Prim.dr.med.sc.Ali F. Iljazi

Një artikull rreth jetës dhe veprës së Dr. Ali Iljazi që është botuar në gazetën "El-Hajat" të Kajros, Egjipt.

Dr. Ali Iljazi, arritjet e tij në fushën e mjekësisë dhe të shkencës Vërtetë mrekullitë shkencore të Kur'anit janë një det i pa fund i cili nuk mund të arrihet nga asnjë dijetarë dhe nga asnjë nga njerëzit, për shkakun se Kur'ani është libër i zbritur nga All-llahu xh. sh. dhe askush nuk mund ti dijë qëllimet dhe kuptimet e tij në mënyre të prerë përveç atij që e ka zbritur.

Ndërsa fusha e mjekësisë është një fushë shumë e vështirë për kërkime, dhe vështirë e arritshme, nuk mund të arrihet në dije të thella në te përveç nga persona të jashtëzakonshëm dhe profesionist të cilët shpenzojnë vite të tëra në mësimet e sajë, në kërkimet mjekësore gjithherë duhet vepruar me kujdes dhe përvojë. .

Kosova është shtet që gjendet në territorin e Ballkanit, një vend me një kulturë dhe civilizim të lashtë, e përparuar në shumë fusha dhe lëmi të ndryshme, shqiptarët e Kosovës kanë nxjerrë dijetarë të dalluar në të gjitha lëmit, u dalluan shumë dijetar në lëmin e shkencave dhe në fushën e mjekësisë duke i dhënë shumë kësaj shkence dhe duke lënë gjurmë të pa shlyera në shkencën e mjekësisë, duke bërë që shkenca e mjekësisë në Kosovë të mbetet në jetë falë këtyre dijetarëve gjenial. Nga kjo kuptohet se dijetarët dhe mendimtarët e Kosovës janë në një shkallë të lartë të kulturës dhe mendimit, çështje si këto bëjnë të ditur se Kosova e ka merituar plotësisht pavarësinë e saj e cila u shpall para pak ditësh.

Në historinë e re të Kosovës shkëlqyen si yjet dijetarët profesionistë në të gjitha drejtimet e shkencës , u dalluan udhëheqësit, mendimtarët, dijetarët, mjekët, nga më të dalluarit ishte edhe dijetari dhe mjeku i madh dhe i veçantë Dr. Ali Iljazi i cili falë aftësive të tija , përpikërisë së tij dhe përvojës së tij , bënë zbulime të reja për mjekësinë vetëm e vetëm që ti shërbej Kosovës dhe popullit të saj të lashtë, nuk u mjaftua vetëm me kaq por bëri kërkime edhe në fushën e mjekësisë islame, po ashtu shkroi edhe në lëmin e mendimit dhe qytetërimit islam, duke i treguar botës se dituria nuk është e kufizuar, e bëri të qartë se dijetarët e Kosovës kanë forcë dhe prirje në shkenca të ndryshme, se Kosova i ka mundësitë që të bëj shpikje dhe zbulime edhe në shkencat e vështira. Realiteti qëndron se Dr. Ali Iljazi është shembull nderi dhe dijetar i dalluar në dituri të përgjithshme dhe ka forcë dhe aftësi për zbulime, ka merita që e bëjnë konkurrent me librat e tij dhe punën e tij të dalluar edhe jashtë kufijve shtetëror.

Dr. Ali Iljazi, lindi në Gjakovë në vitin 1949. Rrjedh nga një familje me ndjenja fetare e kombëtare. Nga kjo familje pati 20 hoxhallarë dhe shtatë myderriz të dalluar që shërbyen në Medresenë e Madhe të Gjakovës afro 280 vite me radhë. Që në vegjëli u dallua në mjekësi dhe në mësime Dr. Ali F. Iljazi, shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, pastaj u regjistrua në fakultetin e mjekësisë në Sarajevë të cilin e përfundoi në vitin 1973. Për suksesin e arritur gjatë studimeve u dekorua me "Shenjen e artë të Universitetit", si studenti më i suksesshmi dhe më i dalluari në Universitet. Pastaj mori titullin e magjistraturës në të njëjtin Universitet, ndërsa në vitin 1988 mbron titullin e doktorit me sukses të lartë. Për herë të parë ishte ai që zbuloi në ish-Jugosllavi dhe Evropë testimin me karbakol si një test bronkoprovokues më sensitiv (Dose-response curve - PD100 Raë). Konsiderohet nga mjekët e parë në Kosovë që aplikoi testimin provokues me pluhura organike. Deri më sot ka botuar mbi 80 punime shkencore nga lëmi i mjekësisë, të botuara këto nëpër revista të ndryshme në lëmin e testeve provokuese me pluhura organike.

