Pozita e familjes nė kėndvėshtrimin Islam

Trajtimi i një problemi nga këndvështrimi Islam, nënkupton referimin në burimet primare dhe unanime të të drejtës islame, Kur’anin dhe traditën profetike, gjegjësisht nxjerrjen e argumenteve nga tekstet e këtyre dy burimeve për t’i mbështetur tezat, vlerësimet dhe përfundimet për çështjen në fjalë. Më pas, vinë në shprehje krahasimet, analogjia dhe analiza e teksteve të ndryshme. Në këtë konsiston metodologjia islame e kërkimit shkencor. Së këndejmi, pozitën e familjes në këndvështrimin islam do ta trajtojmë duke u thirrur në tekste të këtyre dy burimeve, dhe vlerësimi ynë për pozitën dhe rolin e familjes, do të ndërtohet pikërisht mbi reflektimin e këtyre dy burimeve për çështjen në fjalë.

PROLOG

Trajtimi i një problemi nga këndvështrimi Islam, nënkupton referimin në burimet primare dhe unanime të të drejtës islame, Kur’anin dhe traditën profetike, gjegjësisht nxjerrjen e argumenteve nga tekstet e këtyre dy burimeve për t’i mbështetur tezat, vlerësimet dhe përfundimet për çështjen në fjalë. Më pas, vinë në shprehje krahasimet, analogjia dhe analiza e teksteve të ndryshme. Në këtë konsiston metodologjia islame e kërkimit shkencor. Së këndejmi, pozitën e familjes në këndvështrimin islam do ta trajtojmë duke u thirrur në tekste të këtyre dy burimeve, dhe vlerësimi ynë për pozitën dhe rolin e familjes, do të ndërtohet pikërisht mbi reflektimin e këtyre dy burimeve për çështjen në fjalë.

Ndërkaq, familja është definuar si “një grup njerëzish të bashkuar nga lidhjet fisnore, pjestarët e rritur të cilit kanë përgjegjësinë e kujdesjes për fëmijët” (Giddens, 2004:371).

E drejta islame e trajton mirëqenien e njeriut në tre nivele:atë individual, familjar dhe shoqëror. Për këtë, ka siguruar dispozita për mbrojtjen dhe zhvillimin e njeriut në të tre nivelet e përmendura dhe, kjo tregon se islami e sheh zhvillimin e njeriut si tërësi dhe në mënyrë të barasvlershme reflekton me mësimet dhe dispozitat e veta në të tre nivelet për të dokumentuar se islami ka qasje gjithpërfshirëse për jetën dhe rrjedhat shoqërore. Së këndejmi, interesimi gjithpërfshirës i të drejtës islame për jetën e njeriut duke vënë instruksione të përgjithësuara a të detajuara, në kulm të interesimit të vet e ka vënë jetën familjare, e që mbështetet në dispozitat e detajuara të cilat u referohen jetës familjare, gjë që nuk është rast me asnjë sferë tjetër të jetës shoqërore (En-Nexhar, 2005:68).

POZITA E FAMILJES NË ISLAM

Për të sqaruar pozitën e familjes në Islam, do të thirremi në disa tekste nga burimet autoritative islame, që besojmë se do të jenë dëshmi e mjaftueshme për qasjen që i bëhet familjes në mësimet islame.

-Fillimi i gjinisë njerëzore:Për dallim nga teoria evolucioniste, mësimet islame pohojnë se gjinia njerëzore ka filluar prej familjes, gjegjësisht i gjithë njerëzimi kanë prindër, baba dhe nënë, Ademin dhe Havanë. Edhe përskaj asaj se Zoti është i gjithfuqishëm dhe ka patur mundësi që të krijoj një numër të madh njerëzish, vërehet se ka qenë caktim i Zotit që të krijoj fillimisht një mashkull dhe një femër, të cilët i bën bashkëshortë, dhe pastaj prej këtyre dy bashkëshortë, përmes rrugës së njohur të lindjes, të lindin fëmijë e të vazhdoj jeta dhe gjinia njerëzore. Fakti që vetë Zoti vendosi që shumimi i gjinisë njerëzore të bëhet përmes familjes, dhe forma e parë e zanafillës së njerëzimit të jetë pikërisht familja, flet qartë për pozitën e familjes në kënvështrimin Islam. Kjo, ngase fetarisht është e njohur maksima se Zoti në çdo vendim dhe përcaktim të Tij ka një urtësi, e edhe zhvillimi i gjinisë njerëzore nga një familje, gjegjësisht familja e Ademit, babait të njerëzimit, tregon për urtësinë e Zotit në theksimin e vlerës dhe pozitës së familjes. Në Kur’an thuhet:<< O ju njerëz!Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burra shumë e gra.Dhe kinie frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është2 mbikëqyrës mbi ju (1)>>.3 Komentatori bashkëkohor i Kur’anit, Sejid Kutub, përkitazi me këtë ajet ka nënvizuar:”Ky ajet aludon edhe në atë se baza e jetës njerëzore është familja. Ka qenë vullnet i Zotit që kjo gjini në tokë të fillojë me një familje. Fillimisht e krijoi një shpirt, pastaj prej tij e krijoi bashkëshorten e tij, dhe kështu u formua një familje prej dy bashkëshortëve... Sikur të kishte dashur Zoti, në fillim do të krijonte shumë meshkuj dhe femra dhe do t’i bashkonte mes veti, ashtu që do të bëheshin familje të ndryshme që në fillim, pa patur mes tyre farefisni...por deshi Zoti që gjinia njerëzore të fillojë prej një familje...Nisur nga kjo, shihet kjo përkujdesje e madhe ndaj familjes në sistemin islam...”(Kutub, 1993:574).

Me këtë rast, është me rëndësi të nënvizohet fakti se në këtë ajet përmendet edhe gruaja, që është tregues se gruaja në Islam ka rol thelbësor e jo anësor, si që tentohet të manipulohet shpesh herë në opinion. Po në këtë kuptim, edhe në një ajet tjetër kur’anor tregohet gjeneza e njerëzimit nga një familje, gjegjësisht nga familja e Ademit, duke krijuar në këtë mënyrë një klimë tolerance dhe mirëkuptimi mes popujve. Në Kur’an qëndron:<>.4

-Familjet e përmendura në Kur’an: Në drejtim të theksimit të pozitës së familjes në Islam, vlen të përmendet edhe ajo se në Kur’an janë përmendur disa familje, si:familja e Ibrahimit. Familja e Imranit, familja e Davudit etj. Në Kur’an qëndron:<< Allahu e zgjodhi (pejgamber) Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit, familjen e Imranit mbi popujt tjerë (të asaj kohe) (33) Që janë pasardhës njëri prej tjetrit.Allahu dëgjon gjithçka dhe i di të gjitha (34)>>.5 Kështu, përmendet Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili, Davudi dhe Sulejmani, Jakubi dhe fëmijët e tij, etj. Pra, Kur’ani i ka përmendur familjet e këtyre njerëzve të zgjedhur, që tregon për rëndësinë që ka familja në mësimet islame.

