Login
Rreth idesë, bashkëpunimit dhe funksionimit të faqes elektronike dhe radios: www.radioislame.comFalënderimet dhe nderimet tona janë për All-llahun xh.sh., Zotin e botëve, i cili i udhëzoi krijesat (njerëzimin) në edukatën më të përsosur; për Atë që nga arka e mëshirës dhe e bujarisë së Vet hapi çdo derë, i ndriçoi sytë e besimtarëve për të njohur të vërtetën dhe për të kërkuar shpërblimin e Tij, ndërsa, Ai i errësoi sytë e mohuesve (kundërshtarëve të Zotit) për shkak të kryeneçësisë së tyre për t'iu përulur Atij, çdo gjë u bë pengesë mes tyre dhe dritës së All-llahut xh.sh. Falënderimi i takon All-lahut i Cili na pajisi me dije dhe na bëri të vetëdijshëm. Falënderimi i takon Sunduesit së ditës së Gjykimit i Cili veprat tona i vendos në peshore për të qenë të shpëtuar ose të humbur. Radio Islame synon të përfshijë brenda programit të vetë aspekte të ndryshme të jetës fetare islame, ligjërata, ilahi dhe kaside, tribuna, manifestime dhe ndodhi tjera të rëndësishme për kulturën dhe jetën islame. Poashtu brenda faqes www.radioislame.com është përfshirë një larmi e temave dhe shkrimeve nga fusha e mësimeve islame, historisë, fikhut, akides, poezisë islame, por edhe nga aktualiteti dhe zhvillimet politike, kulturore dhe ekonomike në shoqëritë muslimane dhe më gjerë. Një veçanti e faqes elektronike www.radioislame.com është edhe pasurimi me video-ligjërata, galeri të fotografive dhe me artikuj nga lëmi i shkencës, shëndetësisë, këndin e fëmijëve, etj. Këto tema përfshijnë kornizat kontinentale të Evropës, por edhe më gjerë. Radio Islame është e hapur ndaj pyetje, sygjerimve, këshillave, vërejtjeve dhe rekomandimeve për gjërat që iu interesojnë apo iu preokupojnë . Radio Islame pranon të gjithë ata që komunikojnë dhe kontribojnë për hir të All-llahut xh.sh. Na Kontaktoni Ju Mirëpret : Stafi i Radios Islame Tel.: + 41 ( 0 ) 43 300 16 70 E-mail: info@radioislame.com Gjithmonë me ju dhe për ju
|