Krahas veprimtarisë mjekësore Dr. Ali Iljazi merret edhe studimin e Kur'anit fisnik nga këndvështrimi shkencor dhe lidhjet në mes ajeteve të Kur'anit fisnik dhe ligjeve natyrore ne gjithësi, nga kjo lëmi ka publikuar mbi 800 punime shkencore të botuara në revista të ndryshme në Kosovë , Maqedoni e në ish Jugosllavi dhe në shtete tjera të Ballkanit, këto punime shkencore janë publikuar edhe në Web faqe të ndryshme në internet. Që nga viti 1988 në mënyrë aktive ka marrë pjesë në ligjërata dhe tribuna shkencore në lëmin e mjekësisë veçanërisht andej kah flitet gjuha shqipe. .

Nga viti 1990-1995 ka qenë kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës. Ndërsa nga viti 1999 deri në vitin 2001 ishte kryeredaktor i revistës "Frymëzimi", në Gjakovë, po ashtu është anëtar i bordit të revistës "Univers", në Tiranë.

Deri më tash ka botuar këto libra:

"Testet bronkoprovokuese në diagnostiken e hiperaktivitetit bronkial" - "Agjërimi nga aspekti kur'anor, edukativo-arsimor, moral, social dhe mjekësor" - "Aspekte shkencore në Kur'an" - "Kur'ani dhe shkenca bashkëkohore" - "Kur'ani famëmadh nga këndvështrimi shkencor" - "Tregime për Muhammedin a. s. " - "Ibn Kajjim Xhevziu-Mjekësia e të Dërguarit Muhammed a. s. " - "Kur'ani prijatar i shkencës" - "Imam Xhelaluddin es Sujutiu-Mjekësia Profetike" - "Trajtesa të zgjedhura islame dhe shkencore (4 vëllime)" - "Imam GAZALIU - Ripërtëritja e shkencave fetare - IHJA ULUMID-DIN - librat 1, 2, 3 dhe 4" - "Shkëndija të urtësisë" - "Etika e edukimit të fëmijëve tanë" - "Emrat e Bukur të Zotit ESMA UL HUSNA" - "Kur'ani mahnitë shkencëtarët" - "Me islam dhe mjekësi drejt shëndetit të mirë" - "Kur'ani dhe embriologjia" .. . , e shumë të tjera, që disa nga këto janë në botim e sipër.

Për punën e tij të palodhshme 35 vjeçare dhe kontributin në mjekësi u dekorua me Medaljen e meritave për popull nga qyteti i Gjakovës, po ashtu u dekorua edhe me Medaljen e artë të Kryqit të Kuq të Kosovës .

Dr. Ali Iljazi tani punon në "Institutin e Mjekësisë ", në Gjakovë, dhe i ka dhënë shumë lëmisë së mjekësisë në territorin e Ballkanit madje edhe mbarë Evropës me zbulimet e tij në mjekësi, ndërsa sa i përket kërkimeve shkencore ka lënë gjurmë të mëdha dhe me vlerë në çështjen e mrekullive shkencore në Kur'anin fisnik.

Prof. Dr. Beqir Ismaili

Nga arabishtja: Zuhdi Hajzeri, Kajro, Egjipt

Per Radion Islame: Sabri Selmani, Gjermani


3 komente

  • No coment!Zoti ta shtofte diturine!

  • Kam lexuar pjeserisht librin e profesorit te nderuar me titull Kurani dhe shkenca bashkekohore, kishte nje shtjellim te shkelqyer te shkences se vertete te bazuar mbi Kur'an dhe sunnet, e vetmja shkence e cila na mundeson ta njohim drejt veten tone ne kontestin e fushes se mjekesise.. Mendoj se profesori i nderuar me punimet e tij shkencore te bazuara mbi Librin e Allahut xh.sh. i ka dhene drite mjeksise shqiptare dhe eshte bere frymezim per shume te rinj qe duan te studjojne mjekesi , por jo me laicitet por me baza te verteta ne librin e vertete....Allahu xh.sh. e shperblefte per punen e bere....

  • Sabri Selmani, Gjerm

    Kam nderin qe isha,jam dhe qe do te mbes deri ne vdekje talebe besnik i Prim.dr.med.sc.Ali F.Iljazi

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top



    Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

    Egoja ēon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar Bashkim Bajraktari

    Egoja çon drejt ndarjes dhe konfliktit familjar