-Të dërguarit e Zotit, njerëz familjar: Mesazhi i Zotit tek njerëzit nuk ka ardhur në ndonjë formë magjike, por përmes rrugës natyrore të të deleguarve, gjegjësisht mesazhi hyjnor u ka ardhur njer[zve përmes të dërguarve të Zotit të cilët janë njerëz të zgjedhur nga Zoti për ta kryer këtë funksion madhështor. Në tekstet fetare bëhet thirrje që të dërguarit e Zotit të merren shembull nga popujt e tyre, ngase ata janë dërguar që të jenë bartës të emsazhit dhe në të njejtën kohë të jenë edhe shembull që do të ndiqen nga njerëzit. Po qese analizohet biografia e tyre, do të shihet se ata kanë qenë njerëz familjar, gjegjësisht kanë patur familje, fëmijë dhe bashkëshorte, bile martesa dhe formimi i familjes, nga aspekti fetar, koncipohet si ligj i të dërguarve të Zotit. Në Kur’an qëndron:<< Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e Allahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar (38) >>.6 Po ashtu, Kur’ani flet për tër të dërguar të Allahut të cilët janë lutur për familjet e tyre, si dhe e kanë falënderuar Zotin që ju ka falur fëmijë dhe familje. Ja si e përshkruan Kur’ani lutjen e njërit nga të dërguarit e Zotit, Ibrahimit, paqa e Zotit qëftë mbi të: << Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes (39) O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë! (40) Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria (41)>>.7 Në këtë kontekst, duhet përmendur edhe fakti se Islami aq sa i kushtoi kujdes familjes, jo vetëm që e bëri tipar të të dërguarve të Zotit, por edhe e ndaloi murgërinë dhe ndalimin nga martesa. Adhurimi sipas mësimeve islame, assesi nuk nënkupton distancim nga familja dhe jeta intime me bashkëshorten, bile lidhjen intime legale me bashkëshorte e konsideroi formë të adhurimit marrë parasyshë dobitë e shumta që vijnë prej kësaj, si:vazhdimi i gjinisë njerëzore; largimi nga lidhjet ilegale intime me femra që janë amoralitet; mbrojtja e nderit të njeriut; vënia e lidhjeve familjare mes njerëzve, etj. Transmetohet se i dërguari i Zotit, Muhamedi, paqa dhe mëshira e Zotit qoftë mbi të, ka thënë:”Martesa është tradita ime, e kush largohet nga tradita ime, nuk është në rrugën time”.8

-Mirësia ndaj familjes, vlerë fetare: Poqese kthehemi në traditën profetike, do të gjejmë një varg thëniesh profetike që i referohen familjes dhe kujdesit që duhet patur muslimani ndaj familjes, e që janë dëshmi e qartë për pozitën e familjes në Islam marrë parasyshë se thëniet dhe veprat e profetit Muhamed janë burim i dytë i të drejtës islame. Në fakt, është mjaft indikativ fakti se profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, e ka përvijuar njeriun e mirë si njeri që është i mirë për familjen e vet. Bile këtë e ka shprehur në superlativ. Transmetohet se profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, ka thënë:”Më i miri prej jush është ai që është ma i mirë për familjen e vet, e edhe unë jam ma i mirë për familjen time”.9 Në këtë hadith duhet nënvizuar dy momente:a) Vlerësimi profetik se ma i dobishëm nga njerëzit është ai që është ma i dobishëm për familjen e vet. Kjo është vërtet ashtu, ngase ai që nuk është i dobishëm për familjen e tij, si mund të jetë i dobishëm për tjerët?! Ai që e neglizhon familjen e vet, realisht nuk mund të jetë i dobishëm dhe të përkujdeset për tjerët; b) Praktika profetike e të qenit i dobishëm për familjen e vet. Po ashtu, transmetohet se në një rast tjetër, profeti ka thënë:”Besimtarët me besim më të kompletuar, janë ata që kanë moral më të mirë, e më të dalluar nga ata, janë ata që janë më të dalluar ndaj grave të tyre”.10 Pra, çështja e familjes, edhe atë duke e theksuar kujdesin dhe mirësinë ndaj familjesm ka qenë në qendër të thënieve dhe praktikës profetike.

-Shkurorëzimi vepër e urrejtur: Islami e merr parasyshë natyrën e njeriut dhe problemet të cilat janë të zakonshme të lindin në një familje, e në veçanti mes bashkëshortëve. Nisur nga kjo, Islami e ka lejuar shkurorëzimin si një nga mënyrat për të përfunduar mosmarrëveshja dhe vuajtjet e një çifti bashkëshortor, në rast se absorbohen të gjitha mundësitë për të arritur në marrëveshje. Mirëpo, edhe në legalizimin e shkurorëzimit, Islami e ka patur parasyshë ruajtjen e kompaktësisë së familjes dhe e ka ngushtuar rrugën e mundësisë së keqpërdorimit të kësaj lejese. Kështu, profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, e ka definuar këtë çështje në thënien e tij:”Gjëja e lejuar më e urrejtur te Zoti është shkurorëzimi”.11 Në të drejtën islame, ekzistojnë insturksione se si duhet vepruar në rast mosmarrëveshje mes bashkëshortëve. Shkurorëzimi është opsioni i fundit, e para kësaj duhet kërkuar zgjidhje përmes ndërmjetësve, njerëzve autoritativ, ligjëruesve fetar etj. E gjithë kjo është në drejtim të ruajtjes së familjes dhe shfrytëzimit të të gjitha mundësive sado të vogla që të jenë për pajtimin e bashkëshortëve dhe vazhdimin e kunorës së tyre me qëllim që mos të pësojnë fëmijët dhe të deformohet jeta familjare me ndarjen e bashkëshortëve.

