Agjėrimi nė muajin e Ramazanit, u urdhėrua nė vetin e dytė tė Hixhrit. Pse jo mė parė? Nė Mekė kushtet ekonomike tė muslimanėve ishin tepėr tė pėrkeqėsuara. Atje ata ndiqeshin e persekutoheshin.
Shumë ditë do të kalonin pa patur as edhe një gjë për të ngrënë.Eshtë tepër e lehtë ta largosh mendjen nga ushqimi kur nuk ke çfarë të hash. Si duket agjërimi do të kishte qenë më i lëhtë në kushte të tilla. Atëherë, përse nuk u urdhërua që atëherë?
Ndoshta kësaj pyetje mund t'i përgjigjemi se agjërimi nuk ka të bëjë thjesht me ndenjen pa bukë e pa ujë. Ndërkohë që agjërimi është një pjesë integrale dhe tepër e rëndësishme e tij, Ramazani na ofron një program gjithëpërfshirës për një kontroll të imtësishëm të shpirtërores. Ky program, i tëri kërkonte paqe e siguri, gjë që u arrit të ofrohej vetëm në Medine.
Nuk ka dyshim se Ramazani është muaji më i rëndësishëm i vitit. ثshtë muaji të cilin besimtarët e presim me padurim. Në fillim të muajit Rexhep- dy muaj të plotë para Ramazanit- Profeti a.s lutej me këto fjalë: "O Allah! Na begato gjatë Rexhepit dhe Shabanit dhe na mundëso të arrijmë Ramazanin (me shëndet të plotë)."
Gjatë Ramazanit besimtarët e mbushin kohën duke kërkuar mëshirën e Allahut, falje dhe mbrojtje nga zjarri i Xhehennemit. Ky është muaji në të cilin e rifreskojmë zotimin dhe e forcojmë akoma më tej lidhjen me Krijuesin. Ramazani është stina e pranverës mbushur me mirësi e virtyte, ku e mira lulëzon në gjithë bashkësitë muslimane anekënd. "Nëse i bashkojmë të gjitha begatitë e 11 muajve të tjerë, sërish ato të gjitha bashkë nuk do t'ua kalonin begative të muajit Ramazan" ka cituar reformuesi dhe dijetari i njohur, sheh Ahmed Faruki. اdo muslimani, Ramazani i jep mundesinë të forcojë imanin, të pastrojë zemrën dhe shpirtin, dhe të shmangë pasojat e liga që lënë mëkatet e tij.
"Kushdo që agjëron muajin e Ramazanit me besim të pastër dhe duke shpresuar për një shpërblim të mirë (nga Krijuesi i tij), do t'i falen të gjitha mëkatet e mëparshme." Janë fjalët e Profetit a.s. Ai gjithashtu ka thënë: "Kushdo që qëndron duke u falur gjatë netës me besim të pastër dhe duke shpresuar për shpërblim, do t'i falen të gjitha mëkatet e mëparshme. Në një hadith tjetër na thuhet se në muajin e Ramazanit, shumëfishohet shpërblimi për veprat e mira.
Por, përkrah mundësisë për një shpërblim të mirë, ekziston dhe rreziku i një dështimi fatal. Nëse në muajt e tjerë tregohemi të shkujdesur, humbim thjesht një muaj. Por, nëse dhe në Ramazan veprojmë në të njëjtën mënyrë, nuk humbim thjesht një muaj, por humbim gjithçka. Ai që humb thjesht një ditë agjërim pa ndonjë arsye të pranueshme, nuk mundet kurrsesi ta zëvendësojë atë edhe nëse agjëron gjatë gjithë jetës. Dhe ndër tri personat që Profeti a.s i ka mallkuar, është muslimani fatkeq që e arrin Ramazanin me shëndet të plotë, por nuk e shfrytëzon këtë mundësi për të kërkuar mëshirën e Allahut.
Ai që nuk agjëron si duket i përket kësaj kategorie, por të njëjtës katëgori i përket dhe ai që agjëron dhe falet por nuk largohet nga mëkatet apo nuk arrrin të pastrojë zemrën nëpërmjet gjithë atyre mundësive që na ofrohen në Ramazan. Profeti a.s na ka paralajmëruar: "Ka njerëz që prej agjërimit të tyre nuk fitojnë gjë tjetër veçse uri dhe etje. Dhe ka nga ata që prej namazit të natës nuk fitojnë gjë tjetër veçse pagjumësi."
