DR.BASHKIM ALIU ”PYETJE RAMAZANI"

Falë Allahut të Madhërishëm u botua libri "Pyetje Ramazani", që është një formë e kontributit tonë për gjallërimin e muajit të Ramazanit dhe senzibilizimin e muslimanëve për vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji.

U BOTUA LIBRI MË I RI



DR.BASHKIM ALIU ”PYETJE RAMAZANI"



Falë Allahut të Madhërishëm u botua libri "Pyetje Ramazani", që është një formë e kontributit tonë për gjallërimin e muajit të Ramazanit dhe senzibilizimin e muslimanëve për vlerën dhe rëndësinë e këtij muaji. Me këtë, ky kontribut drejtohet edhe në rrafshin kulturor dhe publicistik. Libri të cilin e kemi titulluar “PYETJE RAMAZANI”, trajton disa pyetje të rëndësishme që kanë të bëjnë me agjërimin dhe sadekatu-l-fitrin. Pyetjeve u jam përgjigjur unë, ndërkaq janë përfshirë edhe disa pyetje të cilat i janë parashtruar dijetarit të famshëm Dr.Jusuf el-Kardavi, e që janë shkëputur prej librit “Fetva Bashkëkohore, I, II”. Besojmë se me këtë angazhim tonin modest, do të kontribuojmë që të qartësohen disa çështje që kanë të bëjnë me agjërimin dhe sadekatu-l-fitrin, dhe do të jenë një hap i rëndësishëm në rrugën e edukimit dhe ngritjes fetare të muslimanëve.



Libri është botuar nga Forumi Rinor Islam I Maqedonisë.



Dr.Bashkim Aliu

komente

Scroll To Top

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote





Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote

Sulejman Rustemi - Sprovat e kësaj bote