-Ndalimi i prostitucionit dhe homoseksualizmit: Dimenzioni moral është dimenzioni ma i theksuar në Islam dhe Islami dallohet me dispozita konkrete për ta mbrojtur moralin në nivel individual dhe shoqëror. Në këtë drejtim, duhet theksuar se Islami ka ndaluar çdo formë të lidhjeve ilegale jashtë martesore mes meshkujve dhe femrave, si dhe e ka ndaluar edhe homoseksualizmin duke e trajtuar si deformim që e rrezikon mbarë shoqërinë. Në Kur’an qëndron:<< Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai shtë vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe (32)>>.12 Ndalimi i prostitucionit dhe homoseksualizmit, si dukuri negative mund të trajtohen në tre rrafshe:a) Rrafshi moral, që është e qartë se prostitucioni dhe homoseksualizmi janë tregues të një degjenerimi moral të njerëzve përkatës, e që reflekton negativisht edhe më gjërë në shoqëri; b) Rrafshi shëndetësor, ngase këto dy dukuri shkaktojnë edhe sëmundje trupore dhe shpirtërore. Statistikat mjekësore ma e mirë e ndriçojnë këtë të vërtetë; c) Rrafshi familjar, e që është edhe temë boshte e kësaj ligjerate. Në fakt, krahas dëmeve morale dhe mjekësore, këto dy dukuri janë të dëmshme edhe për familjen, ngase njeriu që është i dhënë pas prostitucionit dhe homoseksuali, ose nuk ka aspak familje, ngase nuk është i aftë për të formuar familje, ose ka familje të shkatërruar. Së këndejmi, ndalimi i këtyre dy deformimeve, krahas tjerave, e dëfton edhe përkushtimin e Islamit ndaj familjes, ngase këto dy dukuri e prekin drejtpërdrejt familjen. Tradita profetike është përplot thënie dhe thirrje për të rinjtë që të martohen, ashtu që në këtë mënyrë ta ruajnë nderin e tyre, gjegjësisht mos bien në haram-atë që fetarisht është e ndaluar, si dhe të formojnë familje.

-Familja, bazament i shoqërisë: Familja është tulla e parë e shoqërisë dhe realisht zhvillimi dhe mirëqenia e një shoqërie mvaret nga ajo se sa e zhvilluar dhe e ngritur është familja. Nuk mund të flitet për shoqëri të shëndoshë, nëse ballafaqohemi me problemin e familjes së shpërbërë dhe të pa konsoliduar në shoqërinë e tillë. Së këndejmi, Islami familjen e trajton si çështje shoqërore nga e cila mvaret edhe ardhmëria e shoqërisë, për këtë edhe ia përkushtoi gjithë këtë kujdes të madh. Në këndvështrimin islam, familja ka rol biologjik dhe kulturor. Roli biologjik demonstrohet në vazhdimësinë e llojit njerëzor, gjegjësisht përmes familjes mbetet në jetë gjinia njerëzore. Ndërkaq, roli kulturor shihet në atë se familja është forca që bën transmetimin e vlerave kulturore dhe civilizuese prej një brezi në brezin tjetër. Familja e formuar dhe e konsoliduar bën kultivimin e vlerave kulturore të një populli dhe bartjen e tyre në gjeneratat e ardhëshme. Së këndejmi, Islami i ka kushtuar rëndësi të madhe edukimit të brezave dhe ka theksuar se trashëgimia më e vlefshme që mund t’ia len prindi fëmijut është edukata. Në këtë kontekst është edhe thënia e profetit Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të:”Kur vdes njeriu i ndërpriten të gjitha punët me përjashtim të tre punëve:lëmoshës së rrjedhshme; diturisë dhe veprave shkencore nga të cilat kanë dobi njerëzit dhe fëmijut të formuar drejtë i cili bën lutje për të”.13

-Ndalimi i abortit: Kur flitet për rëndësinë e familjes në Islam, nuk bën pa e përmendur edhe këtë element të rëndësishëm, gjegjësisht ndalimin e abortit. Me qëllim të mbrojtjes së familjes dhe të shoqërisë në prëgjithësi nga rënia e natalitetit dhe plakjes së popullatës, Islami e ka ndaluar abortin, me përjashtim të rasteve të veçanta kur kjo është kërkesë e mjekut për t’u mbrojtur shëndeti i nënës.

-Zgjedhja e bashkëshortes: Islami në drejtim të mbrojtjes së familjes, ka paraparë edhe masa preventive. Kështu, për të mos ndodhur deformime familjare, Islami e thirr njeriun të mendojë mirë para se të martohet se çka do të zgjedh për veti. Në këtë drejtim, instruksionet janë të qarta se kriter për zgjedhje të bashkëshortes duhet të jetë morali. Kjo bëhet me qëllim që të sigurohet edukatore e denjë për fëmijët dhe shtyllë e shëndoshë e familjes e cilas do të dijë të menaxhojë drejt me resurset njerëzore dhe materiale të familjes. Profeti Muhamed, paqa e Zotit qoftë mbi të, në një thënie të tij këtë e ka shpjeguar qartë me fjalët:”Gruaja martohet për katër gjëra:”Motiv për t’u martuar me një grua mund të jenë katër gjëra:Pasuria, bukuria, pozita dhe feja-morali. Po ju zgjidhnie të fundit, do të jeni fitues”.14 Marrë parasyshë rëndësinë e familjes, profeti Muhamed, paqa dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar që të jemi të kujdesshëm në zgjedhjen e bashkëshortes. Së këndejmi, shihet qartë se martesa në Islam, nuk e ka për qëllim thjesht kryerjen e një nevoje si që janë marrëdhëniet intime, edhe pse edhe ato e kanë funskionin e vet, por martesa ka një qëllim shumë ma madhor:vazhdimësinë e llojit njerëzor dhe formimin e familjes së shëndoshë, nga e cila mvaret edhe shoqëria. Për këtë, qe urdhër i profetit që të zgjidhet për bashkëshorte femra e moralshme dhe e përgjegjëshme e cila do të jetë e aftë ta kryej rolin e saj si nënë dhe edukatore. Poqese ishte për qëllim vetëm kënaqja e epshit, atëherë do të thoshte të zgjidhet femra e bukur.

-Respekti familjar, edhe në rast dallimi në besim: Një pikë mjaft e rëndësishme që meriton të ndriçohet kur flitet për pozitën e familjes në Islam, është edhe ajo se Islami aq i ka kushtuar kujdes kompaktësisë së familjes, sa që edhe nëse anëtarët e një familje dallojnë në besim, gjë që ndodh, nuk guxon të prishet harmonia dhe të bie respekti në familje. Nëse një anëtar i familjes nuk është musliman, pra i takon një feje tjetër, kjo në asnjë mënyrë nuk e legjitimon sjelljen arrogante dhe mosrespektin ndaj tij. Në këtë drejtim instruksionet e teksteve fetare janë të qarta dhe të drejpërdrejta. Kështu, në Kur’an qëndron:<< Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mirë ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i dëgjo ata. Kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t’ju njoftoj për atë që keni vepruar (8)>>.15 Pra, Zoti urdhëron mirësi dhe respekt ndaj prindërve edhe nëse janë të besimit tjetër, por urdhëron po ashtu mbrojtje të identitetit fetar, ashtu që nëse kërkojnë të ndrrohet feja, fjala e tyre nuk do të merret parasyshë, por jo edhe të përbuzen e nënçmohen. Në këtë kontekst flet qartë edhe një ndodhi nga jeta e profetit Muhamed. Derisa profeti Muhamed ishte në Medine, kishte ardhur ta vizitojë gruan e tij nëna e saj. Mirëpo, pasi nëna e gruas ishte idhujtare, gruaja e profetit kishte patur rezervë dhe nuk kishte pranuar të shihet me të para se ta pyes profetin. Me të marrë vesh për këtë, profeti e urdhëroi që ta pranojë dhe gostisë nënë e saj.

