i Dërguari i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”A nuk e mbulove qoftë edhe me rrobën tënde?”



    Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.

    El-Gafuru (Gjithėfalėsi)

    Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët e përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Në këtë temë do të flasim rreth këtyre çështjeve kryesore:

    1. Hyrje.

    2. Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame.

    3. Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi.

    4. Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?

    5. Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?