Për ata që kanë urtësi ta kuptojnë këtë, Ramazani është një muaj vërtet i veçantë. Përveç agjërimit, namazeve të detyrueshme, namazit të teravive, ata e mbushin këtë muaj me vepra të tjera adhurimi si namazet vullnetare, tilauah (leximi i Kuranit), dhikër etj. Pasi përmend se kjo ka qenë traditë e njerëzve më të devotshëm të këtij umeti përgjatë shekujve, Ebu Hasan Ali Nadvi shton: "I kam parë me sytë e mi dijetarët dhe njerëzit e theluar në fe, të cilët e mbaronin të tërë Kuranin për çdo natë të Ramazanit. Pothuajse gjithë natën e kalonin duke u falur. Hanin aq pak sa dikush mund të mendonte se si mund ta përballonin një gjë të tillë. Këta kolosë e vlerësonin çdo çast të Ramazanit dhe nuk do të humbnin as edhe një grimë nga koha e tyre pas diçkaje tjetër. Të vëzhguarit e tyre të bënte të besosh vërtet historitë e pabesueshme për adhurimin dhe përkushtimin e të parëve tanë."
Vënia e theksit tek veprat e mira mund të duket e çuditshme madje dhe si e pavend për disa njerëz. Prandaj dhe kërkon të sqarohet disi. Ne e dimë se termi ibadet (adhurim dhe nënshtrim) në Islam nuk u referohet vetëm veprave formale të adhurimit dhe përkushtimit si namazi, tilauahi dhe dhikri, por u referohet dhe punëve të kësaj botë kur kryhen sipas sheriatit dhe me qëllimin për të arritur kënaqësinë e Allahut. Prandaj puna e besimtarit është adhurim nëpërmjet së cilës ai kërkon furnizim të lejuar duke qenë se është përgjegjës për të mbajtur familjen. Megjithatë, duhet vënë në pah dallimi mes këtyre dy lloj veprave. Veprat e kategorisë së parë përbëjnë ibadetin e drejtëpërdrejtë, vepra që kryhen për hir të tyre. Ndërsa veprat e kategorisë së dytë i përkasin ibadetit të tërthortë- punët e kësaj bote të cilat kthehen në adhurim, nëse kryhen sipas standarteve që ka përcaktuar sheriati dhe nëse bëhen me qëllimin e pastër vetëm për të arritur kënaqësinë e Allahut. Ndërkohë që kategoria e dytë është e rëndësishme sepse bën që e gjithë jeta jonë të jetë adhurim, në të njëjtën kohë ekziston dhe një rrezik i madh sepse vepra të tillë mund të jenë maskë e motiveve të tjera. (A është puna ime vërtetë adhurim, apo mos jam vallë thjesht pjesë e konkurrencës së egër?) Ndërsa ibadeti i drejtpërdrejtë vjen si shpëtimtar. Nëpërmjet tij ne mund të pastrojmë qëllimet dhe të forcojmë lidhjen me Allahun.
Islami nuk i bëhet shtrat monoasketizmit. Ai nuk kërkon prej nesh që të izolohemi nga kjo botë, përderisa prova jonë është të jetojmë këtu sipas urdhrave të Allahut. Megjithatë ai kërkon prej nesh, shkëputje periodike prej saj. Dhe si shembull këtu mund të përmendim namazin e detyrueshëm. Për pak minuta, të shkuputara nga tërësia e orëve që na janë vënë në dispozicion gjatë ditës, i lëmë mënjanë punët e kësaj bote dhe dalim përpara Allahut duke i rifreskuar vetes bindjen se askush nuk meriton të adhurohet përveç Tij. Ramazani e ngre këtë në një nivel akoma më të lartë, duke na siguruar një kurs intensiv gjatë gjithë muajit.
Shpirti zotërohet në itikaf, një adhurim i veçantë që kryhet gjatë Ramazanit, në të cilin njerëzit i ndërpresin aktivitet ditore që në ditët e tjera janë mëse normale dhe hyjnë në xhami për një periudhë të caktuar kohore. Në të ka merita të mëdha dhe çdo bashkësi muslimane nxitet që t'i mundësojë se paku një muslimani që të kryejë itikafin në dhejtë ditët e fundit të Ramazanit. Por, dhe ata që nuk kanë mundësi të kryejnë itikafin, nxiten që të kalojnë në xhami sa më shumë kohë të jetë e mundur.
Nëpërmjet adhurimit të drejtëpërdrejtë ne arrijmë të karikojmë bateritë; ndërsa ai i tërthorti na jep mundësinë të përdorim fuqinë e akumuluar, për të ngarë makinën e jetës. Ramazani është muaji i ngritjes dhe ripërtëritjes shpirtërore dhe se sa përfitojmë prej tij, është në dorën e gjithësecilit.

0 komente
No Comments!