Marrë parasyshë se familja më e ngushtë përbëhet prej prindërve dhe fëmijëve, pra bashkëshortëve dhe fëmijëve, Islami ka miratuar obligime të caktuara të të gjitha palëve për t’u mbrojtur harmonia familjare dhe për t’u evituar problemet që mund të shkaktojnë shthurrjen e familjes. Kështu, Islami ka caktuar obligime reciproke të bashkëshortëve mes veti, po ashtu obligime të tyre si prindër ndaj fëmijëve dhe obligime të fëmijëve ndaj prindërve.

PËRMBYLLJE

Në fund, do të theksojmë se kjo që e prezantuam para jush sot këtu, është vetëm një pjesë e vogël e asaj që mund të thuhet për pozitën e familjes në këndvështrimin Islam. Kjo çështje është trajtuar nga shumë autorë islamë dhe vazhdon të trajtohet, bile realisht duhet trajtuar çdo herë, marrë parasyshë rëndësinë e familjes për shoqërinë njerëzore në përgjithësi. Këtë elaborim do ta përmbyllim me propozimet vijuese:

-Marrë parasyshë rolin e fesë në jetën e njeriut dhe në shoqëri në përgjithësi, duhet dhënë hapësirë e mjaftueshme në media për trajtimin e çështjes së familjes nga aspekti fetar.

-Nisur nga fakti se familja paraqet vlerë të pakontestueshme fetare, teologët duhet të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet relevante në shoqëri për mbrojtjen dhe kultivimin e familjes.

-Institucionet fetare duhet të hartojnë programe adekuate për avansimin e familjes si vlerë të lartë shoqërore dhe fetare.

-Duhet bashkëvepruar me institucionet relevante në shoqëri, veçanarisht me ato politike dhe ligjvënëse në miratimin e ligjeve që mbrojnë familjen.

-Të veprohet në mënyrë efikase në vetëdijësimin e masës për rrezikun e legalizimit të disa gjërave në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe mosdiskriminimit të minoriteteve gjinore, e që drejtpërsëdrejti e dëmtojnë familjen.

-Të trajtohet në mënyrë akademike pozita e familjes në Islam në kontekstin e integrimeve evropiane, pasi veç muslimanët janë pjesë e UE dhe e vendeve që aspirojnë për në UE. Më duhet të përmend se në këtë drejtim kontribut të shkëlqyeshëm ka dhënë Akademia Evropiane për Fetva dhe Gjurmime me qendër të Dablin të Irlandës.

-Bashkëpunimi dhe aktivizimi i shoqërisë civile në mbrojtjen dhe promovimin e familjes si vlerë shoqërore. Në këtë drejtim vlen të përmendet kontributi në nivel evropian i Federatës së Organizatave Islame në Evropë me qendër në Bruksel, e cila e shpalli vitin 2009 vit familjes dhe me këtë rast ndërmorri një kampanjë të gjërë në nivel evropian.

Mr.Bashkim Aliu

bashkim_aliu@hotmail.com

www.bashkimaliu.com


------------------------------------------

LITERATURA

KUR’ANI FAMËLARTË.

ABDULATI, Hamude. 1995. Struktura familjare në Islam. Përktheu prej anglishtes:Urim Poshka. Shkup: Logos-A.

GIDDENS, Anthony. 2004. Sociologjia. Përkthyen nga origjinali:Teuta Starova dhe Kastriot Myftiu. Tiranë: Fondacioni Soros.

HALID, Amër. 2008. Rëndësia e familjes në Islam. Përktheu:Elmaz Fida. Shkup: Furkan ISM.

KUTUB, Sejjid. 1993. Fi dhilali-l-Kur’an. Botimi i njëzetenji. Kajro: Daru esh-shuruk.

EN-NEXHAR, Abdu-l-Mexhid. “Mekasidu esh-sheri’a fi ahkami-l-usreti muvexhxhiheten li ahkami-l-usreti-l-muslimeti fi-l-garb”, në Scientific Review of the European Council for fatwa and research, nr.7, (Juli) 2005. Dublin-Ireland.


1 komente

  • Mr.Bashkim Aliu eshte dijetar,lidhur me vlerën e diturisë, rëndësinë e fitimit të saj dhe veçimin e njerëzve të ditur, flasin argumentet e vijuese: Duke folur për atë çfarë është tek Ai shkalla e besimtarëve dhe njerëzve të ditur, All-llahu i Madhërishëm thotë: ”O ju që besuat, kur t`ju thuhet: zgjerohuni( bëni vend) në vend ndeje, zgjrohuni, se All-llahu bën zgjërim për ju, e kur t`ju thuhet: ngrihuni! Atëher ju ngrihuni, All-llahu lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llhu është i njohur mire me atë që punoni”. (El-Muxhadele:11) Duke folur për devotshmërinë e robërve të Tij, All-llhu i Madhërishëm në mesin e tyre posaçërisht i potencon dituri, andaj thoët: ”… Po All-llahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, All-llahu është mbi gjithçka është mëkatfalës”. (Fatir:28)

  • Leave a Reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *

    *


    Captcha

    You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

    Scroll To Top
    Hyrje



    Emri i Zotit El-Gafuru, në arabisht rrjedh nga folja “Gafere”, e cila nënkupton dikë që mbulon, fsheh dhe mbron. Shumë motra, përdorin një pëlhurë për të mbuluar balluket e flokëve dhe sipër saj vendosin shaminë. Pikërisht kjo pëlhurë në arabisht quhet “Gifara”, ngaqë mbulon dhe fsheh flokët e përparme. Kurse kur themi që Zoti është Gafur, nënkuptojmë se Ai t’i mbulon gjynahet në këtë botë dhe të ruan nga zjarri i Xhehenemit në botën tjetër.



    Kështu, shohim se fjala “Es-stagfirull-llah!” nënkupton: ”O Zot, unë jam fajtor dhe kam vepruar gjynahe. Prandaj, të lutem m’i mbulo dhe më ruaj nga skandali.”



    Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame



    Emri i Zotit El-Gafuru ka tre kuptime në terminologjinë fetare:



    Ai që të mbulon gjynahet në këtë botë, Ai që na i mbulon në botën tjetër dhe Ai që na mbron nga zjarri i Xhehenemit. Prandaj, ne kërkojmë prej Zotit të Madhërishëm t’i mbulojë gjynahet tona në këtë botë. Ne i lutemi Atij të na i mbulojë të metat tona dhe të familjeve tona dhe të na ruajë nga skandali. El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet. Ai është edhe për mbulimin e problemeve dhe vuajtjeve të tua. Ai është edhe për të ruajtur nderin dhe prestigjin tënd dhe të familjes.



    Për këtë, fjalët “Es-stagfirull-llah!” janë fjalë që profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe profetët e mëparshëm, i përsërisnin shpesh. Vetë Nuhu [alejhis-selam] thoshte: ” Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë.” (Nuh: 10)



    Vetë Ibrahimi [alejhis-selam], teksa lutej, thoshte: “Është Ai që më krijoi dhe është Ai që më udhëzon. Është Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur sëmurem është Ai që më shëron. Që ma merr jetën dhe më ngjall. Është Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në Ditën e Gjykimit.” (Esh-Shuara: 78-82)



    Ibrahimi [alejhis-selam] i kushton rëndësi faljes së gjynaheve, njëlloj si sigurimit të ushqimit dhe të ujit.



    Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] çdo ditë thoshte 70 herë “Es-stagfirull-llah!”.



    Tregojnë shokët e tij: ”Në një kuvend të vetëm, i numëronim Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] mbi 70 istigfare dhe pendime” Teksa ulej dhe diskutonte me shokët e tij, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] herë fliste dhe herë heshte duke thënë: Es-stagfirull-llah. Herë të tjera, thoshte: Pendohem tek Ty, o Zot!”



    Ne kemi nevojë për emrin e Zotit El-Gafuru, pasi jemi njerëz të dobët dhe kemi nevojë që Ai të na mbrojë dhe të na i mbulojë të metat.



    Sureja El-Bekare përfundon me fjalët: ”Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.” (El-Bekare: 286)



    El-Gafuru të mbulon në këtë botë, të mbulon në botën tjetër dhe të mbron nga zjarri i Xhehenemit. Ai të mbulon në këtë botë, me qëllim që ta kuptosh se do të mbulojë edhe në botën tjetër. Nëse All-llahu i Madhërishëm do të premtonte mbulim në botën tjetër, ti do e besoje, por nuk ndjehesh i qetë. Po të kthehesh në vite dhe të kujtosh sa herë të ka mbuluar, do t’i gjeje të shumta. A i kujton gjynahet e shumta, të cilat i mbajti të fshehta dhe nuk të ekspozoi para skandalit?



    Falja dhe mbulimi i gjynaheve është për ata që dëshiron vetë Zoti. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Zoti nuk e fal t’i shoqërohen rivalë dhe përveç kësaj fal dhe mbulon kë të dojë.” (En-Nisa: 48); “Ai nuk pyetet për atë që vepron, kurse ata pyeten.” (El-Enbija: 23)



    Emri i Zotit El-Gafur është përmendur 91 herë në Kur’an: “Ai tha: “Zoti im më fal mua.” Ai e fali, Ai është Falës (Gafur) dhe Mëshirëplotë.” (El-Kassas: 16) Kurse emri El-Gaffar është përmendur pesë herë. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Dhe u thashë kërkoni Zotit falje, Ai është Falës (Gaffar).” (Nuh: 10); “Unë jam Falës (Gaffar) për atë që beson e udhëzohet...” (Ta Ha: 82) Kurse emri El-Gafir përmendet vetëm një herë. “Falës (El-Gafir) i gjynahut dhe Pranues i pendimit.” (El-Gafir: 3)



    Dijetarët kanë dhënë shpjegimet e tyre në lidhje me ndryshimin mes tre emrave. Kështu për emrin El-Gafir, ata kanë thënë se është kur Zoti fal vetëm një gjynah të caktuar. Emri El-Gafur është kur gjynahet e tua janë të shumta, Ai t’i fal të gjitha me radhë. Kurse emrit El-Gaffar, është për gjynahet e mëdha dhe të rënda.



    Me këtë, sikur All-llahu i Madhërishëm kërkon të na qetësojë se, sado të jenë gjynahet dhe të çfarëdo lloji, nëse kërkon falje, të falen dhe të mbulohen.



    Që t’i mbulohen të metat dhe të mos i shfaqen para njerëzve është diçka themelore për cilindo prej nesh. Secili prej nesh, kërkon ta ruajë dinjitetin para njerëzve, para gruas së tij, para fëmijëve, prindërve... Secili prej nesh kërkon që Ditën e Kijametit t’i mbulohen të metat dhe të mbrohet nga zjarri i Xhehenemit.



    Tregon Ebu Dherri [radijall-llahu anhu]: ”Dola një natë me Profetin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në shkretëtirë. Pasi ecëm për disa çaste, ai më tha: ”Më prit këtu, derisa të kthehem!” Pasi u vonua pak, ai u kthye. Teksa kthehej, dëgjoja zërin e tij të thotë: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Më pas heshti dhe përsëri tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Përsëri heshti pak dhe përsëri pyeti: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool?!” Pasi u kthye i thashë: ”U vonove, o i Dërguar i Zotit dhe, teksa ktheheshe, të dëgjova të pyesje: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] i tha: ”Më erdhi Xhibrili [alejhis-selam] dhe më tha: ”Përgozoje umetin tënd se Zoti do t’ua falë të gjithë gjynahet.” Unë e pyeta: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Xhibrili [alejhis-selam] më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Unë e pyeta përsëri: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet?!” Dhe për të dytën herë edhe ai më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet.” Edhe për të tretën herë kur e pyeta, më tha: ”Edhe nëse vjedh dhe kryen imoralitet dhe konsumon alkool. Kush del para Zotit pa i shoqëruar shok Atij, i falen të gjitha gjynahet.”



    Në një hadith Kudsij, All-llahu i Madhërishëm thotë: “O biri i Ademit, përderisa më lutesh dhe shpreson tek Unë, do t’i fal gjithçka që ke bërë pa problem. O biri Ademit, nëse gjynahet e tua arrijnë deri në kulmin e qiellit, dhe ti më kërkon falje, Unë do të t’i fal. O biri i Ademit, nëse gjynahet e tua do të jenë sa vetë toka, do të sjell sa vetë toka mëshirë, nëse nuk më ke vënë shok.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: “Një njeri bëri një gjynah dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj ma fal mua atë.” Zoti i thotë: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti i thotë përsëri: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim.” Më pas bëri një gjynah tjetër dhe tha: “O Zot, unë bëra një gjynah, prandaj më fal.” Zoti përseri tha: “E kuptoi robi Im që ka një Zot, i Cili i fal gjynahet dhe ndëshkon për to, ia kam falur robit Tim, le të veprojë ç’të dojë robi Im, përderisa më kërkon falje dhe pendohet.”



    Ne kemi nevojë që All-llahu i Madhërishëm të na i mbulojë gjynahet dhe të na falë mëkatet. Nëse nuk do na mbuloheshin gjynahet dhe të metat tona, do të ishte skandal për secilin prej nesh.



    Falja dhe mëshira e Zotit është edhe për jobesimtarët. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thuaju atyre që nuk besuan, nëse heqin dorë (nga rruga e tyre e gabuar dhe besojnë) do t’u falet e kaluara.” (El-Enfal: 38) Kur e dëgjuan shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] këtë ajet, u gëzuan shumë. Kjo, pasi nëse Zoti i Madhërishëm këtë thirrje ua bën jobesimtarëve, për besimtarët do të jetë më e lehtë që ta fitojnë faljen e All-llahut të Madhërishëm.



    Madje, jo vetëm për jobesimarët, por edhe për ata që kanë luftuar kundër Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanëve dhe kanë rënë robër në duart e tyre. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”O profet! Thuaju robërve që keni marrë, nëse Zoti konstaton ndonjë të mirë në zemrat tuaja, do t’u japë më të mira se ato që u janë marrë dhe do t’u falë.” (El-Enfal: 70)



    Po të shohësh me vëmendje në Kur’an, do të gjejmë se sa herë që përmendet falja e Zotit të Madhërishëm, përmenden edhe gjynahet e mëdha. Një e veçantë tjerër, është se vetë Zoti na bën thirrje për të na falur. Thotë All-llahu i Madhërishëm në Kur’an: ”Thanë të dërguarit e tyre: A ka dyshim në Zotin që është Krijuesi i qiejve dhe i tokës. Ai u fton që t’ju falë gjynahet tuaja.” (Ibrahim: 10)



    Ajeti: ”Falës i gjynahit, Pranues i pendimit, me ndëshkim të ashpër.” (El-Gafir: 3) në pamje të parë sikur të frikëson, pasi përmend ndëshkimin e All-llahut të Madhërishëm. Por në fakt është e kundërta. Ti mund t’i thuash dikujt: Të kam falur, ngaqë nuk kam ç’të të bëj se jam i dobët. Kurse All-llahu i Madhërishëm në ajetin e mësipërm është i aftë të hakmerret dhe të ndëshkojë, megjithatë Ai të fal dhe të mëshiron.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] u tha banorëve të Mekes, të cilët e kishin keqtrajtuar, fyer, sharë...: ”Shkoni se jeni të lirë!” - dhe këtë ua tha në çastet kur i kishte në dorë dhe kishte mundësi të hakmerrej.



    Nëse ti, o vëlla dhe o motër, i kërkon falje El-Gafurit, jo vetëm që të fal dhe t’i mbulon të metat në këtë botë dhe në tjetrën duke të ruajtur nga zjarri i Xhehenemit, por edhe të shpërblen dhe të nderon.



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në një hadith: ”Kush i lutet Zotit që ta falë (bën istigfar) në mënyrë të vazhdueshme, Zoti do t’i japë zgjidhje për çdo hall, do t’ia largojë gjërat që e preokupojnë dhe do ta furnizojë nga nuk e pret.”



    Shkoi një njeri tek Hasan el Basriu dhe i tha: ”O imam i nderuar, gruaja ime është sterile dhe nuk lind. Çfarë duhet të bëj që Zoti të më dhurojë një fëmijë?” Hasani i tha: ”Shtoji istigfaret!” Pasi u largua ky, një tjetër i tha: ”O imam, shi nuk po bie dhe toka është tharë, çfarë duhet të bëjmë?” Hasani edhe atij iu përgjigj: ”Shtoji istigfaret!” Më pas i erdhi një i tretë dhe i tha: ”O imam, burimet e jetesës më janë pakësuar, çfarë duhet të bëj?” Hasani i tha edhe këtij: ”Shtoji istigfaret!” Një nga të pranishmit i tha: ”O imam i nderuar! A një përgjigje për të gjithë?!” Imam Hasani ia ktheu: ”Jo, për Zotin. Por a nuk e ke dëgjuar ajetin: ”Kërkoni falje Zotit tuaj (thoni “Es-stagfirull-llah!”) , se Ai vërtet fal shumë. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët. Ju bën që të keni kopshte me lumenj.” (Nuh: 10)



    Nëse do e ndjesh siç duhet emrin El-Gafur, marrëdhëniet dhe lidhjet e tua me Zotin e Madhërishëm do të ishin shumë të forta. Kjo, pasi secili prej nesh ka të meta dhe gjynahe, të cilat kërkon të mbahen të fshehta mes tij dhe Zotit. Ka dashur vetë All-llahu i Madhërishëm që shumë nga gjynahet tona të mos merren vesh. Ai i mbulon ato dhe i ruan të fshehta mes Tij dhe njeriut. Nëse do të dëshironte Zoti të kundërtën, që gjynahet të kuptoheshin nga të gjithë, mund të caktonte një aromë të keqe për çdo gjynah. Për Zotin, nëse gjynahet tona do të kishin erë, nuk do të mund t’i afroheshim njëri-tjetrit.



    Për shkak se mes çifutëve u përhapën gjynahe nga më të rëndat, All-llahu i Madhërishëm i ndëshkoi. Çdo kush që vepronte një gjynah, të nesërmen e gjente të shkruar në derën e shtëpisë së tij: ”Filani ka vepruar këtë gjynah.”



    A e kupton sa e rëndë është që i gjithë pallati ku jeton, të lexojë mbi derën tënde çfarë gjynahu ke vepruar një natë më parë?! Vallë, sa vite ke vazhduar me gjynahe dhe Zoti i Madhërishëm t’i ka mbuluar?



    El-Gafuru nuk është vetëm për gjynahet, por edhe për të mirat. Ai e ka fshehur Natën e Kadrit, me qëllim që besimtarët ta kërkojnë me adhurim dhe përkushtim në dhjetë ditët e fundit. Ai e ka mbajtur të fshehtë orën në të cilën pranohen lutjet në ditën e xhuma. Ai e ka mbajtur të fshehtë emrin e Tij më të madh, me të cilin po të lutesh t’i pranon lutjet. Kjo, me qëllim që ta lusim me të gjithë emrat. Ai i ka bërë të fshehtë dhe të padukshëm mikrobet dhe viruset. Nëse do të ishin të dukshëm, nuk do të mund të pinim as edhe një gotë ujë. Ai e ka mbajtur të fshehtë çastin kur do të vdesim, me qëllim që të jemi të përgatitur gjatë gjithë jetës.



    Dita e Kijametit do të jetë e vështirë, pasi në këtë ditë të gjithë sekretet tona do të tregohen para të gjithë njerëzve. Ato do t’i dëgjojnë prindërit e tu, gruaja dhe fëmijët e tu, komshinjtë dhe vetë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Ne e kopjonim atë që vepronit.” (El-Xhathije: 29) Ashtu siç i kemi vepruar këto gjynahe, ashtu do të paraqiten para Zotit, me foto dhe me zë. Ato do të shihen nga të gjithë, jo thjesht të tregohen. Problemi dhe halli këtë ditë, nuk është se do të hysh në zjarr, por është skandali që gjynahet e tua do të tregohen para profetit Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe para të gjithë njerëzve. Do të ketë njerëz që do t’u bjerë mishi i fytyrës përtokë nga turpi. Ata do të kërkojnë të dërgohen në zjarr direkt dhe të mos u tregohen gjynahet para njerëzve.



    Por nëse emrin El-Gaffar e ke përjetuar në këtë botë, do të ketë lehtësira për ty. All-llahu i Madhërishëm do të thotë: “Robi Im, afrohu! Dhe lëshon një perde (që mos të dëgjojnë njerëzit e tjerë). Më pas i thotë: “A e mban mend filan gjynah? Po atë tjetrin?” Derisa të mendojë njeriu se është i humbur. Atëherë, All-llahu i Madhërishëm do t’i thotë: “O Robi im, Unë t’i mbulova këto gjynahe në dynja dhe Unë t’i fal ato tani. Shko, o robi Im, pasi nuk do të poshtëroj para krijesave.”



    El-Gaffari i mbulon gjynahet tona dhe nuk na poshtëron as në këtë botë dhe as në botën tjetër. Ai i mbulon gjithmonë gjynahet e para. Këtë e dinte mirë Umer ibnul Hattabi [radijall-llahu anhu]. Kur i dërguan një të ri që kishte vjedhur, ai filloi t’i betohej se ishte hera e pare që vidhte. Umeri [radijall-llahu anhu] iu përgjigj: ”Gënjen! Pasi Zoti nuk e poshtëron robin e Tij që në herën e parë.” Pasi e hetuan, panë se ishte hera e tetë që ai vidhte.







    Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi



    Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Të gjithë umetit tim do t’u falen gjynahet, përveç atyre që i veprojnë haptazi.” Shokët e tij e pyetën: ”Si është kjo, o i Dërguari i Zotit?” Ai u tha: ”Ka njerëz që veprojnë gjynahe natën dhe Zoti ua mbulon. Me t’u gdhirë të nesërmen, u tregojnë të tjerëve se ç’kanë vepruar një natë më parë.”



    Për shkak se Zoti i Madhërishëm e pëlqen t’i mbulojë të metat e njerëzve, Ai ka caktuar katër dëshmitarë për dikë që duhet të ndëshkohet për imoralitet. Që të akuzosh dikë për imoralitet, duhet të kesh katër dëshmitarë që ta kenë parë duke vepruar këtë vepër. Diçka e tillë është e pamundur, veçse nëse imoraliteti do të kryehej haptazi. Me këtë, sikur ndëshkimi që Islami jep për imoralët nuk është vetëm për veprën që kryejnë, por për atë që e veprojnë haptazi në publik, saqë e shohin katër veta.



    Një herë tjetër, vajtën katër dëshmitarë dhe, pasi dëshmuan për dikë që e kishin parë në imoralitet, njëri prej tyre tha që m’u duk si burri i saj. Atëherë Umeri [radijall-llahu anhu] i ndëshkoi tre të tjerët me 80 goditje me kamxhik.



    Islami e dënon përhapjen e sekreteve dhe ndërhyrjen në jetën private të njerëzve. Islami e dënon atë që mediat veprojnë duke përhapur skandale dhe jetën private të personave të ndryshëm:



    “Ata që duan të përhapet e keqja mes atyre që besuan, do të kenë ndëshkim të dhimbshën në këtë botë dhe në ahiret. Zoti di dhe ju nuk dini.” (En-Nur: 19)



    Kurse një herë tjetër, vetë Umeri [radijall-llahu anhu] i pa dy veta në imoralitet. Menjëherë i mblodhi njerëzit dhe u tha: ”O njerëz, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Ali ibnu Ebi Talibi [radijall-llahu anhu] e pyeti: ”O Prijësi i besimtarëve, a ke katër dëshmitarë?” Umeri i tha: ”O Ali, i pashë me sytë e mi dhe i dëgjova me veshët e mi.” Por Aliu i tha përsëri: ”O Prijësi i besimtarëve, nëse do t’ua shqiptosh emrat, do të ndëshkohesh me 80 goditje me kamxhik.”



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Zotit i vjen turp dhe e pëlqen të mbuluarit. Nëse dikush prej jush lahet, le të mbulohet.”



    Në një hadith tjetër, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë: ”Dy lloj njerëzish nga umeti im, nuk do të hyjnë në Xhennet dhe nuk do e shijojnë aromën e tij, megjithëse ajo ndihet 500 vite larg.” Të pranishmit e pyetën: ”Kush janë këta, o i Dërguari i Zotit?” Ai u përgjigj: ”Janë gra të veshura lakuriq, kanë devijuar vetë dhe devijojnë edhe të tjerët, me kokat si gunga e devesë.”



    Kjo, pasi këto bëhen haptazi dhe çojnë në shthurrjen e të gjithë shoqërisë. Nëse nuk ke veshur hixhabin, të paktën mos u vish me të shkurtra, të ngushta dhe të tejdukshme. Mos shko në plazh, o motër, se kështu e zemëron All-llahun e Madhërishëm !







    Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?



    Nëse dëshiron të ruhesh nga skandali në këtë botë e në botën tjetër dhe të mbrohesh nga zjarri i Xhehenemit, shkoji All-llahut të Madhërishëm me shumë vepra të mira dhe të mëdha.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] vendosi ta marrë Meken pa luftë dhe lajmin e hyrjes në Meke e mbajti të fshehtë. Por një nga shokët e Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], Hatib ibnu Ebi Beltea, u dërgoi fjalë Kurejshëve mbi atë që kërkonte të bëjë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].



    Hatib ibnu Ebi Beltea u dërgoi një letër Kurejshëve, ku u tregonte se Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe muslimanët po nisen për të sulmuar Meken. Në letër shkruante: “Nga Hatib ibnu Ebi Beltea, drejtuar Ebu Sufjanit, të parit të Kurejshëve. I Dërguari i Zotit, po përgatit ushtrinë për t’ju sulmuar.”



    Letrën ia jep një gruaje, të cilën e këshillon ta fshehë mirë dhe t’ia dërgojë Ebu Sufjanit.



    Në këto çaste zbret Xhibrili [alejhis-selam] dhe i tregon Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] për atë që kishte bërë Hatib ibnu Ebi Beltea. Xhibrili [alejhis-selam] nuk zbriste vetëm kur Mesazhi Hyjnor ose Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishin në rrezik. Në këtë rast, nëse Kurejshët do e merrnin vesh, do të përgatiteshin për luftë. Kurse Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] përpiqej që në Meke të hynte paqësisht dhe jo me luftë.



    Menjëherë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dërgon Aliun dhe Zubejrin të vihen pas gruas dhe t’i marrin letrën. Pasi e arrijnë, ia marrin letrën dhe ia dërgojnë Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. Aliu [radijall-llahu anhu] e hapi letrën dhe e lexoi. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e mori letrën në dorë dhe iu drejtua Hatibit: ”Çfarë është kjo, o Hatib?”



    Umeri [radijall-llahu anhu] nxori shpatën dhe i tha Profetit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”O i Dërguari i Zotit, më lejo t’ia këpus kokën këtij hipokriti!” Por Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”Lëre, o Umer, pasi All-llahu i Madhërishëm u ka thënë atyre që morën pjesë në betejën e Bedrit: Veproni ç’të doni se ua kam falur!” Hatib ibnu Ebi Beltea [radijall-llahu anhu] kishte një llogari veprash të mira, të cilat ndërmjetësuan në këtë moment të vështirë për të dhe iu fal gabimi.



    Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kuptoi se një veprim i tillë prej Hatibit, ishte si rezultat i dobësimit të besimit dhe me qëllim që të sigurojë një farë mbrojtjeje për gruan dhe fëmijët e tij në Meke.



    Në shumë vende, të përhapësh sekretet konsiderohet tradhëti e madhe dhe personi ndëshkohet me vdekje. Por profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e pa këtë çështje nga një këndvështrim tjetër. Ai e dinte se një nga cilësitë e All-llahut të Madhërishëm është falja dhe mbulimi i të metave. Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e vlerësoi pjesëmarrjen e Hatib ibn Ebi Beltea në Bedr.



    Nëse ke gjynahe dhe shumë të meta, o vëlla dhe o motër, bëj diçka të madhe për Islamin, fenë e Zotit. Ditën e Kifont-size: 12pt; font-family: (El-Bekare: 286)quot;serif lang=/pjametit, kur të dalësh para Zotit, thuaji: “Këtë e kam bërë për fenë Tënde, o Zot.”



    Nëse ke një llogari bankare prej miliona dollarëve, nuk e ke problem nëse humbet në tregëti disa mijëra dollarë. Kurse një tjetër që humbet në tregëti mijëra dollarë dhe nuk ka llogari bankare të hapur, ky me të vërtetë që është i falimentuar.



    Veprat e mira ndërmjetësojnë tek All-llahu i Madhërishëm për të metat e njeriut. Shkoji Zotit me të mira të shumta, shkoji me lexim Kur’ani, rrjedhje lotësh nga dashuria për Të, folu të tjerëve rreth Zotit... shtoje llogarinë e punëve të mira.



    Ibnu Tejmije thotë se Musai [alejhis-selam] gaboi në disa raste. Ai vrau një njeri, hodhi përdhe fletët të cilat ia kishte shkruar All-llahu i Madhërishëm dhe përmbanin udhëzim, kapi vëllanë e tij profet për mjekre dhe e tërhiqte me inat... Megjithatë All-llahu i Madhërishëm e donte, e nderonte dhe i fliste pa ndërmjetës, si asnjë profeti tjetër. Kjo, pasi ai kishte qëndruar para Faraonit dhe i kishte folur për Zotin e Madhërishëm. Kështu, të metat dhe gabimet ishin si një qime e zezë në kurrizin e një demi të bardhë. Kurse Junus ibn Metta [alejhis-selam] e zermëroi All-llahun e Madhërishëm një herë dhe Ai e ndëshkoi në barkun e balenës. Kjo, pasi Junusi [alejhis-selam] nuk kishte të njëjtën llogari të mirash, si Musai [alejhis-selam]. Dhe ajo që e nxori Junusin [alejhis-selam] nga barku i balenës, ishin ato pak të mira që kishte vepruar më parë.



    Kur Uthman ibnu Affani [radijall-llahu anhu] mori përsipër të përgatisë një ushtri me mjetet që i nevojiteshin, Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] tha: ”Asgjë nuk e dëmton Uthmanin pas kësaj dite!” Sido që të jenë gjynahet e Uthmani [radijall-llahu anhu], do t’i falen për shkak të këtij qëndrimi burrëror.



    Nëse kërkon të falë dhe të t’i mbulojë të metat, vepro diçka të madhe për hatër të Zotit të Madhërishëm. Një vepër e tillë mund të jetë hixhabi për ty, o motër. Mund të jetë kontributi për hapjen e një strehe jetimësh. Mund të jetë një edukim i mirë për fëmijët e tu. Mund të jetë udhëzimi i njerëzve në rrugën e All-llahut të Madhërishëm.







    Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?



    Si fillim duhet të bësh disa gjëra: 1- Vepro vepra të mëdha dhe të mira. 2- Kërko falje sa më shumë, duke thënë:”Es-stagfirull-llah!” 3- Mbuloji të metat e njerëzve të tjerë, me qëllim që All-llahu i Madhërishëm të mbulojë ato të tuat. Thotë Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti i Madhërishëm do t’ia mbulojë atij Ditën e Kijametit.”; “Kush ia mbulon të metat një muslimani, Zoti ia mbulon atij në dynja dhe në ahiret.”



    Nëse dikush gabon në punë, mos shko ta ankosh tek drejtori. Nëse ke kërkuar dorën e një vajze, u fejove dhe më pas e prishe fejesën, mos ua trego njerëzve të tjerë shkakun e prishjes së fejesës. Mos ia trego të metat që gjete tek ajo vajzë, mos e përball me skandalin. Nëse të pyesin njerëzit mbi shkakun, thuaj se nuk ishte fati yt.



    Shohim sot se mediat dhe gazetarët kërkojnë lajme tërheqëse, duke bërë publike gjëra private dhe intime të njerëzve.



    Thotë profeti Muhammed [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: ”Mos i lëndoni robërit e Zotit, mos i përqeshni dhe mos i kërkoni të metat e tyre. Kush kërkon të metat e vëllait të tij musliman, Zoti i Madhërishëm do të kërkojë të metat e tij, derisa ta poshtërojë qoftë edhe në mesin e shtëpisë.”



    Shkoi një njeri tek Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhe i tha: ”O i Dërguari i Zotit, kam parë filanin duke bërë imoralitet.” Profeti [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ia ktheu: ”A nuk e mbulove qoftë edhe me rrobën tënde?”



    Islami është fe që e mbron privacinë e të tjerëve dhe nxit që jeta e tyre private dhe të metat e tyre të mbeten sekret. Kjo, pasi nëse do të përhapen në gjithë shoqërinë bisedat rreth imoralëve, drogës, skandaleve... ajo që do të ndodhë është se shoqëria mësohet me fenomene të tilla dhe do të fillojnë t’i veprojnë.

    El-Gafuru (Gjithėfalėsi)

    Ky është një nga emrat që njerëzit dhe besimtarët e përmendin më shpesh, pasi me këtë emër, ata i kërkojnë falje Zotit të tyre. Në këtë temë do të flasim rreth këtyre çështjeve kryesore:

    1. Hyrje.

    2. Kuptimi i emrit El-Gafur në terminologjinë islame.

    3. Të gjithëve u falen dhe u mbulohen të metat, përveç atyre që i veprojnë haptazi.

    4. Çfarë duhet të bëj që të siguroj faljen dhe mbulimin e gjynaheve në këtë botë dhe në botën tjetër?

    5. Si ta përjetojmë emrin El-Gaffar në jetën tonë?